10.5 C
Tiranë
E hënë, 21 Prill 2025

Lamtumir Ikona E FUTBOLLIT SHKODRAN DHE MBARE KOMBETAR O RAMAZAN RRAGAMI

Gëzuar ditën e lindjes Ramazan Rragami! | SHKODRA SPORT

Ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare, legjenda e futbollit, Ramazan Rragami..Mund të jetë një imazh i 4 persona

Ai që e ngjiti emrin e tij në legjendë të futbollit, sportit më të dashur dhe emocionit më të fuqishëm, nuk është më. Është ndarë nga jeta një mit, një figurë emblemë, një emër i madh i Vllaznisë, i Shkodrës dhe i gjithë Shqipërisë. Ka ikur në përjetësi Ramazan Rrahami.

Lajm i hidhur për futbollin shqiptar ka pikëlluar opinionin. Ish-futbollisti i njohur i shkodranëve dhe i kombëtares shqiptare, Ramazan Rragami, ka ndërruar jetë nga një betejë e humbur me sëmundjen, prej së cilës vuante prej kohësh.

Ramazan Rragami u lind në Shkodër më 3 prill 1944 dhe që prej moshës 12-13 vjeçare dhe para 2-3 vitesh ka qenë gjithnjë protagonist tek futbolli, pra për një periudhë 60 vjeçare, pa asnjë shkëputje për asnjë moment.

Shfaqet në formacionin e Vllaznisë në kampionatin e vitit 1961, saktësisht më 24 shkurt të këtij viti në ndeshjen Flamurtari- Vllaznia 2-1, kur ai ende nuk i kishte mbushur 17 vjeç, duke shënuar kësisoj debutimin me të dhe luan me Vllazninë deri në janar të vitit 1965 sepse më pas kalon tek Partizani me të cilin luan deri në vitin 1968. Më pas kthehet sërish në Shkodër teksa luan me Vllazninë deri në fund të sezonit 1974-75.Rragami-Bizi-Zhega, trioja shkodrane që mrekulloi shqiptarët | Futboll  Klub Vllaznia - Faqja e tifozave te Vllaznise

Mbetet një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e Vllaznisë e të futbollit shqiptar, është trajneri i “Shpresës” së Shqipërisë që e kualifikoi atë në 8 më të mirat e Europës në vitin 1983.Ramazan Rragami: Medin Zhega ka qenë sulmues modern i kohës | SHKODRA SPORT
Si futbollist, për fat të keq ka vetëm 19 ndeshje të luajtura me kombëtaren ngaqë në ato vite ajo nuk ka zhvilluar shumë ndeshje brenda një viti megjithatë ka qenë gjithmonë në nivele të larta dhe madje edhe kapiten i saj. Ndërkohë që duke luajtur me Vllazninë, Partizanin dhe Dinamon ka në total rreth 90 ndeshje ndërkombëtare.
Rragami ka qenë shumë i suksesshëm edhe si trajner me Vllazninë të cilën e drejtoi për disa vite duke fituar edhe trofe, ndërkohë që kulmin e tij e ka me ekipet kombëtare dhe kryesisht me atë “Shpresa” në vitin 1983 ku arriti ta radhisë atë në mes më të mirave të Europës.Rragami-Bizi-Zhega, trioja shkodrane që mrekulloi shqiptarët | Futboll  Klub Vllaznia - Faqja e tifozave te Vllaznise
Për shumë vite ka drejtuar edhe klubin Vllaznia me shumë seriozitet. Mbetet një emër i madh që meriton shumë respekt e vlerësim për atë që ka arritur gjatë karrierës së tij.
Gazeta “Zani i Malsisë” shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjen dhe të shtrenjtit e Ramazan Rragamit në këtë ndarje, për qindra dhe mijëra sportdashës që e mbajtën në gojë dhe në zemër emrin dhe emocionet që ai na dhuroi në fushën e blertë.
I paharruar do të jetë ky emër, kjo vepër pasioni, ky talent, gjithë ajo çfarë e lartësoi ai me emocion me futbollin dhe golat e tij që ende na ngrenë peshë.

Zani i Malsisë

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.