Shkruar nga
Gani Elezi
Nuk besoja se do prekesha kaq shume, per nje shok, mik te cilin nuk e kisha takuar ndonjehere.
Kjo me ndodhi me ndarjen nga jeta te dr Luan Nikollarit.
Nuk e pata takuar asnjehere. Kisha degjuar per te si nje nga mjeket me te mire qe kishte sherbyer ne disa njesi ushtarake, ne Spitalin Ushtarak, ne Drejtorine e Shendetesise ne MM, etj.
Njohja, shoqeria ime me dr Luanin ka qene njohje, shoqeri virtuale, njohje, shoqeri ne rrjetet sociale. Shpejt u beme miq. Kemi kembyer rregullisht opinione mbi probleme te ushtrise, te sigurise e te mbrojtjes ashtu si edhe per probleme sociale me te cilet po ndeshej shoqeria shqiptare. Edhe ne kete fushe dr Luani ishte nje doktor i mrekullueshem. Diagnozat e tij per cdo argument te diskutuar ishin shume te gjetura, shume te sakta e profesionale. Thene keshtu, shpesh vereja a prisnja te lexoja opinionin e dr Luanit lidhur me statuset qe une postoja ne rrjetet sociale. Edhe para dy ditesh pata kenaqesine te lexoja nje koment te tij lidhur me nje debat me nje mik tonin te perbashket. Nje koment qe mund ta bente vetem nje “ arbiter” i pa aneshem si dr Luani.
Jane keto arsyet pse humbjen e dr Luanit e perjetova si humbjen e nje shoku, miku me te cilin kisha ndare vite pune e jete te perbashket. Madje ndjeva trishtim me te madh se ne raste te tilla.
Jeta eshte e tille. Nuk ben kompromise. Merr edhe me te miret. Dhe, i merr para kohe, si mori dr Luan Nikollarin.
U prehsh ne paqe miku im.
Ne kujtesen time do jesh i paharruar.
Ngushellime e force me te dashurve tu, dy vajzave tuaja, per te cilat mesova sot ne shenimet per ju.
Miku yt
Gani Elezi.