Puthje nën urë
Erdha te ti në mesnatë
pa pyetur ndjenjat tua
pa protokol dashurie
pa orar vizitash
me afshin e lektisur.
Margaritarët shkëlqenin në gji
derdhnin qumshtblete në sy
në ball diellzonin rreze
si gur stralli
buzët e qara thërrisnin
puthjen nën urën Venecia *
qukat joshnin në dehje
në mua e ty Lora
bulbërojnë vargjet
si krojet e Ali Pashait…. 5 janara 2022
“””””””””””””””””
Bares
Bares aromës së pishave
tek ndryj emblemën shpirtërore
në shekuj ladruan tradhtitë
e sazami im, hapej në horizont
skalitur në çikën Patureshë
në amulloret e thara nga etja
e në ndiesi të paimagjinuara.
Në ajri zhurmon delfini në notim
unë, Sokrati i humbjeve
e dhimbjeve
të gervishura në shtat…