7.5 C
Tiranë
E martë, 17 Shkurt 2026

Lavdije Karrametaj Zalli

ËNDËRRIM
Më zuri gjumi mbi gjethet e vjeshtës,
Era trupin ma mbuloi me frymën e saj plot ngjyra.
Vetëm një gjethe e zverdhur, mbi buzë më ra,
Me lotin që shkundi qerpiku gjethi u tha.
Vjeshta më shtrëngoi në të ëmblin krahëror,
Në male e fusha fluturoi, si një zanë më zbukuroi,
Bukuria e saj gjithë zogjtë pranë i mblodhi,
Në ëndërën e dasmës, këngës t’ia thonin.
U zgjova pranë Drinit, pranë ujit të bekuar,
Me vello të bardhë me ngjyra zbukuruar,
Me gjethe mbi buzën që loti e kish tharë,
Lundrova në ëndrrat se malli më kish marrë.
Ju uroj fundjavë të mbarë!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.