17.5 C
Tiranë
E dielë, 16 Nëntor 2025

Lavdije Karrametaj Zalli

TË ÇMENDUR SI TI

Të quajnë të çmëndur,
Sepse e çmendur je në kët botë pa fre,
Të shikojnë tek kalon rrugës,
Shikimet e njerëzve, shpojnë qiellin si rrufeja,
Pëshpërimat e pazëshëm zemra lendojnë,
Mbas shgarravinave të fasadave, zënë e thonë,
Ah, sa do doja të isha e çmendur, si ajo!

E çmendura, mes çmendurive rrugën vazhdon,

Ecën pa e kthyer kokën pas,

Nuk dëgjon asnje fjalë për të se ç’thonë,

Vetëm pëshpërima e njerëzve që e ndjejkin pas,

Jaaa eshte e çmendur, ajo rrugës po kalon,

E mjera, është çmendur, nuk di as të flasë,

Vetëm poezi di të shkrojë,

Duket se jeton plot gaz…

Dhe ti rrugën në heshtje vazhdon,

Sikur don dhe më shumë ti cmendësh,

Të gjithë pas të vinë, me zili të shikojnë,

Shtegut të dëlirësisë si ti duan të jetojnë!

“””””””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe njerëz në këmbë

NË DËRRASE TË NGRIRË
Dua të shkruaj për ajrin,
Që në këtë mëngjes,
Është i zemëruar me mua,
Të shkruaj por larg më ikën
E nuk mund ta prek
As me trupin tim të dërmuar
As me shpirtin tim të etur.
Shtrirë në dërrasën e akullt,
E mbërthyer në gozhda.
E trupi im,
Dhe shpirti i gjakosur,
Kërkon pak ajër,
Që forcë të marrë,
Të ngrihet dhe një heré.
T’i largohet errësirës,
Për ty
Për juve,
Të marrë frymë përsëri.

Pak ajër dua,

Por zemërimi,

Është zemëruar me mua,

Më morì ajrin dhe më la vet!

“”””””””””””””””””””””””””””

(Dua të fluturoj atje lart në qiell,
Dhe të mos shikoj më fëmijë që qajnë,
Nuk dua të shoh sy të përlotur,
Sy që vetë nuk qajnë,
As të dëgjoj lamtumira të përjetshme).

Pak vargje nga libri,

E DI SA PIKA LOTË KA DETI!

“””””””””””””””””””””””””NË ZEMËR TË NATËS

Në zemër të natës, 
Zemra akoma nuk fle, 
As qetësia e natës nuk fle, 
As nëna në gjumë nuk ka rënë!

Diku dëgjoj të qajnë fëmijët, 
Në një anë gëzojnë, 
Në anën tjetër 
Sfinksi i ankthit i shtrëngon.

Më tutje, dikush helmin kërkon, 
Dikush lutet nga vdekja të shpëtojë,

Mendoja se nata me yje 
Është një mrekulli, 
Vuan edhe kjo qetësi nate,
E më prish ëndrrat e natës.

Në zemrën e kësaj nate
Mrekullinë askund nuk e takova,
As dashurinë, 
As këngën,
E bekimet e nënës shpojnë gurin.

Loti, mërzia, dhembja
Valle hedhin bashkë,
Në zemër të natës, 
E zemra ime merr arratinë,
Nga copëza shkëmbinjtë të shpëtojë.

NË ZEMËR TË NATËS
Në zemër të natës,
Zemra akoma nuk fle,
As qetësia e natës nuk fle,
As nëna në gjumë nuk ka rënë!
Diku dëgjoj të qajnë fëmijët,
Në një anë gëzojnë,
Në anën tjetër
Sfinksi i ankthit i shtrëngon.
Më tutje, dikush helmin kërkon,
Dikush lutet nga vdekja të shpëtojë,
Mendoja se nata me yje
Është një mrekulli,
Vuan edhe kjo qetësi nate,
E më prish ëndrrat e natës.
Në zemrën e kësaj nate
Mrekullinë askund nuk e takova,
As dashurinë,
As këngën,
E bekimet e nënës shpojnë gurin.

Loti, mërzia, dhembja

Valle hedhin bashkë,

Në zemër të natës,

E zemra ime merr arratinë,

Nga copëza shkëmbinjtë të shpëtojë!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.