Zyba Hysen Hysa lindi në fshatin Kokrevë të rrethit Librazhd më, 26 qershor 1955. Mësimet e para i mori në vendlindje, më pas në Elbasan, ku në vitin 1974 merr diplomën e mësuesisë. Në 1979 mbaron kursin filozofik dhe më pas ushtron profesionin e mësuesisë në lëndën gjuhë shqipe, në fillim në Vulçan, Polis Gostimë të Librazhdit dhe që nga viti 1999 – 2015 në Vlorë, prej 6 vjetësh, jeton në Tiranë.
Krahas punës së mësuesisë, që nuk u nda për asnjë çast, ajo ka qenë aktiviste e rinisë duke u zgjedhur deri në forumet më të larta. Së fundmi aderoi në Shoqatën për Identitet dhe Bashkim Kombëtar (SHIBK), nga e cila dha dorëheqjen me daljen në skenë të Kreshnik Spahiut që bashkoi gjithë shoqatat patriotike në partinë politike “Aleanca Kuq e Zi”, të cilën e denoncoi si antikombëtare që në embrion.
Që nga viti 2010 anëtare e Institutit të Integrimit të Kulturës Mbarëkombëtare Shqiprare, ku ka dhënë një kontribut të çmuar me veprimtarinë e saj në të gjitha trojet etnike shqiptare.
Në ditën e shpalljes së pavarësisë Së Kosovë, ajo ka dorëzuar flamurin për Bashkimin e Kombit te kulla e Jasharëve.
Ka qenë bashkëpunëtore në revistën për fëmijë “Vala e kaltër”, drejtuese e emisionit për fëmijë “Drita e diturisë” në TV “Vlora Channel” Vlorë.
Nga viti 2017 ka qenë bashkëpunëtore shkencore në Institutin e Studimeve të Krimeve të Komunizmit Tiranë.
Nga viti 2018 bashkëpunëtore në Institutin e Studimeve Historike “Lumo Skëndo” Tiranë.
Krijimet e para poetike i ka botuar qysh në vitin 1972 në gazetën “Shkumbini” të Elbasanit.
Në vitin 1978, pasi dërgon për botim poemën “Me ju nuk jemi krushq” në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”, i kthehet përgjigjja: “Kujdes, ke frymë moderniste në poezi!” dhe që nga ajo ditë nuk botoi më.
Nga viti 2017 është anëtare e Akademisë së Shkenave dhe arteve Shqiptaro – Amerikane, New York.
Pas vitit 1990:
Pjesëmarrëse në Inter Fest “Viti i Eseut” Strugë”, 2007,
Në Festivalin e Dytë Ballkanik të Poezisë, Lushnjë 2009,
Nderuar me çmimin e tretë “Fatos Arapi” nga Bashkia Vlorë
Dhjetor 2011, me medaljen “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” nga Komuna e Çairit, Shkup.
Në 2011 me rastin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, Poeteka “Ndue Bytyçi” e nderon me çmimin e parë me poezinë “Mëmëdheu Emigrant” me motivacion: “Për poezinë më të mirë në festivalin e parë të poezisë “Bytyci”, gusht 2012.
NË VITIN 2015, ka marrë cmimin e parë me librin “Isuf Luzaj – një Shtizë Diell mbi Atdhenë” nga shtëpi botuese “ADA” dhe revishta “OBELISK”.
Ka marrë pjesë në disa Konferenca Shkencore si në Tirnë, Shkup, Preshevë dhe në New york, në vitin 2018 për gjergj Kastriotin – Skënderbenë.
Gjatë viteve ka dhënë shumë intervista për Radio Tiranën, RTK, TVSH, Apollon, Amantia, Vlora Chanel… si dhe është intervistuar nga gazetarët: Murat Gecaj, Albert Zholi, Spasse Thanasi, të botuara në shtypin e shkruar shqiptar si: Gazeta “Republika”, “Nacional”, “Telegraf”, “Standard”, si dhe në faqet elektronike “Dielli”., “Zemra Shqiptare”, “”Fjala e lirë” etj.
