20.1 C
Tiranë
E mërkurë, 14 Maj 2025

Lamtumir MARKO BELLO

Pregaditi per gazeten:Gjin Musa

Lajmi i hidhur dhe mjafte trondites per ndarjen nga jeta te politikanit dhe diplomatit “Marko Bello” .Sot rrjetet sociale percjedhin ngushllimet familjes dhe rrethit shoqerore.IBNA Interview: Marko Bello: Theft has turned into an art, while impunity  into a system

Ditmir Bushati

 Politikan

Dhimbje e trishtim për humbjen e parakohshme të një kolegu me kontribute të spikatura në politikë e diplomaci.

Marko Bello do të kujtohet gjatë mes nesh si një fisnik i mirë që i la familjes, miqve dhe shoqërisë virtyte dhe vlera të çmuara. Lamtumirë Marko! Prehu në paqe🙏

Ambasadori i Shqiperis ne Rumani

Pas një interesimi të vazhdueshëm më kolegen në Stamboll, mësova për ndarjen nga jeta të mikut tim Marko Bellos. U hidhërova shumë… Markon e njihja prej vitesh, ndaj nuk mund të mos i shkruaja këto rreshta në shenjë homazhi për njeriun, politikanin, ambasadorin e vendit tim pikërisht këtu në Bukuresht. Për fat të keq shumë njerëz të njohur po shuhen këto kohë dhe ky është një makth i vertetë. Le t’i kujtojmë për gjërat e bukura e të rëndësishme që lanë pas, në atë pjesë rrugëtimi të përbashkët. Lamtumire Marko! 🙏

Politika shqiptare në zi/ COVID-19 i mori jetën parakohe ish-deputetit të PS, Namik Dokle rrëqeth me mesazhin e tij: Sa e trishtë, e pabesueshme! Ç’bëhet kështu?

Ish-deputeti i PS, Namik Dokle, mes dhimbjes së madhe ka reaguar për ndarjen parakohe nga jeta të socialistit Marko Bello.

Dokle shkruan se i mallkuari COVID i mori jetën mikut dhe kolegut të tij Marko Bello.

“LAJM I MESNATES!!!

Sa i trishte! Sa i pabesueshem ky lajm i mesnates per vdekjen e mikut, kolegut, Marko Bello. Pa i mbushur ende te gjashtedhjetat, na e mori covidcolera! C’behet keshtu? Po na behet fejsbuku varreze!!!

Lamtumire, i dashur Marko! Nuk do ta harroj kurre buzeqeshjen tende te pandare, shakane tende mbushur me miresi…”, shkruan Dokle.

Marko Bello, deputet, ministër socialist dhe mik ka ndruar jetë.

Shok që dinte ta ndriconte ditën me humorin e tij, Marko zgjodhi të ishte një njeri me zemër dhe pastaj një politikan. Ngushëllime familjes.

Leonardo Nika

Ndërron jetë Marko Bello sinqerisht më erdhi keq për humbjen e tij.. Disa herë kam pirë kafe me Markon tek selia e PS.. Ishte shumë njerëzor si njeri dhe si politikan.. I përcjell ngushllimet e mia familjes së tij.. Dhe shpirti i tij u prehtë në paqe

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.