PSE NUK VALON FLAMURI KUQEZI?!
Çfarë fatkeqësie, të ndodhi Dardani,
Ku e ke moj motër, Flamurin Kuqezi?!
Një natë me erë dhe stuhi,
Në një ëndërr furtune, ika në Prishtinë.
Atje, s´kisha qenë ndonjëherë.
Ah! Për shqiptarinë, jeta u bë ferr.
Shqipëri Etnike e ndarë , qe 108 vite.
Breznitë ikën, me peng-mallin e ribashkimit,
Të gëzimit arbëror, të asaj dite.
Epo, ashtu përplitesha, si në agoni…
Po udhëtoja, të mbërrija në Prishtinë.
Ah! Më vinte keq?!
Jo, dot se dija, Kosova, ku e ka “pallatin”, qeverinë?!
Aty, doja të takoja, një mike besnike.
Punonte, prej vitesh në administratë.
Ajo, dikur kishte mbaruar daktilografinë.
Me zërin, që më dridhej,
E pyeta një cucë, sa e bukur,
E veshur kuqezi; moj motër,
Ku i ka zyrat, e “uruara”, jona qeveri?!
Dëgjo, më tha, merr rrugën drejt,
Këthe djathtas, ndanë rrugës, duket pallati,
Duket dhe Flamos Laramani, dhuratë, si pallomë,
Nga plakush finlandezi-“Grey-Ahti-Sari”?!
Po çfarë janë këto fjalë, duke ecur, po mendoja?!
Çfarë do sjellin, fatkeqësi, o fat?
Pas pak hapave, dukej Flamos Laramani,
Ngjyrë blu, me ca yje, si brirë demash spanjollë,
Mbi një “të lartin” të panjohurin pallat.
E pasigurt e kalova “Grandin”,
Mora tatëpjetën, unë e gjora?!…
E kërkoja, e kërkoja me zemër,
Jo veç me sy, Flamurin Kuqezi.
O sa keq! Qenka kjo ëndërr, apo zhgëndërr, për dreq!
Nuk e shikoja dot, trupi m´u drodh.
Shpirti fort, më ndjeu tërmet?!
Sikur toka ndjeu, çfarë po mendoja.
Sikur qielli më pa, çfarë po kërkoja?!
Vallë, çfarë me gjeti mua sot??
Erdha tek pallati, i qeverisë së mjerë kosovare,
U revoltova pse Flamuri ynë, atje lart nuk valonte,
Vallë, populli im, pa flamur si mund të jetonte?!
Krejt papritur, në ëndërr fort u gëzova,
Pasi hyra dhe në Bibliotekën Kombëtare,
Një bibliotekë madhështore, pullazin me plisa,
Me Flamurin Kuqezi, në prag të festave shqiptare…
Shumë të rinj dhe të reja, me distinktiva-1 të kuqe flakëtruese,
Me Flamurin Kuqezi, të vëna në gjokset prej graniti,
Hareshëm, shikonin, marshonin drejt ardhmërisë…
Ashtu, siç ishte, është dhe do të jetë, Dardani e Shqipërisë.
1- Simbole, me Flamurin Kuqezi.
8.12.2020
2)
PSE PO HESHTIM?!
Pse po heshtim, o populli im,
Kur mërzia, ka lëshuar rrënjë.
Zemrat, sa nuk dalin nga gjokset.
Kur buzëqeshjen, ta ngrinë në buzë?!
Pse po heshtim, Nëna Shqipëri po loton shumë…
Ku janë trimat dhe trimëreshat,
Pse na iku guximi, të veprojmë,
Pse po heshtim, gjaku shqiptar është derdhur lumë?!
Nuk ditëm, as po dimë të ruajmë lirinë?!
Pse po heshtim, para lotëve të nënave sokolesha,
Atyre, që gjithçka dhanë për Shqipërinë.
Për bijtë e tyre dëshmorë, trupi ju dridhet si purteka,
Pse po heshtim, për mundimet dhe zhvillimet…
Me djersët e ballit, nga sakrifica të etërve tanë,
Luftuan për barazinë, që na mungon sot,
Pse hajnat faqezinj, po na sundojnë anembanë?!
Pse përditë i durojmë, të tallen me heronjt tanë?!
O sa tmerr?! Në emrin e tyre vjedhin, tradhëtojnë…
Bëjnë pazarlliqe me pasurinë e atdheut, aq lehtë.
Pse nuk e heqim, sëmurjen më të keqe, që po na sjellë gjëmë?!
Nga gjendje e tillë katastrofike, gjendje tejet kaotike,
Nga atdheu pandalshëm, po ikën rinia jonë heroike.
Dhe, ikjen e gjakut të ri, qetsisht po e vështrojmë?!
Vrullet rinore po derdhen, nuk e dinë, as ku po shkojnë.
Pse kujtohemi që kemi atdhe, vetëm në ditë festash,
Përsëri e përsëri, idhshëm po heshtim përballë së keqes…
Flamujt t´i valëvisim me krenari, nga heroizma brezash.
Ata si krimbat po i thajnë pemët, me rënien e gjetheve të vjeshtës…
A po mendojmë, o të uruara brezni; ju pyes me ngashërim.
Ne, çfarë po ju lëmë brezave të ardhshëm, për krenari,
Çfarë përgjigje do t’ ju japim, për
trashëgim…
Për ardhmëri, për të uruarën tonë, Nënë Shqipëri?!
8.12.2020