Ka publikuar shkrime kritikë letrare, poezi, tregime… në gazetat dhe revistat letrare të kohës si: “Nacional”, “Muzgu”, “Obelisk”, “Dituria”…
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
ZYBA HYSEN HYSA: FRAGMENT NGA ROMANI HISTORIK “GJERGJ KASTRIOTI – SKËNDERBEU”
Gjergji, atë ditë u ngrit më herët se ditët e tjera, doli në bedenat e kështjellës dhe pushtonte me sy, herë detin që dukej sikur flinte, si një dhelpër për t’i shpëtuar plumbit të gjahtarit dhe herë lart nga Kruja, ku gjaku kishte shkuar gjer në themele dhe i bënte ato të brishta nën mbrojtjen e Venedikut, herë vështronte andej nga vinin turqit dhe… seç ndjeu një tronditje mbrenda vetes, ndaj u ngrit dhe zbriti prapë poshtë, ku Donika, kur s’kishte parë të shoqin në krah, se përherë zgjohej para tij, ishte ngritur dhe sapo bëri të dalë, u ndesh ballë për ballë me Gjergjin.
– Të kërkon ndjesë, im Zot, S’të ndjeva, kur je ngritur…
– S’ke faj e shtrenjta ime, unë u ngrita lehtas, s’doja të zgjoja…
– Kurrë nuk jam zgjuar pas teje dhe kam qënë grua e lumtur, që kur hapja sytë, të shihja ty në krah, eh ta dishë sa fatlume ndjehem!
– E di e shtrenjta ime, por duhet të mësohesh, që edhe kur nuk më shikon bri teje, të mendosh se edhe i vdekur të jem, prapë aty do të vij…
– Ç’thua, im Zot, mos përmend vdekjen qysh pa dalë dielli…
– Goja nuk sjell mort e shtrenjta ime, por kohët që po vijnë janë kaq të mugëta, saqë askush s’mund të përcaktojë se çfarë do të bjerë; shi, breshër, apo do çajnë retë rrufetë… ndaj duhet të mësojemi edhe pa njëri – tjetrin… Sot mblidhet kuvendi dhe para se të shkoj, dua të them, se kjo ditë është vendimtare për Krishtërimin, për paqen, për Arbërinë… se të tria këto mëshirohen në një, në racën tonë të përzgjedhur nga hyjtë për të dëshmuar praninë e Perëndisë përmes Shkrimeve të Shenjta…
– Im, Zot, merre veten me të mirë, se kur je mirë Ti, unë ndjehem e sigurtë…
– Ska më mirë se jam, e shrenjta ime! Sot është dita e Shpresës, dita e Besës, dita e Krishtërimit… Vetëm ne, arbnorët dhe gjithë rraca jonë ngado jeton deri në Egjypt e Azi… mund ta shpëtojnë Krishtërimin, mund të shpëtojnë botën dhe njerëzimin nga katastrofa e barbarizmit, por ndruaj se udhëheqësit e vendeve të krishtera janë nën pushtimin barbar dhe një barbar përmes dhunës i shtyp njerëzit aq shumë saqë i lë çdo çast nën ankthin e vdekjes dhe kur je në ankthin e vdekjes, njeriut mbetet vetëm të lutet, s’ka asnjë forcë për të bërë përpjekjeje për jetën.
– Im, Zot…
– Dua të themë, se do ishte mirë që bashkë me djalin të kapërcesh detin, mendoj se do ketë përplasje të mëdha nga të gjitha anët, Arbëria është Qerbelaja e kohës… Gjaku do shkojë gjer në gju, ne jemi betuar për jetë, a vdekje, si “Anëtarë të Urdhërit Kalorës Dradoj”
– Mbase ke të drejtë, por të presim, ikja është e lehtë…
– Po, ashtu është, sot kam për të mbajtur Kuvendin e Arbërit, të cilin e kam menduar shumë herë, por Pal Ëngjëlli, më ka kundërshtuar, sot as Pal Ëngjëllin nuk e kam ftuar në kuvend…
– Ti i ke menduar vetë gjërat, por mos harro, turqit sa herë vinin me ushtri, në krye të saj sillnin Arbnor të islamizuar, por ardhja e arbnorëve si priftërinj katolikë në Arbëri, është më e rrezikëshme sesa ushtritë turke të drejtuar nga arbnorë islamë, se ata vijnë ballë për ballë, ndërsa këta të rrinë në krah për të prerë krahët…
