8.5 C
Tiranë
E martë, 18 Mars 2025

Lazer Kulla

 

Kisha dhe prifti, nusja dhe lopët, femijët dhe viçat…Po shkolla ku ashtë o të mjerë…?

Marrë si shkas nga një perurim i nje kishe të re në vendjindjen time.
Na paskan ba “kokrren e nderes “ me ketë kishë….
Gjaja ma e fundit si na mongonte në vendlindje ashtë kjo “kaçorrja” kishë Rrugët i kemi të asfaltuara vetem në dimër dhe vetem atëherë kur ban acar dhe rrugët ngrinë në akull ose mbulohen nga bora. Se kujtohet qeveri per to mozallah…
Per dritat elektrike nuk pyet kush se edhe po mungoj, i kthehen ndriçimit me pishë si në mesjetë, per frigorifer nuk ka nevojë se pinë ujin e ftohtë brisk direkt nga burimi, per qender shendetsore nuk ashtë nevoja se nuset u pjedhin tek lopa….per shkollë nuk ka çka u duhet se femijët i rrisin sebashku me viçat (një rrugë dhe dy punë)…..o milet haj medet
E vetmja gja që ka mungue ashtë kjo, “kaçorrja” që u bekue nga “fustan ziu “ me zinxhirë në qafë e kryq në gjoks. Ta gezoni o bashkë fshatarët e mi, vertetë ju duhet, sinqerishtë e them se ju duhet. E dini pse?
Nga e Hana deri të Shtunen kalendari i punës per ju ashtë si ma poshtë:
1 – E hane dhe e Marte me u ngaterrue roptë e shpisë ndervedi
2- e Merkurë dhe e Ejte me u ngaterrue me kojshinë per ndonjë dam të tipit pula jote hyni në kopshtin tim…
3 – të Premten me pi raki diten dhe me rrah gruen në darkë pse nuk ashtë zije grosha mirë…
4 – të Shtunen me ba hesap kush parti duhet me qeverisë dhe ketu dhi…het muhabeti krejtë se të tanë bahen të mençem dhe kryeministra…
5 – Të Djelën normalishtë e keni të nevojshme te shkoni tek “kaçorrja” deri sot e munguar, ti puthni dorën priftit, se ju don fortë, ti luteni zotit me ju falë mekatet e javës (dhe nuk janë pak)….
Dhe jeta juaj rifillon të Hanen e ardheshme, por pa të ardhme per ju.
Ta gezoni “kaçorren” me kryq o badhkë fshatarët e mi!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.