14.5 C
Tiranë
E shtunë, 8 Shkurt 2025

Lavdije Karrametaj Zalli

 

VIRUSI MË I EGËR

Ndoshta, sot më shumë se kurrë duhet të mendojmë dhe të kthjellohemi më shumë. Duhet te ndërgjegjësohemi dhe të mendojmë për qindra familje të ngujuara, për qindra fëmijë që iu hiqet e drejta të ngrohen nën rrezet e diellit që në barkun e nënës.
Ndoshta sot më shumë se kurrë, duhet të mendojmë për ata fëmijë, që nuk kam të drejtë të mësojnë t’a shkruajnë as emrin e tyre, se e drejta e tyre iu mohohet nga një virus më i rrezikshëm se virusi Korona.
Ndoshta, sot do të mendojmë vetem një çast, sikur jeta jonë të jetê si e këtyre familjeve, kêtyre fëmijëve që virusi me i rrezikshëm jemi ne, njerëzit.
Vetëm një çast mendoni këto familje, që i zë gjumi pa ngrënë dhe zgjohen në errësirën e tymit që i pret mbas derës dhe mbas dritareve të kalbura prej frikës, frikë se nesër dielli do ia heq edhe të drejtën e shikimit, aty ku fshihet mbas reve të zeza…

Më falni për fotot, por ky është virus, kjo është varfëri, kjo është të lindësh i denuar me sëmundje që nuk po gjen sherim!

GËZUAR DITËN E VERËS.Nessuna descrizione della foto disponibile.

PRANVERË

Do të kthehesh sërish,
Bashkë me dallëndyshet,
Bisqe të reja do të çelin,
Për të pushuar
Fluturimin në shtegtim.
Më ke premtuar
Se do të këndosh për mua,
E unë, nuk do të vë gjumë në sy,
Po të pres zgjuar…!

Pranverë!
Patjetër ti do të vish
Lëndinave do të luajmë
Si dikur kur isha fëmijë,
Me këngën e dallëndysheve,
Do të vallëzojmë
Me vesën mëngjesore,
Do të na bekosh agsholeve
Dhe do të na japësh ngrohtësi!

“”””””””””””””””””””””””””

Kështu do ju mbaj mend.
Baba dhe vëlla i mungoni shpirtit tim.

I REZISTOJ PËRVËLIMIT

I rezistova flakët,
E qëndrova në këmbë,
Edhe pse hiri
Akoma flakë lëshon…

Qëndrova përballë dhimbjes
E mora frymë për ty,
Edhe pse flakën
Akoma e mbaj në duar,
Për ta lehtësuar,
Përvëlimin që kam në shpirt.

Të jam betuar,
Se do të jetosh me mua,
Sa frymë të marr unë
Edhe hirin do ta përziejmë
Me pluhur të pashkekur.

E nga maja è malit do ta hedh,
Era, le ta shperndanë në zemrat që na deshën,
Le ta shpërndanë
Në zemrat që na duan,
E që vuajnë
Për humbjen tonë.

L'immagine può contenere: 2 persone, spazio all'aperto
L'immagine può contenere: una o più persone e vestito elegante
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.