– E mencura ime! Në atë përfundim kam ardhur edhe unë, mbase një ditë, edhe Pal Ëngjëlli, do ketë fatin e Ballaban Pashës… Ka ardhur koha të marr hak për gjithë martirët që vdiqën nga dora heretike e Papatit, të marr hak, për shtrembërimin e Shkrimeve të Shenjta, për shtrembërimin e vrasjes së Jezu Krishtit duke akuzuar tjerët, por mënyra sesi u kryqëzua Jezusi, është krejtësisht Romake… Ka ardhur koha të hakmerrem për stërgjyshin, për gjyshin, për babën, të cilët i vrau dora e Papatit, ka ardhur koha të hakmerrem për mosorganizimin e kryqëzatave e vjedhjen e të gjitha dukatëve në shërbim të kryqëzatës, ka ardhur koha të hakmerrem për poshtërimin që më kanë bërë duke më dhënë tituj dhe grada për të më xhvendosur vemendjen nga misioni im për Luftën e Shenjtë, se kurrë nuk kam luftuar as për tituj, as për pasuri, por për paqen dhe mirësinë e botës, në bazë Shkrimeve të Shenjta…
– Im Zot…
– E shtrenjta ime, lermë të zbrazem, dëgjomë dhe korrigjomë, se kur të flas në Kuvend, dua të kuptoj nga ti tashmë, se do më mbështesin princërit arbnorë, apo do më lënë vetëm, ashtu siç më lanë të gjitha vendet e krishtera…
– Sido që të flasësh, princërit arbnorë, kurrë nuk do të lënë vetëm e pse do të kenë ndërhyrje të mëdha nga vendet fqinje, të cilat për fat të keq, e pse popullohen nga raca jonë, drejtohen nga barbarë e kush e pyet popullin, ndaj edhe do ketë të lëkundur, por prapë se prapë, ata do të betohen me Besa – Besë, se janë arbnorë e po u betuan, zor se e thyejnë besën, se ata betohen jovetëm para teje, por në radhë të parë, para perëndisë.
– E shtenjta ime! Sado i zoti të jetë një burrë, forcën dhe energjinë e shpirtit e gjen tek një grua, jo se kështu them unë, por kështu e ka bërë Perëndia, ndaj jam me fat që të kam në krah, në gji, në shpirt… Të kam nënën e djalit, të dritës së syrit tim, të Krishtërimit dhe të Arbërisë… – Tha dhe shkoi e puthi në ballë, gjë që kurrë nuk e kishte bërë më parë…
Këmbanat e kishës ranë fiks në orën 8 mëngjesit, atëherë, kur të gjithë të ftuarit kishin zënë vendet e tyre dhe prifti kishte dalë në foltore për të kënduar meshën në mbarësi të Kuvendit të Arbërit…
Pasi mbaroi së kënduari, prifti mori një enë të lyer me ar, ku kishte mbështjellë coprat e bukës së meshës, ku mes tyre vetëm njëra ishte mbështjellë me copë të kuqe, ndërsa tjerat me të bardhë, gjë që do të thoshte, se ajo i përkiste Kryezotit, Gjergj Kastriotit, ndaj i pari shkoi Gjergji dhe prifti hapi copën e purpurtë dhe i futi në gojë bukën “e bekuar”. Kështu bënë të gjithë princërit Arbnorë dhe pasi zunë vendet, prifti në vend të ulej, doli nga një derë e brendëshme dhe nuk erdhi më.
Pa e vënë re ikjen e priftit, Gjergj Kastrioti doli në foltore, vështroi të gjithë me radhë dhe zemra u bë mal, kur dalloi, se të gjithë kishin ardhur dhe kisha s’kishte qënë ndonjëherë më e bardhë, sesa sot në këtë kuvend madhështor, ku do të vendoseshin fatet e Krishtërimit, fatet e ardhmërisë së racës arbnore, si raca e përzgjedhur nga hyjtë për të përcjellë në njerëzimin frymën hyjnore të Shkrimeve të Shenjta, ndaj pa humbur kohë, ai e hapi Kuvendin me fjalët:
– Princër arbnorë, vëllezërit e mi të gjakut dhe të besimit, vëllezërit e mi të mbrojtjes së Krishtërimit!
