I zbrazet, heshtje, era frynë lehtë.
Stolë boshatisur, të vetmuar, përseri heshtje.
Pres në stolin e dikurshëm të shoqërohem me zogjtë, që për çudi, këtë ditë qenkan zemëruar me mua.
E zbrazët qëndron heshtja mbi flokët e mi, gjethet e fundit të vjeshtës bien lehtë, lehtë. I marr i puth me buzet e thara, buzët marrin ngjyrë vjeshte, sytë mbyllen ngadalë, ëndrra vazhdon me lutjen që kur të zgjohem, të jemë e rrethuar mes fëmijësh, që luajnë përseri në park!
Ditët e ktij viti iken,
U gzum, u mërzitem,
U bashkum, prap u shpërndam,
Botës ana e kand si hije i ram.
Si dallgët që prekin qiellin, si retë që mbjellin furtunë,
Ditët i mbushëm me gaz, me dashni, me lot,
Mbrapa lamë dhimje, kudo nëpër botë!
“””””””””””””””””””””””””
