O Shokë është për të << qar >>

Obobo çfar na ka ngjarë
Në siklet jan agallar
Analist dhe gazetar
Kush sekretin vallë e nxori
Sa paguhet krye horri
E’ me radhë me gjithë padron
Ulurisin e çfar s’ thon
Janë mbytur në miljona
Obobo kush na i nxori
Debat në Televizjona
Ja si shkojnë paratë tona
Del Bushati bilbilon
Ison ja mbajnë dhe të tjer
Po pse janë qullosur fare
Dhe kanë ngelur si dhj….
Flet Lubonja , edhe Zhej
Çim Peka dhe Rakipi
Obobo ç’na ka gjet
Kjo qeveri duhet të ikij
Dagëlldisin fort padronët
Nga i pari tek i fundit
Sepse ju doli sekreti
Me parat e zullumit
Ja kush janë zullumqarët
Që çdo dit ju qajnë hallë
Jua thonë për sy e faqe
Se të gjithë një mëndje kanë
Thonë se populli po vuan
S’ kan pun e bukë të han
Se për vete këta krekosën
Qindra miljona Euro të mar
U hap kuti e pandorës
Për padron e zullumqar
Prandaj si zë gjumi natës
Të gjithë këta të shpëlar
Kjo është << demokracia >>
Që ju solli o Shqipëtar
Katovica Ramizjane
Mbushur plot me agallar
Përse u sha bac Enveri
Nga këta solloropur
Sepse këta sojë sëzë
Me para s’ kanë të ngopur
Poshtë mbreti
Rroftë mbreti
Kështu thot padron qenfi
Sepse plot ju mbushë xhepi
Rroftë e qoftë për ne sebepi .