Pregaditi per botim,Gjin Musa gazetar dhe akademik.
“”””””””””””””””””””””””””
Opinioni publik,bota akademike dhe diplomatike e kan pritur me trishtim lajmin e hillur per ndarjen nga jeta te ish Presidentit te Rep Z.Bujar Nishani..
“””””””””””””””””””””””
Meta shpreh ngushëllime për ndarjen ngas jeta të Nishanit: Do të kujtohet si një personalitet me vlera.
Ambasadori i jashtzakonshem dhe fuqiplot ne Rep.e Rumanis Z.Ilir Tepelena shpreh ngushllimet per humbjen e ish Presidentit te Rep .z.Bujar Nishani,Lamtumir z.President.
Gazetari Agron Perbibaj shkruan:
PËRENDON DIELLI PËR BUJAR NISHANIN
Lamtumirë Presidenti ynë!
I dhimbëshem lajmi i sapo ardhur nga një spital në Gjermani, ku mësuam se ndahet nga jeta intelektuali, politikani i urtë, ish Presidenti institucional, familjari i shkëlqyer, miku e kolegu korrekt.
Politika humbi një burrë institucional, familja politike e djathtë humbi burrin e urtë e vizonar, familja humbi të dashurin e zëmërs, ne humbëm mikun e ngushtë.
Lamtumirë President!
U prehësh në paqe!
“””””””””””””””””””””””
Gazetari Halil Rama do shkruante:
LAMTUMIRË PRESIDENTI NISHANI!
Trishtim dhe dhimbje të madhe na shkaktoi ndarja juaj e papritur nga jeta…
Ju ishit dhe mbeteni shembulli i burrështetasit, nga vizioni, urtësia, mençuria e largpamësia e të cilit kanë ç’të mësojnë politika dhe gjithë elita shqiptare…
Parajsa qoftë vendbanimi juaj i përjetshëm…
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
ALBERT VATA

Ishte nga të paktët njerëz të mirë dhe vullnete të dlira që hynin atyre viteve në Partinë Demokratike dhe dilnin prej andje me një ëndërr dhe besim se gjithnjë kishte shpresë.
Bujar Nishani, paç dritën e Parajsës si shpërblim për shpirtin që luftoi për të mbetur i mirë!
“”””””””””””””””””””””””””””””
Homazh per ish-President Bujar Nishani
Nga
Raimonda MOISIU

Lajmi i trishtë për ndarjen e parakoheshme nga jeta të ish Presidentit Bujar Nishani, i njohur për vlerat e tij njerezore dhe intelektuale në jeten social-politike shqiptare dhe në veçanti në proceset demokratike shqiptare, na hidhëroi edhe ne këtej në Diasporën e largët. Ruaj nje kujtim personal dinjitoz me ish-Presidentin Bujar Nishani –si një nga të parët dhe të vetmit Personalitete Shtetërore Shqipëtare nga Toka Amë qe njohu dhe vleresoi Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë në Diasporë.
Të qoftë Dheu i Lehtë, President!
Rest in PEACE! Pranë Familjes Nishani,
Raimonda MOISIU
Author/Freelancer
Ish-Kryetare e SHSHSHA-ë
Jacksonville, Florida USA
“””””””””””””””””””””””””””
LINA GURI SHPREHET.
Ngushellime familjes, u prehtë në paqe President; Bujar Nishani ! I perjetshem qoftë kujtimi i tij!
