Kujtim Hajdari nji emer emblematik per poezin dhe vargun e lire,ka botuar disa libra,nji krijues i permasave madhore,nji krijues i denje perkrahe krijueseve te medheje.Kujtimin nuk e lartesojn dekoratat dhe mirnjohjet,titujt apo gradat shkencore ne fushen e leteresis,kete gjigande te fjales poetike e lartesojn rrjeshtat e hedhur ne libra,i lexueshem,i qete dhe modest ne mesin e krijueseve,i kudo ndodhuri Kujtim Hajdari le gjurme dhe emer,nderon vehten,te afermit,mjedisin e madhe te krijueseve,nderon dhe larteson krijimtarin Shqiptare.Do me duheshin shume rrjeshta te pasqyroja vetem perciptas mikun dhe krijuesin tone Kujtim Hajdari.
Me kete raste permes gazetes “Nji Dritare e Re”dua te falnderoje per nderin qe na bene te gjithe neve krijueseve dhe botueseve.Suksese Kujtim mbetemi si gjithmon ne pritje te botimeve tuaja brilante.Urime per vleresimin. Gjin Musa,gazetar dhe botues.
Te nderuar miq e mikesha te familjes se madhe te FB, eshte kenaqesi per mua te ndaj me ju lajmin e gezueshem qe me erdhi dje: ne Konkursin Nderkombetar te Poezise “VERRÀ IL MATTINO E AVRÀ UN TUO VERSO” ku mora pjese me tre poezi ne italisht, te zhvilluar ne Rome, midis poeteve te shumte italiane e te shume shteteve te tjera qe moren pjese, kam nderin te jem vleresuar si nje nga finalistet, nga Komisioni i ketij Konkursi, me poezine ” NON VOGLIO RICORDARE I GIORNI PERDUTI”
Dhe jam i ftuar ne ceremonine e madhe qe do te mbahet ne Rome, me 25 prill, per ndarjen e çmimeve dhe recitimin e poezive para nje publiku te madh emocionues te letersise, artit e kultures. Poezi te cilat do te bejne pjese ne nje antologji me poete te perzgjedhur me rastin e konkursit, qe do te dali nga shtypi ne shtator, ne Rome.
Falenderoj perzemersisht organizatoret e Konkursit e ne menyre te vecante Presidentet e Jurise Giuseppe Aletti e Cosimo Damato, per vleresimin dhe nderin qe i bejne poezise time duke e radhitur me poete me emer bashkohor, italiane e nderkombetar.
Ju falenderoj perzemersisht te gjithe juve te aferm, shoke dhe miq e mikesha te shumte qe na rritni gjithmone pasionin me pranine tuaj, me pelqimet e sidomos me komentet e sugjerimet tuaja.
—————————————————-
Me poshte po sjell perkthimin e poezise ne shqip dhe variantin fitues ne italisht.
NUK DUA TË KUJTOJ DITËT E HUMBURA
Nuk dua të kujtoj me dhimbjen që më le,
Bukurinë e ditëve t’humbura, pa emër.
Që plagosin shpirtin tonë si një rrufe,
Ikjen tënde që më përvëlon në zemër.
Do të kujtoj gjithmonë lumturinë tonë,
N’ëndërr do përkëdhel buzëqeshjet e tua,
Vështrimin e ëmbël që ende ndriçon,
Vitet e shkuara kur thoshje “Të dua”
Në historinë tonë nuk dua të kujtoj,
Ankthet që kërkojnë t’vrasin dashurinë,
Grindjet le t’i marri koha që larg shkoi,
O si plagë fshehur në zemër le të rrinë.
Kur natën mbi keshtjellë, i vetëm si sarhosh,
Thyej qetësinë e ngre nga foletë,
Zogjtë e trembur që më thonë “Bukurosh,
Ç’trishtim të ka kapur, ç’dhimbje po të vret.”
Do t’u them që humba kuptimin në kohë,
Kërkoj gjurmët tua në diell e në hënë,
Kërkoj hijen tënde zemrën të më ngroh,
Lumturia e humbur, ndoshta prapë më gjen.
KUJTIM HAJDARI
**************************************
NON VOGLIO RICORDARE
I GIORNI PERDUTI
Non voglio ricordare in lacrime,
I giorni belli, perduti e il dolore,
Che feriscono l’anima come un fulmine,
E la tua fuga che brucia il mio cuore.
Ricorderò sempre la nostra felicità,
Nei sogni accarezzo i tuoi sorrisi,
La luce dolce dei tuoi occhi mi brillerà,
I tempi che abbellivano i nostri giorni.
Nella nostra storia non voglio ricordare,
Incubi che cercano di uccidere l’amore,
Le lite lascio morire nel loro destino,
Nelle crepe nascoste del mio cuore.
Quando camino di notte sul Castello,
Rompono il silenzio e alzano la testa
Gli uccelli spaventati e mi dicono “bello!”
Che dolore t’ha preso, che tristezza!?
Vi dirò che ho perso il senso del tempo,
Le tue impronte al sole e alla luna,
Cercherò di riempire il cuore vuoto,
Mi diresti se avrei un’altra fortuna?
KUJTIM HAJDARI