7.5 C
Tiranë
E dielë, 9 Shkurt 2025

Lan Qyqalla

Tregim per Anna Lindh

PO VDES ME DASHURI PËR KOSOVËN

Mund të jetë një imazh i 1 person
Vajzat e Anna Lindh, sot ishin zgjuar më heret se zakonisht. Anna duke u përgatitur për të shkuar në shitore rrobash NK në Stokholm, i përqafoi vajzat e saj të përgjumura dhe i porosit që të hanë mëngjesin.
– Kery, sapo t’i pastroni dhëmbët e fytyrën merrni ushqimin e keni të gatshëm- u foli vajzave dhe i përqafoi gjatë. Për çudi, edhe ato këtë mëngjes e shtrënguan e sikur nuk dëshironin ta linin që të ikte në punë. Kery i dilte para, i hapte duart dhe kërkonte që ta përqafoj. Anna plot lumturi e merrte në duar e mbante afër vetes dhe sillej bashkë me te në dhomën përdhese, e që ishte edhe dhomë e pritjes. Ora ikën e Anna nuk shqitej dot nga vajzat. Mori çantën me rrëmbim , si zakonisht e vuri në mes krahëve prapa në shpinë dhe fluturoi me gas e hare në trotuarin afër shtëpisë.
Nuk u hamend fare për ta marrë makinën. Doli në rrugë e shkujdesur e në mendje kishte thurur vazhdën e punës në Ministrinë e punëve të jashtme. Në dukje e thjeshtë. Pa asnjë truproje. Asnjë shofer që ta merrte në këtë mëngjes fundvere , por që iknin ditët andej kah vjeshta. E, vjeshta thuajse kishte arritur para kohe në Stockholm. Fryente një erë e ftohte në drejtim të jugut. Retë të ulura,që preknin rokaqiejt e Stockholmit lëviznin me të shpejt. Tramvaji 7/b u ndal. Një hije e mbështjellur me pelerinë të gjatë të zezë, përcillte lëvizjen e Annes. Tramvaji ishte mbushur plot njerëz. Anna e tretur në mendime, me aktin noterial që e kishte lënë në gjysmë të punës, atje mbi tavolinën e zyres së ministrisë, e përpilonte më vete. Sot, sapo të shkoj në zyre, do t’ia nis këtë shkresë zyrtare presidentit të Republikës së Kosovës, z. Ibrahim Rugova, mendoi. Një e qeshur u ngjall në shpirtin e saj, po edhe buzët lëvizën nga kjo qeshje spontane. Ndjehej e lumtur që e kishte mbështetur popullin e përvuajtur të Kosovës, gjatë dekadës së pushtimit, të dhunës e vrasjeve të gjakatarëve serb me kryekriminelin serb Milloshevic, ndaj popullit fisnik shqiptar. Sot, mendoi edhe një herë, 11 shtator 2003. Sa interesant, – tha me vete: pse m’u kujtua kjo datë e 11 shtatorit 2001, kur u sulmuan Kullat Binjake në Amerikë, nga kriminelët e Al Kaidës …? Pse më është ngulitur kjo datë e vrazhdë plot tmerr e ankth për sulmet në Amerikë? Hija e veshur me pelerinë të zezë, shenoi diçka në telefon , që rrinte përball Annës. Ajo shikoi afishen ne kompjuterin e tramvajit që shenonte se kishin mbërrijtur në bulevardin NK të Stockholmit. Mori me vrap rrugën, e cila iu duk sikur ishte në lagjen Enskede në Stockholm, aty ku edhe kishte lindur e ishte rritur. Babai Staffan ishte një artist i arteve të bukura, i cili e trimëronte vajzën e vetme Anna, me besimin në vete dhe e edukonte që t’i ndihmonte njerëzit me nevoja, kudo qofshin ata. Kur, iu kujtuan me të shpejt vendlindja, babai dhe frymëzimi nga i ati, në rrugën e politikës që kishte marrë, u mërdhez në faqe i rregulloi floket prapa veshit dhe hyri në shitore. Anna e veshur, tamam për stinën e vjeshtës së ftohtë, qe kishte ardhur kaq rrembimthi,shikoi një sako të mëndafshit dhe një shall përreth qafës. I provoi në trup të dyjat u shikua në pasqyrë dhe për befasi të saj, për herë të pare, i pëlqeu vetja që kishte marrë një hijeshi e bukuri, si asnjehere tjeter. Me këtë nur të bukur, sikur shkëlqente e rrezatonte edhe Stockholmi. Pagoi faturën e rrobave, futi duart në xhep dhe doli nga shitorja. Telefoni cingërroi, me të shpejt e hapi . Vajza e saj Kery, qeshej matanë të telefonit bashkë me të motrën
– Anna, ose më mirë po të themi mami, mos u vono sot në punë se do dalim të shetisim bashkë, – i tha vajza e buzeqeshur….Të qeshurit e vajzave ndëgjoheshin akoma.
Hija që e ndiqte në çdo hap nxori nga këllfi një thikë të mrehur e futi nën pelerinë dhe po i afrohej me të shpejt.
Anna qeshej bashkë me vajzat – Kerry , vajzushkat e mia të ëmbla, keni të drejtë, sot nuk do të vonohem. Përgatituni ju dhe në orën 16:35 do të jem në shtëpi e do dalim në sheti së bashku . Ditën e mirë vajzushkat e ëmbla! Mami ju don shumë – e buzëqeshur e mbylli telefonin.
Hija e zezë që e ndiqte tashmë e nxori thikën u ngrit në maje të gishtërinjve, shikoi përreth mos e përcillte ndokush veprimin e tij. Sapo u sigurua që s’kishte asnjë njeri, ngriti dorën…
Anna e hareshme, iu kthye kujtesës së shkresës që do ia niste presidentit Rugova. Mori frymë thellë dhe një ofsham i doli nga goja përzier me gjak…Hija e zezë për të shtatën herë e ngulte thikën në një trup të pambrojtur që u përmbys në trotuar dhe krimineli u shpreh me shumë mllef –“Ovo ti je pokllon za ljubav za Kosovo…..” ( Kjo është për Kosovën tënde të dashur…)- I foli në serbisht krimineli, e hudhi thikën në parkun aty afër, pastaj me të shpejt e hapi jamën e kanalizimit dhe e hodhi edhe telefonin me të cilin komunikonte vazhdimisht me nxitësit e krimit. Pra, ishte i porositur nga UDB e Serbisë për ta kryer krimin ndaj zonjës Anna Lindh. Ambulanca mbërrijti me të shpejt, por ishte shumë vonë për Annën tonë……. Tetor 2021
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.