MES ËNDRRASH
NJË ËNDRRE MUND TI JAPIM JETË PO PATEM SHËNDETIN,
ËNDRRAT NUK E KANË FUQINË TË NA MBAJNË NË JETË.
Jetojmë mes shumë ëndrrash,
Por kemi shum pak kohë për t’i realizuar,
Në kërkim të realizimit të tyre harrojmë,
Harrojmë të kujdesemi për shëndetin tonë.
Koha kalon duke punuar për të jetuar,
Duke u kujdesur për gjithçka, vetem për vete jo,
Duke mos e kuptuar që shëndeti, lumturia,
Po vdesin bashkë me ëndrrat dhe shpresat.
Në qoftë se duam të jetojmë gjatë,
Të jetojmë të lumtur, të realizojmë ëndrrat,
Duhet të kujdesemi edhe për vete,
Të kujdesemi sa nuk është vonë.