Përfundimisht nëse nuk futet gegnishtja gjuha shqipe do të duket si zhavorr ku nuk do të mbijnë lule të shëndetshme, apo më mirë si një njeri i paralizuar që nuk ecën dot se e ka shtyllën kurrizore të thyer. Ja një tekst gegnisht i shkruar nga një tosk nga Himara, shkrimtari Odhise Grillo.
Kur gjethet bijnë në vjeshtë dhe m’dukesh n’vaj natyrë
Për ty s’mundem me heshtë, si gjethja bahem n’ftyrë
E zverdhun dhe e ngrime, si barnat ne Kallnur
Po del kjo kanga ime ankuse thell n’krahnur.
Ti m’ke braktis’, qofshin haram ndjenjat e mija
Se larg dashnis’, t’lindi n’zemër pabesia,
Ke me u pendue, por at’her ka me qen’ vonë
dhe tuj lotue do t’vij nermen dashnia jonë.
T’kujtohen ty pranverat ah puthjet me pasion
Dhe fjalt’ e tua nga hera kjo zemër si harron
Nëqoftse gjethet ranë të vyshkuna mbi dhe
At’her kam me besue se sa e pabesë ti je.
Ti m’ke braktis’, qofshin haram ndjenjat e mija
Se larg dashnis’, të lindi n’zemër pabesia
Ke me u pendue, por at’her ka me qenë vonë
dhe tuj lotue do t’vij nermen dashnia jonë.
Për mua lulet e verës nuk kan ma bukuri,
Jan’ vyshk n’qoshe t’pinxheres, të mjerat në saksi
As lot nuk kan t’i ngjallin, jan shterrur lot e rinisë
Veç kur më merr mu malli, i knoj un’ dashurisë.
Ti m’ke braktis’, qofshin haram ndjenjat e mija
Se larg dashnis’, të lindi n’zemër pabesia
Ke me u pendue, por at’her ka me qenë vonë
dhe tuj lotue do t’vij nermen dashnia jonë
“””””””””””””””””””””””””

Si Kuzum Babai kokën time të prerë
e futa me duar brenda një sirtari,
e mbylla mendimin e paanë pa u ndjerë
dhe dritën në rrezen e një fari.
Sirtarin e pajisa me një kyç,
një fashë për gojën që mirë të puthitej,
besoja binarët s’ngecin në udhëkryq
dhe nëse bota e tërë përmbytej.
U vura rregull mendimeve të kokës,
s’i lashë të dilnin lirisht,
të mos ishin orët, minutat e kohës,
që rrjedhin e s’pyesin fatkeqësisht.
Kur erdhi shiu me shumë rrebesh
sirtari u lag e nga kalbja u shqye,
mendimet pluskuan e dolën në shesh
dhe heshtja qe rrugë pa krye!
© Vlorë, më 17 tetor 2015