13.5 C
Tiranë
E shtunë, 16 Maj 2026

Kushe eshte Remzie Rexhbogaj?

Kisha kohe qe poe ndiqja ne rrjetet sociale krijimtarin e z.Remzie Rexhbogaj,nji krijuese brilante,reale dhe shume kembengulse ne realitetin e dites.

Vargu i poetes ne fjale eshte sa komunikative me publikun po aqe edhe kritik dhe dashamirese.Botimet e z.Remzie jane nji dhurat per brezat e sotem dhe ata te nesermes.Urime e nderuara poete dhe shkrimtare,ju uroje qe rrugetimi i juaje ne fushen krijuese te jete gjithmon frytdhanes dhe me dobi ne te miren ton kombetare.

Gjin Musa,gazetar dhe botues

Remzie Raci Rexhbogaj

May be an image of 1 person dhe tekst
,,TË NJOH MES YJESH ERNA’’ Personazhi i Ernes i shndërruar në sinonim frymëzimesh të krijimtarisë artistike sot. Krijuesja Remzie Raci Rexhbogaj tani është emër i njohur në letrat tona.Ajo deri tash botoi dy vepra letrare,Monografinë për Ernen ,,Në sytë e diellit të kam Erna’’ 2020 dhe ,,Më gjej zgjuar Erna’’ 2020,nga shtëpia botuesë ,,Meshari’’.Më ketë prezentim para lexuesve u prit mjaft mirë,duke sinjalizuar ardhjen e saj në fushën e letërsisë me një hap të matur ,por të sigurtë dhe shumë ambicioze.Këtë e vërteton edhe me vëllimin e tretë poetik.     Lasgush thotë:Krijuesit e mëdhenj botëror janë shque në moshën e shtyrë të pjekurisë,dhe me dy strofa të poezisë kanë qënë mjaft të frytshëm duke marrë epitetin e poetit të vërtetë,por ajo që i ka ngrit këta poetë ishte ndonjë dhembje në forma të veçanta.Andaj edhe tek kjo krijuese ,ajo që e shtyri dhe ndikoj drejtëpërdrejtë në botën e formimit poetik është dhembja për engjëllin ,Ernen,bijën e saj,e cila në moshën e artë kur pritnin ma së shumti nga ajo,iku në amshim në moshën 19 vjeqare për tu shndërruar në engjëll të vërtetë.Erna iku për tu shndëreue në njerin nga engjëjt hyjnor,ku tani është bërë frymëzim për poetët në vargjet e tyre,për piktorët që pikturojnë fytyrën e saj prej së bukures së detit dhe tokës ,dhe ajo tani u ba një synonim i artit të bukur që krijohet sot.Pikërisht elementet e tilla të kësaj dhembje të madhe ,që autores Remzie Raci Rexhbogaj ju ka bërë plagë e pashëruar,ku vetëm përmes vargëzimit poetik mundohet ta shëroj veten. Dhe çfarë t’i shtohen këtyre vargjeve perla ,të cilat flasin vet,kur dhembja dhe pritja ju kanë bërë zë revolte për festën e flamurit,festën e pavarësisë ,si dhe në festën e 8 Marsit ,kur i vinin lulet për këtë festë të dashur nga Erna dhe poetja ligjeron:
Sot kam mbetur Krahapur
Në pritje Të përqafimin tënd
Duar bosh mbeta
Pa buçetë lulesh
Që s’munde të m’i sjell
Ti Erna
Më sy të përlotur
Ku as sot nuk e pava
Buzëqeshjen në fytyrën tënde
Si hyni
Sot kam mbetur
Më kokën lart
Nga qielli
Duke të pritur Ty Erna
Kur do më zbritesh
Më rreze dielli
Të betohen
Në këta dy sy
Ndjenjat e mia janë
Në shpirtin tënd
Aty ku gjendesh Ti
Erna.Poezia-Krah hapur
Është malli për Ernen që çdo çast e rremben,dhembja për secilën festë ,qe e bën të krijoj dhe vetëm kështu sadopak t’ia lehtësoj vetes dhimbjet për Ernen.Të njëjtat dhimbje i kanë bërë të mëdhënj edhe shkrimtarët ma me famë botërore,pra ngjarjet me një fund tragjik si të Shekspiri e krijues të tjerë të shumtë. Në nëntekstin poetik të vargjeve të vëlimit poetik,,TË NJOH MES YJESH ERNA’’   ‘’ të Remzie Racit Rexhbogaj frymon dashuria me pika lotësh si sintagmë poetike ësht në qendër të kësaj përmbledhje poetike ,ku qëndron e shtrirë në vertikalen njëkohësisht edhe në horizontalen e veprës.Kështu synimi i autores është që dashuria me pika lotësh të ambientohet në në dhembjen e poetes që përjetoj me humbjen e engjëllit Erna.Kjo dashuri dhembjesh tash lahet me pika loti që janë përmallime,përjetimet e bukukura tetëmbëdhjetë vitesh me Ernen,por edhe ,,ofe’’ të një realiteti të kohës që e jeton autorja.Vargëzimi që del nga kjo dhembje mbështillet me petkun artistik duke marr edhe kuptim real
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.