19.9 C
Tiranë
E martë, 16 Qershor 2026

LAMTUMIRË XHEMIL XH. ÇELI

Marre nga

Gazeta Laberia

Ju njoftojmë se u nda nga jeta Xhemil Xh. ÇELI, ushtaraku, njerëzori, modeli i shoqërisë shqiptare, njeriu i shoqatave dhe mik i të gjithëve. Ushtria dhe Shoqata “Labëria” i janë mirënjohës për jetën, për dashurinë e miqësinë që ai la midis nesh.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!
Homazhet do të zhvillohen nga ora 09.00-11.00 më datë 21 Shkurt 2021, në Hotel “Internacional” dhe në orën 11.00 varrimi në Sharrë.
NEKROLOGJI
U lind në Gusmar të Kurveleshit, më 2 prill 1937.
Ju përkushtua karrierës ushtarake. Përfundoi me rezultate të shkëlqyera të gjitha shkallët e studimeve ushtarake: për kuadër Zbulimi në SHLBO “E. Hoxha” (1954), Kursin e Lartë njëvjeçar për kuadër shtabi (1955), Institutin e Zbulimit Diplomatik (në ish-BRSS, 1959-1961) dhe studimet e Larta Ushtarake gjitharmëshe në AUSHP “M. Shehu” Tiranë (1968-1970).
Kreu detyra nga komandant toge e deri zëvendësdrejtor i Zbulimit të Ushtrisë (1955-1975), 5 vjet shef stërvitjeje korpusi, pedagog e punonjës shkencor (1980), shef katedre dhe anëtar i Këshillit Shkencor të AUSHP (1981-1992), kryeredaktor i revistës së re teoriko-shkencore “Revista Ushtarake” (1991-1992).
Në vitin 1992 del në pension.
Aktivist shoqëror, Sekretar i Përgjithshëm i SHKA “Labëria” nga Kuvendi i Parë themelues (1998-2014); anëtar i Kryesisë së shoqatës “Aleanca Kombëtare Ushtarake”.
Me rastin e 75 vjetorit të lindjes, nën kujdesin e Institutit të Studimeve Ushtarake, të SHKA “Labëria” dhe të shoqatës së Historianëve Ushtarakë, në prill 2012, u botua libri “Zbuluesi ushtarak-NJERIU I BUKUR – Xhemil Çelaj”
Autor i mbi 20 referateve e kumtesave shkencore dhe 35 materialeve për UH të dërguara në ushtri. Ka botuar e boton shkrime e studime për probleme të Mbrojtjes e Sigurisë Kombëtare dhe historike në shtypin ushtarak dhe autor e bashkëautor i disa botimeve:
-Autor i Monografisë “Familja e Fisi Çela në shkuj (1660-2000)”, BOTIMET TOENA 2005 dhe ribotim 2018.
-“Historiku SHKA “Labëria”, 2006; botim me bashkëautor “15 vjet Shoqatë “Labëria” (12 dhjetor 1991-12 dhjetor 2006), 2020.
-“Jetuam paken e kërcënuar”, EDLORA, Tiranë 2015.
-“Fenomeni fajde dhe revoltat popullore në Shqipëri 1997”, BOTIMET M&B, Tiranë, 2017.
-“Shkurt ’91 – ngjarjet në shkollat ushtarake dhe monumenti i Enverr Hoxhës (nën optkën e një pjesëmarrësi), BOTIMET M&B, Tiranë 2018.
-Bashkëautor i botimeve ushtarake (1982-1992):
• Rregullore e nënreparteve të zbulimit ushtarak në luftim, Tiranë 1976;
• Album me skema i reparteve e njësive të UH në llojet e ndryshme të luftimit e operacionit, Tiranë 1986;
• Veprimet e nënreparteve të UH në luftim, Tiranë, 1990;
• Veprimet luftarake të nënreparteve të desantit detar e ajëror në luftim, Tiranë, 1990.
-Bashkëautor i botimit shkencor “Enciklopedi e Kurveleshit” (2009).
Mban 4 Urdhëra e dy Medalje, dhënë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor të RSH.
“Personalitet i shquar i Labërisë” (2005), dhënë nga SHKA “Labëria”.
“Nderi i Qarkut Gjirokastër” (2006) dhënë nga Këshilli i Qarkut.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.