20.4 C
Tiranë
E martë, 16 Qershor 2026

Lan (Asllan) QYQALLA

Recension për libër e rri te Jahja Llukes , janar 2021

May be an image of 1 person, pemë dhe ambiente të jashtme

Lan (Asllan) QYQALLA

Poeti lirikë me prekje jetësore në vargje
Lexuesi , po edhe vlerësuesi e kritikët letrar, tashmë kanë krijuar një vlerë ideore e artistike për krijimtarinë letrare të poetit tonë Jahja Lluka. Poeti na vjen me librin e pestë me rradhë derdhur në vargjet e tij lirike, që shquhen me një lirizëm shprehës, real e jetësor. Poeti fjalët që I ka grumbulluar si trosha buke, I ka strukturuar në formë në përmbajtje e në ngjeshje artistike duke I fizionuar me elementet e një sintakse poetike për t’I fuqizuar në temaë e në përmbajtje. Stili I poetit Lluka është një stil I ndiesive të përjetuara, I ngërthyer në elemntet e fjalëformimit si trajtesa objective në gjithë krijimtarinë letrare të tij. Poezitë I salit në flakën e mendjes, I pjek në gradat letrare, I shtrin në fjali dhe I strukturon në poezi. Tek poezitë e Jahja Llukës nuk ka mbyllje në sintagmën e hermetikës dhe të analizës së figurave të imagjinueshme, por siç do të shprehej edhe Akad.Rexhep Qosja se ata poet që bredhin në paqartësi dhe retorikë derisa të gjejnë stilin e tyre të thjeshtë e të qartë, vijnë ata të cilët orvaten ta bëjnë paqartësinë “stil” të tyre, dhe ky hermetizëm, kjo mbyllje më vete, kjo paqartësi nuk vërehet te poezitë që I kemi në duar. Përkundrazi poeti këtu shprehë ndjeshmërisht ate që e ndjen, ate që e përjeton bashkë me lexuesin, e bënë të kapshme, prekëse e ideore. Të tillë e veçojmë poezinë që e hap librin :
Ngadalë
Ngadalë po largohem
Dhe pse të dua
Se dashuria jonë s’përkon me këtë botë
Ne do mbesim sit ë huaj…..
Lexuesi e kupton botën e brendshme të poetit, e ndien ate pendimin e tij shpirtëror, intelektual e njerëzor, me një cast ndiesor dhe kërkon lirinë e humbur të dyanshme, kërkon që të hiqet maska e rrethanave që janë kapluar autori e dashuria e tij, autori e vargu I tij sepse për kohën e rrethanat në të cilën e përjetojnë këtë afsh nuk janë të kësaj bote, të një bote që shikimi kapërdinë e goja lëshon intriga, pa u mbështetur në rrethana që e shpiejnë ndesh vargun me ndjenjat. Poeti edhe pse kërkon të lirohet ajo nga ndjenjat e mbërthyera, ai prap ka dhimbje, ka mall e nostalgji, porse si e thotë edhe vet autori “nuk përkon me këtë botë”. Kjo botë ku jeton autori e protagonistja e poezisë janë të përshkruar në tejkohësi, përtej imagjinatës e fantazisë, përtej asaj së menduarës e së kapshmes ideore, port ë ballafaquar me realen që janë si një formësimim sa real aq edhe I pakapshëm për këtë botë ku jeton poeti. Pra këtu nuk kemi vargje të paqartësisë, vargje hermetike, mendimi është I kapshëm, tema ëshët reale por bota është tjetër e pakuptueshme për një ndjenjë të tillë. Fjalori shprehës I poetit në të gjitha poezitë është adekuat në raport me temën e personazhin fiksiv, është interpretim ideshë e ndiesish. Lexues I nderuar unë redaktori I këtij libri, mund të them se libri është I strukturuar me mjeshtëri artistike, është me fjalor të konceptit letrar e artistic, është libër që poezitë e poetit Jahja Lluka do të lexohen me shume dashuri e shumë ndiesi.
​​​​​​Prishtinë, janar 2021
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.