Poetja Lavdije Karrametaj Zalli, shkruan dhimshem Pse?Nji psehe qe ç’do rrjeshte i saje shprehe dufin qe mbane ne shpirt.Lavdijen e njof fare femije,kisha nji miqesi me te jatin,nji burre shakaxhi dhe i humorit,nji njeri nder bere per ke do.Shyqyri Cani Karrametaj ka vite qe eshte ndare nga jeta,e bija loton!po,po loton sepse plages se humbjes s’ babait i shtohet dhe humbja e vllait…..Nji pene qe flete me realitetin,nji pene qe nuk i shmanget te vertetes mbetet e trisht po shume e lexuare.Lavdijes i them kurajo,shkruaje mos reshte,sepse brezat qe vin e duan poezin tane,e duam dhe lexojme me shume mallengjim brezi i sotem.Suksese,jeta vazhdon,njeriu i forte mposhte ç’do dhimje,poezia mbane gjadhe ç’do tragjedi dhe kujtim te jetes. Gjin Musa-Akademik
DO KTHEHEM
Do kthehem,
Aty ku jeta merr frymë,
Dhe njeh vetëm lindje.
Do kthehem,
Trëndafilave ti marr erë,
Vetëm atëherë do të rilind.
Do kthehem,
Të buzëqesh përsëri,
Qoftë kjo edhe e fundit buzëqeshje!

NË DIAMETRIN E KËTIJ GLOBI
Jam e vogël,
Aq sa syri juaj nuk më dallon,
E strukur rri në një cep,
Të kësaj bote të madhe,
Aq sa askush emrin nuk ma di,
Dhe askush nuk më njeh.
Sytë e mi shikojnë larg,
Shumë larg,
Sa që bebëzat shkëlqejnë
Dhe nuk pranojnë të heshtin,
Edhe atje ku lindja nuk ka lindur akoma,
Dhe perëndimi e pret lindjen
Që të perëndojë.
Jam e vogël
Po aq sa jam e madhe,
E strukur rri në çdo cep të kësaj bote,
Pres të lind lindja, pres të lindê dhe të jetojë,
Deri sa perëndimi të çmallet
Me mua të perëndojë!
Ju uroj javë të mbarë!
“””””””””””””””””””””””
KA SHUMË ARSYE
Ka njerëz që veprojnë sipas arsyes, njërëzit e tillë nuk i tremben as vdekjes.
Gjyshja ime më mësoj ta dua natyrën.
Lulet mbanin aromën e sajë.
Babai më mësoj si të jemë një bijë e dashur.
Bujarinë dhe zemërbardhësinë ma la trashëgim.
Nëna më mësoj si ta dua familjen,
Butësinë, durimin dhe dashurinë e kam dhuratën më të çmuar të sajë.
Fëmijët e mi më mësuan,
Si ta dua veten.
Kam shumë arsye të jetoj gjatë,
Nuk kam frigë,
Nga hiri i parakohshëm.
Ju uroj një mbrëmje të këndshme!
“””””””””””””””””””””””””””””””
SONATË NATE PËR VETE
Në dritaren gjysmë të kalbur,
Kërkoj të shoh veten,
T’ua bëj me dorë zërave të heshtur,
Tretur në mjegullën e dendur të kësaj nate,
Po asnjë përgjigje nuk më japin.
Ndjej vetëm rrahjet e lehta të zemrës sime,
Më pas më vijnë zëra që më thërrasin,
Janë zërat e mekur që shëtitin natën,
Janë zërat që dalin nga shpirti im,
Zëra që kanë marrë arratinë.
Në dritaren gjysmë të kalbur
Në heshtje rri e pres,
Pres të shoh veten,
Të mbledh zërat e humbur,
Nga kjo pritje po tretem ngadalë.
Në dritaren gjysmë të kalbur,
Në heshtje pres tretjen time,
Trazuar në atë mjegull nate!