13.5 C
Tiranë
E shtunë, 26 Prill 2025

Lan Qyqalla

Mund të jetë një ilustrim i Lan Qyqalla
Poezi nga Naim Frashëri, me 1895
TRADHTARËT
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe mjekër
Shokë, kemi në mest tënë
Shum’ armik’ e trathëtorë!
Popo! mos u qoftë thënë!
Veç që s’kanë gjë në dorë.
Harruanë mëmëdhenë
Dh’ e lanë kombinë tënë
E një tjatërë na gjenë!
Popo! mos u qoftë thënë!
Lanë zonjën e lëvduar
E zunë një kurvë shtrigë,
Të ndyr’ e të mallëkuar,
Të fëlliqur e të ligë.
Lanë mëmën të xhveshur
Dhe mundohenë për botë,
Pa dhe bota duke qeshur
U thotë: mundohi kotë!
Buk’ e mëmëdheut zëntë
Tradhëtorët e pabesë!
Dhe Zoti dërrmën u dhëntë,
Kurrë mos paçinë pjesë!
Miqt’ armiq i kanë bërë,
Armikëtë miq i zunë,
Qysh janë fyell të tërë!
Ç’është kjo e madhe punë!
Fajn’ e math kur do ta njohin
Njerëzit e mallëkuar?
Dritënë pse nuk e shohin,
Apo janë të verbuar?
Janë së gjithash të marrë
Dhe të liq me të vërtetë,
Mëmëdheut bëjnë varrë,
Po do të bienë vetë,
Ata turpinë fitojnë,
Nder’ e tyre posht’ e hedhin
Dhe armikëtë gëzojnë
E në errësirët bredhin.
Lerini, pa do ta gjejnë,
Të vërtetën do ta njohin,
Se tani s’e dinë ç’bëjnë,
Janë të verbër e s’shohin.
O, popo ç’turp kanë marrë!
Janë bërë tradhëtorë
Dhe s’janë më shqipëtarë,
Se nga kombi hoqnë dorë.
Me të huajnë u bënë,
Me armikn’ e Shqipërisë,
S’duanë gjuhënë tënë
Armikët’ e Perëndisë!
Vëllazërin’ e harrojnë
Dhe kombin e mëmëdhenë,
(Disa strofa i.kam hequr, per shkak te hapesires. Dedikim per ata qe shiten e bene pazare me trojet shqiptare, me Flamurin tone Kombetar, ata qe ende varrosen me flamuj arab, per ata qe predikojne gjyhen e huaj dhe e lene anash Gjuhen Shqipe qe eshte Gjuhe Hyjnore e Perendise…. I madhi NAIM)
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.