Kemi ardhur sot në këtë kuvend, për të folur si vëllai me vëllain, ashtu vetëm me gjuhën tonë, vetëm me shpirtin tonë, me Besa – Besë, ashtu siç na mëson besimi ynë Krishter, bazuar në Shkrimin e Shenjtë, me Besën mes nesh dhe Perëndisë dhe mes njëri – tjetrit…
Kam arritur në përfundim, se marrëdhëniet tona me barbarët janë si lumenjtë; ne jemi si lumenjtë mbitokësorë, ndërsa ata janë si lumenjtë nëntokësorë, por që ne nuk i kemi konceptuar dot si të tillë, i kemi quajtur si veten, njerëzorë, që sado thellësive të shpirtit tonë të shkosh, ne jemi po këta, ndërsa ata e pse tregohem më njerëzorë se ne, thellësive fshehin dinakërinë, mashtrimin, ligësinë, barbarizmin…
Ne na dihet burimi, udhëtimi dhe grykëderdhja, ata as shihen, as preken, as dihen se nga burojnë, nga shkojnë dhe ku derdhen, ti njohësh e t’i dallosh ata, kërkohet intuitë e mprehtë, se që të kuptosh dhelprën, duhet të jesh dhelpër, por ne, arbnorët, as jemi dhe as kërkojmë të shëmbëllejmë me dhelprën, jo se s’jemi të zgjuar, por sepse tjetër lloj jemi gatuar nga Perëndia, ne jemi pasqyra, ku barbari shikon shëmtinë e tij dhe nuk i mbetet rrugë tjetër përveçse prapaskenat dhe pabesitë, për të mbijetuar!
Përfundimisht, sot them para jush, se shkrimet e shenjta janë pushtuar nga djalli dhe përmes tyre, ne, që jemi burimi i tyre, na quajnë të pa Fe, por ata nuk e dinë, se na bëjnë nder, më mirë të pa Fe, se pa Besim!
Ne jemi rraca me Besim, ku në thelb të cdo gjëje kemi Besën, kemi mëshirën, mirësinë… ne, edhe në gërhamat e fundit të jemi, prapë atij që na ka bërë gropën, nuk i duam të keqen, i gjendemi ashtu sic u gjendemi vëllezërve tanë në nevojë, dhe kur ne jemi në mëshirë të fatit, i mëshirojmë…
Ne, fjalën e kemi të shenjtë, se ajo është sinjal i shpirtit e prej shpirtit tonë, s’mund të dalin fjalë të ëmbla duke fshehur helmin, apo fjalë të helmëta duke shprehur mjaltin, ne jemi përhapësit e fjalës hyjnore, ashtu siç ajo ka kuptimin, pa fshehur nënkuptime…
Po, si thoni, vëllezër, të shndërrohemi edhe ne barbarë, jo, kurrë, ndaj kërkoj sot prej jush të lidhim Besën mes njëri – tjetrit, ashtu siç e lidhim mes vetes dhe Perëndisë, ashtu siç na mëson besimi ynë i krishter përmes Shkrimeve të Shenjta, ne jemi mirësia dhe ata janë ligësia, ndaj cili është për të vazhduar udhën tonë, të kuptoni se po shkojnë drejt vetflijimit, por ku ka më mirë sesa të flijohesh “Në emër të atit të birit dhe të shpirtit shenjtë nga lindja e Zotit tonë Jezu Krishtit” ndaj pa menduar për çfarë do të vendosim, të gjithë të betohemi me Besa – Besë, – tha dhe nxori shpatën nga mylli, e ngrit lart drejt qiellit, sikur kërkonte bekimin e perëndisë.
Të gjithë arbnorët, u ngritët në këmbë, nxorën shpatat nga mylli, i ngritën lart dhe thirrën “Besa – Besë” aq fort, saqë u lëkund kisha dhe Gjergji në atë cast u pushtua me të rrënqethura në shtat, të cilat edhe pasi u betuan, s’po qetsoheshin.
