Shkëputur nga libri im.
Poezi,
Vetëm ti ma njeh shpirtin,
Ma njeh forcën dhe dobësinë.
Ti ma njeh gëzimin,
M’i njeh lotët
A janë të gëzimit apo të hidhërimit!
Poezi,
Vetëm me ty flas,
Shpirti im dorëzohet vetëm para teje.
Vetëm ti më kupton,
Fjalët e mia që dalin prej lotit,
I fshin vetëm ti,
Duke e shëruar shpirtin tim.
Poezi,
Je ti që më dëgjon në heshtje,
Kur malli më merr për rrezet e diellit,
Ti m’i largon retë dhe ma ngroh shpirtin.
Vetëm ti poezia ime,
Dimrin me acar ma ktheve në behar,
Ma shkrin akullin kur trupi ngrinë,
Më rrethonë me cicërima zogjsh,
Me lule plot ngjyrë dhe aromë.
Oh, poezia ime,
Asnjëherë vetëm ti nuk më le,
Edhe kur ajri dhe forca më mungonte,
Je ti që më dhe frymë,
Më mbajte përherë pranë,
Dhe gjumin e natës
Me ty e bëj të qetë.
Ripostim!
“”””””””””””

Të sinqertë dhe të dashur,
I gëzon një puthje në ballë,
Një shtërgim dore, një buzëqeshje,
Një shëtitje tek lumi, pak minuta në park.
I gëzon dielli kur lind dhe perëndon,
Kënga e bilbilit në dimër dhe në verë,
Ëndrrojnë të bëhen me krahë, dhe të fluturojn,
Botën ta shëtisin, të kthehen në pranver!