“”””””””””””””””””””””””
MASHKULL
Mashkull
Femna asht aja gru që t’pruni n’jet,
Aja qi për nant muaj t’ushqej me frymen e saj,
Me gjakun e saj, t’dha t’pamin e syve t’saj,
Qi ti me dallu driten nga errsina, t’dha jet nga jeta e saj,
Tuj t’ushqy, me palcen e kocave t’saj t’etun.
Mashkull
Femen asht aja gru qi për nji jet,
Luftoj me forcen e shpirtit për t’mbrojt,
Nga errsina e ksaj bote të çmendin dhe katile.
Bot që asht lidhun ny me frigen tande,
Dobsi e jotja, per me ken ma i madh se zotnat.
Mashkull
Femen jam edhe un, jam bija e dikujt,
motra e vllaznive, nan e fmive t’mi,
E dua jeten mashkull, por jo si e don ti,
E dua pa dhun, pa gjak, pa hakmarrje,
Kam nevoj për mbrojtjen tande, dhe pak dashni!
Sot.
Dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj Grave.