– T’u flas për gjendjen e krijuar në Arbëri dhe më tej, s’besoj se ndonjëri nga ju, të mos e dijë, s’besoj që ndonjëri nga ju, të mos e kuptojë, se në ç’rrethana jemi, ndaj u mblodhëm sot, që të mos humbim kohë të vajtojmë gjendjen, por të vrasim mendjen, sesi do të dalim nga kjo gjendje…
Nganjëherë koha duket sikur nuk ecën, nganjëherë sikur sikur hedh hapa të përgjumura, por vjen një çast dhe koha s’pret, ajo ecën me hapa galopante, ndaj ne duhet ta dallojmë hapin e saj qysh në ajër, se ku do ta ngulë këmbën, deri më sot, koha s’ka punuar për ne, por ne nuk kemi qëndruar të presim të na sjellë koha atë që duam, kemi qëndruar, kemi luftuar, por ajo që na ka dëmtuar, ka qënë, se përherë kemi pritur urdhër nga tjerët, pra nuk e kemi hedhur hapin tonë, para kohës, që koha të vinte pas nesh, por ne përherë jemi gjendur jashtë kohës, ndaj e pse kemi fituar, kemi dalë të humbur… – Tha ai dhe qëndroi për tu bindur nëse po e kuptonin, se po shprehej ashtu si Jezusi, përmes shëmbëlltyrave, por kur dalloi, se të gjithë e kishin shkruar në sy kuptimin e fjalëve të tij, vazhdoi:
– Sipas llogaritjeve që kam bërë, ne kemi forca të përballojmë osmanët edhe pa mbështetjen e atyre që na bëjnë qejfin më shumë sesa na ndihmojnë, se do të kemi mundësi të hedhim hapin, mbase tashmë është vonë ta hedhim para kohës, por të paktën njëherësh me kohën dhe jam i bindur, që forca dhe guximi ynë, i frymëzuar nga hyjtë, do të jetë më i shpejtë, sesa koha dhe do ta bindë kohën të vijë pas nesh, se kush luftoi për paqen, barazinë, mirësinë, dashurinë… ka me vetë Perëndinë! – Tha dhe përsëri qëndroi, se nuk po i kontrollonte dot ethet e pse ai mendonte se ishin nga emocionet, por kurrë s’kishte provuar këtë gjendje, ndaj nxitoi:
– Vëllezër, fitorja jonë qëndron në bashkimin tonë, fitorja jonë qëndron në forcën tonë, por edhe më shumë ajo qëndron në udhëheqjen tone, si të barabartë mes të barabartëve, duke pasur besim vetëm tek njëri – tjetri, çdo ndihmë, çdo përkrahje dhe çdo titull e gradim, apo falënderim që na bëjnë tjerët, s’janë gjë tjetër veçse çoroditje, përçarje dhe pengim i Luftës së Shenjtë në dobi të Krishtërimit.
Unë u rrita në sarajet e sulltanit dhe tashmë kuptoj, se barbari kurrë s’të mbështet për të mirën e tjerëve e pse të ndihmon pa rezerva derisa nuk ta ka nevojën më, ndaj dhe pasi fuqizohet, të kthehet për të asgjësuar, këtë e kam provuar, por ajo që më dhemb shumë, është se në krye të ushtrive osmane, kundës vendit tonë, vihen gjeneralë arbnorë të islaminizuar, gjë që unë kurrë nuk do ta bëja, por gjysma e së keqes, kemi një ushtri përballë dhe u dalim ballë, por ajo që dua të them sot, se armiku më i egër i Krishtërimit, janë Fetë e dala nga Krishtërimi, se deri më sot, ato Fe vishen me hirin e Shkrimeve të Shenjta për të mashtruar popujt, ndaj e shpall sot para jush, se Papati e mblodhi Koncillin e Firences në 1439 – tën për të nënshkruar aktin e bashkimit të kishave, vetëm për të shkatërruar Luftën e Shenjtë në dobi të Krishtërimit dhe Luftën Tonë, ashtu siç e shpalli edhe në 1431, për të shkatërruar Lëvizjen Taborike në Bohemi dhe Çeki, pra më shumë sesa trupat osmane, e ka dëmtuar Papati, përmes misionarëve klerikë arbnorë, të cilët për fat të keq, unë i kam besuar si misionatë të përçimit të fjalës sime për të kryer bisedime me vendet tjera, por kanë luajtur rolin e “Kalit trojës”, erdhën si njerës të perëndisë dhe minonin Luftën Tonë, përmes urdhrave të Papës…
