Kur isha fëmijë..
I doja flokët e nënës dhe babait tim.
Doja që t’u ngjaja,
Dëshira ime ishte, që prinderit e mi,
Të ndjeheshin krenarë per bijen e tyre.
Sot jam nënë,
Dhe dëshira ime është,
Të jemë një nënë e mirë për femijet e mi
Një moter dhe një mike e mirë për të gjithë!
Fundjavë dhe pushime të mbara të gjithëve!
“”””””””””””””””””””””
SHQIPËRIA PO PLAKET
Shqiperi e mjera ti,
E të mjerë ne!
Shpirtplasur,
Të shoh tek plakesh,
Shpirtcoptuar të shoh
Tek po i largon nga prehëri,
Të rinjtë e të rejat,
Tek po plakesh, e po kêrrusesh,
Në shtratin e pleqërisë,
Duke mbetur e vetme cunge,
Dhe duke marr mallkimet,
E të gjith brezave që do të vijnë…