17.5 C
Tiranë
E dielë, 16 Nëntor 2025

LAMTUMIRË HUEYDA EL SAIED!

LAMTUMIRË HUEYDA EL SAIED!- ISHA ME FAT QË JU INTERVISTOVA NGA NEW YORK-u
NGA PARISI PËR ILLYRIA-n – EDHE NË PARIS MË THONË-HUEYDA SHQIPTARE-Mund të jetë një imazh i 1 person
SHAKAJA E HUEYDA-s: DUA TË BËHEM PRESIDETE E SHQIPËRISË…HA…HA…HA…Masakrat greke në Çamëri u mbështetën nga britanikët - nga Dalip Greca |  Radi and Radi

NGA DALIP GRECA

Dhimbje për largimin në qiell të shpirtit të Hueyda El Saied.Pusho në Paqë me ëngjejt ti Engjëll i artit!
Isha me fat që e intervistova Hueyda-n me rastin e 90 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë me 28 nëntor 2002 për gazetën Illyria në New York kur përgatisnim një edicioni special që aso kohe dilte me 120 faqe. Mesazhit tim për intervistë ajo iu përgjigj me një”PO” të madhe”. I dërgova një paketë me 12 pyetje dhe ajo nuk neglizhoi asnjërën, u dha përgjigje të gjithave. Mesazhi për Ditën e Flamurit ishte: Të ndjehemi krenarë që jemi shqiptarë, por edhe Shqipërinë duhet ta bëjmë që të ndjehet krenare për ne.
Kur e pyeta se çfarë vendi zë Shqipëria tek Hueyda, ajo u përgjigj:Shqipëria zë piedestalin, atë që Franca dhe asnjë vend në Botë nuk mund ta zerë. Këtu në Paris, kur njerëzit flasin për mua thonë:Kush?- Hueyda Shqiptarja? E shihni pra se unë gjithandej e ndjej veten shqiptare?Mund të jetë një imazh i 2 persona
Në intervistë ajo tregoi se cfarë kishte ndodhë me jetën pas rrëzimit të komunizmit në Shqipëri, si u takua me babanë e saj pas 16 vitesh, tregoi për përvojën në RAI UNO, për emisioniet në “In boca al Lupo”, si e fitoi audicionin në konkurim me 100 vjaza të tjera. Ajo foli për Illyria-n edhe për romanin e saj që sapo kishte botuar atë kohë”Ngjyra e lëkurës sime”….Hyeda tregoi për lexuesit e Illyria-s edhe për përvojën në Francë. Si u takua me regjisoren shqiptare Liri Begeja, si fitoi konkursin në Konservatorin shtetëror, ku studio për baletin bashkëkohor, kërcimin modern-xhaz,hip-hop, street-xhaz, salsa, si kaloi në shkolla të ndryshme private. Më pas tregoi për përvojën që fitoi në kanalet televizive Franc 2, TF 1, ku kërcente për Lara Fabian, Moos, Donna, Summer, Nigel & Marvin, përvojën në filmin televiziv ”Beaute’ fatale”, në komedinë muzikore”Place des Fëtes”, pjesmarrjen në festivalin e Avinjonit, foli për video-clipet të këngëtareve francez Alize’e, Sniper, Siclair, Etienne Daho, Paul Personne, Jane Foste, Florent Pagny, ndërsa më 1997 ishte koreografe e emisionit”Qui est qui” në Franc 2 TV.
Intervista mbyllej me një shaka.
E pyeta: Hueyda-Keni ndonjë synim për të ardhmen në lidhje me Shqipërinë?
Përgjigja: PO. Dua të bëhem Presidente e Shqipërisë…ha…ha.ha…
LAMTUMIRE HUEYDA!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.