Ne, arbnorët, në kishat tona s’kemi pasur priftërinj, ato ishin shtëpi të Perëndisë, ku kryheshin lutje… priftërinjtë na i solli Papa dhe Konstandinopoja e pse ne me status të veçantë, lejoheshim të kryenim ritet tona të Krishterimit, ata kanë luajtur rolin e një taksidari dhe të një “Kali troje”… Ruhuni nga hipokrizia e priftërinjve, ata për Papatin, bëjnë gjithëçka, se ju e dini, që Papa u fal çdo mëkat atyre që i shtojnë thesarin dhe i dëmtojnë kundërshtarin… – Tha ai dhe i vështroi përsëri një nga një, por tashmë filloi të mos i dallonte mirë, duart e tij të fuqishme, me të cilat kishte shkruar libra të tërë dhe që s’qenë dridhur kurrë para çdo ushtrie armike, tashmë s’ishin në gjendje të mbanin në këmbë edhe vetë atë, ndaj u mbështet mbi faltore të mos binte dhe u mundua prapë të filiste:
– Vëllezër… Vëllezër… Vëllezër… me Besa – Besë për Krishtërimin, se Krishtërimi është besimi jonë, pa të cilin ne s’egzistojmë… Fetë drejtohen nga barbarët për të mbajtur nën sundim popujt e racës sonë hyjnore…
Që të mos zhdukemi, duhet të qëndrojmë, për të dëshmuar, se kjo botë nuk mbahet në këmbë nga luftat grabitqare, por nga paqja, kjo botë nuk shijohet nga pasuria, por nga puna e ndershme, kjo botë nuk gëzohet nga mashtrimi, por nga sinqeriteti, kjo botë nuk gëzohet nga ligësia, por nga dashuria, kjo botë nuk gëzohet nga urrejtja, por nga mëshira… – tha ai dhe qëndroi për të marrë veten, por s’ishte kohë, ndaj tha:
– Kemi mbetur pak, por edhe një të mbetet, mjafton për të treguar njerëzimit, se bota egziston brenda botës së gjithësecilit, kush përqafon mirësinë, dashurinë, mëshirën, faljen… fiton paqen e tij e kur të gjithë njerëzit ta kërkojnë paqen brenda vetes, bota do të shijojë më në fund magjinë e Shkrimeve të Shenjta, të cilat sot mbahen mbyllur në darët e barbarizmit, për aq kohë sa Perëndia me veprat e saj, do i bindë, dhe do vijë një kohë, që në tokë do sundojë raca jonë e përzgjedhur nga Perëndia, se lufta e barbarizmit do e mundësojë atë të shpërndanet në gjithë botën dhe atëherë do të jenë shumë që do flasin me gjuhën e Perëndisë, aq shumë, saqë vetë Perëndia do ndjehet e kënaqur për krijesën e saj, Njerinë! – Tha dhe prapë qëndroi, por nxitoi.
– Besa – Besë për Krishtërimin! Lëvduar qoftë Jezu Krishti, biri i Perëndisë që dëshmoi forcën e Shkrimeve të Shenjta!
– Besa – Besë! – Shkulmoi kisha, saqë u drodh toka nën këmbë, thua se ra një tëmet i madh dhe në vend të rrëzohej kisha, ra mbi tokë, ai që shkaktoi tëmete për shumë vite globit, për të dëshmuar, se kur luftohet për paqen dhe mirësinë e njerëzimit, përherë fitohet!!!
……………………………………………………………………………………………………………………
Arbëria humbi prijësin e saj, Krishtërimi, misionarin e fundit, prej një dore barbare, për të lënë të lirë rracën barbare, që me egërsinë e vet, kur të mos ketë çfarë të hajë më, ashtu si sfurku helmon veten dhe ngodh, sigurisht do vijë një ditë që edhe barbarizmi do ketë fundin e tij!”
Libra të botuara:
“Shkreptima Dhembjeje” (poezi) 2002,
“Festa e Abetares” (poezi për fëmijë) 2002,
“Erë Shqipërie” (poema) 2004,
“Dritë në Llakatund” (poezi për fëmijë) 2005,
“Kur Shpirti Vallëzon” (monografi artistike) 2006,
“Obelisku i Bektashizmit” 2007, (Studime)
“Sikur…” (poezi) 2009
“Nënë Engjëllore” (poemë) 2010
“Lumi kërkon detin” (poezi) 2011
“Mbretëresha ime” (tregime) 1012
“Sharrajt në Jetën e Kombit” 2012 (Libër shkencor – historik – letrar – publicistik)
“Isuf Luzaj – Një Shtizë Diell Mbi Atdhenë” (Libër shkencor – historik – letrar – publicistik) 2015
“Rrjedha” (roman) 2016
“Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” roman historik, 2021
Libra, në dorëshkrim:
Tre romane të përfunduara,, një në proces shkrimi
Dy vëllime me tregime
Dy libra studimore
Një publicistike
20 vëllime poetike
10 libra për fëmijë…
Një libër esse filozofike
Nga viti 2012 – 2018 është marrë me studimin e veprës së shkrimtarit, poetit, filozofit, historianit dhe botimin e disa prej tyre…