13.5 C
Tiranë
E enjte, 19 Mars 2026

Lajm i madh historik per Shqiperine !

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka thotë se pavarësisht se do të ketë votimi, Shqipëria e ka të garantuar pozicionin pasi është e vetmja kandidate në grupin e vendeve të Evropës Lindore.

“Shqipëria bën pjesë në grupin e Evropës Lindore dhe në këtë pikë është mes konsensusit të gjithë anëtarëve që Shqipëria do të jetë kandidat i vetëm dhe konsensual. Që do të thotë se zgjedhja është e sigurt. Pikërisht jo se i ka ardhur radha por sepse ka pasur një dakordësi dhe një lobim të gjatë që Shqipërisë i takon që të mbështet nga të gjitha vendet e grupit të vet”, deklaroi Xhaçka për Euronews Albania.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme tha se kjo vjen kryesisht për shkak të lobimit dhe rolit që Shqipëria ka luajtur me politikën e saj të jashtme.

“Kemi vërtetë merita për këtë pozicion pasi është një pozicion që e marrim falë një lobimi të gjatë por edhe besueshmërisë së Shqipërisë sa i takon politikës së saj të jashtme, diplomacisë, prestigjit të saj të jashtëm, bashkëpunimi dypalësh por edhe multilateral por edhe kontributi i dhënë për paqen në misione të vetë OKB, por edhe të NATO-s dhe BE-së”, shtoi znj. Xhaçka.

Këshilli i Sigurimit një nga organet më të larta të OKB-së përbehet nga 15 vende, 5 të përhershme me fuqinë e vetos (SHBA, Rusia, Kina, Britania e Madhe dhe Franca) dhe 10 anëtarë të përkohshëm që zgjidhen nga Asambleja e Përgjithshme Parlamentare e OKB.

Për Shqipërinë, tha Xhaçka kjo do të thotë se do të marrë vendime nga më të rëndësishmet në atë tryezë dhe politika e jashtme do të njohë një tjetër nivel rëndësie dhe prestigji si dhe Shqipëria do të ketë mundësinë që të krijojë raporte shumë më të ngushta dhe bashkëpunime me vende shumë të fuqishme.

“Do të thotë të negociosh për vendime të rëndësishme dhe të kësisoj të rrisësh edhe rëndësinë e posaçme të vendit tënd në arenën ndërkombëtare sa i takon dhe një harte të interesave strategjike të vendit tonë”, deklaroi ajo.

Kryediplomatja e Shqipërisë tha se njohja e Kosovës është një nga interesat kombëtare dhe roli i ri në Këshillin e Sigurimit në OKB do të shfrytëzohet për këtë qëllim.

“Pavarësia e Kosovës është një interes strategjik i politikës sonë të jashtme është një interes kombëtar i Shqipërisë. Siç kemi qenë aktorë kryesorë për të avancuar këtë objektiv i Kosovës por që është absolutisht edhe i joni, do të vazhdojmë ta bëjmë edhe në këtë detyrë për të qenë një zë më shumë edhe për të qenë një përfaqësues i të gjithë shqiptarëve në atë tryezë”, deklaroi Xhaçka.

Ministrja e Jashtme theksoi se “nuk besoj se çështja e Kosovës do të zgjidhjet përmes Rusisë dhe Kinës apo përmes Këshillit të Sigurisë por do të zgjidhet përmes asaj që po mbështet SHBA dhe BE, dialogun Kosovë-Serbi”.

“””””””””””””””””””””””””””””May be an image of 2 njerëz dhe people standing

Shqipëria zgjidhet anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB

Shqipëria u zgjodh të premten anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Një moment që mund të quhet historik, pasi shënon herën e parë të përzgjedhjes në këtë funksion, pas 65 vitesh nga anëtarësimi i saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Shqipëria zgjidhet anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit duke siguruar votën pro të 175 vendeve nga 190 vende që votuan në total. Këshilli i Sigurimit, një organ i OKB-së me kompetenca të fuqishme, përbëhet nga 15 anëtarë, 5 prej të cilëve të përhershëm, ShBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina që kanë të drejtë vetoje si dhe 10 anëtarë jo të përhershëm, me një mandat dy vjeçar.

Shqipëria, Brazili, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ishin në garë, pa konkurentë nga rajonet përkatëse, për 5 vendet. Për t’u zgjedhur, secilës prej tyre i duhej të siguronte dy të tretat e votave të vendeve anëtare të OKB-së.

Votimi ishte i fshehtë. Shqipëria është vendi i vetëm që nuk ka qënë asnjëherë anëtare e Këshillit të Sigurimit. Vendet kandidate do të zëvendësojnë pesë anëtarë aktualë, Estonia, Nigeri, Saint Vincent dhe Grenadines, Tunizia dhe Vietnami.

Mandati i anëtarëve të rinj fillon më 1 janar 2022 dhe do të shërbejnë deri në 31 dhjetor 2023. Pesë shtetet e tjera në grupin e 10 anëtarëve jo të përhershme janë India, Irlanda, Kenia, Meksika dhe Norvegjia.

Lajm i madh historik per Shqiperine !May be an image of 2 njerëz dhe people standing

Shqipëria zgjidhet anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB

Shqipëria u zgjodh të premten anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Një moment që mund të quhet historik, pasi shënon herën e parë të përzgjedhjes në këtë funksion, pas 65 vitesh nga anëtarësimi i saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Shqipëria zgjidhet anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit duke siguruar votën pro të 175 vendeve nga 190 vende që votuan në total. Këshilli i Sigurimit, një organ i OKB-së me kompetenca të fuqishme, përbëhet nga 15 anëtarë, 5 prej të cilëve të përhershëm, ShBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina që kanë të drejtë vetoje si dhe 10 anëtarë jo të përhershëm, me një mandat dy vjeçar.

Shqipëria, Brazili, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ishin në garë, pa konkurentë nga rajonet përkatëse, për 5 vendet. Për t’u zgjedhur, secilës prej tyre i duhej të siguronte dy të tretat e votave të vendeve anëtare të OKB-së.

Votimi ishte i fshehtë. Shqipëria është vendi i vetëm që nuk ka qënë asnjëherë anëtare e Këshillit të Sigurimit. Vendet kandidate do të zëvendësojnë pesë anëtarë aktualë, Estonia, Nigeri, Saint Vincent dhe Grenadines, Tunizia dhe Vietnami.

Mandati i anëtarëve të rinj fillon më 1 janar 2022 dhe do të shërbejnë deri në 31 dhjetor 2023. Pesë shtetet e tjera në grupin e 10 anëtarëve jo të përhershme janë India, Irlanda, Kenia, Meksika dhe Norvegjia.Shqipëria është një vend që bind për sigurinë e tij, duke shtuar se vendi ynë mund të kontribuojë për sigurinë botërore.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.