Ishte viti ‘93 dhe sapo kisha fituar një konkurs per Holandishtë në një nder kolegjet më të mira në zonën e Brabant, Holandë.
As që kisha idenë se eksistonte një kolegj i tillë në Tilburg Zeud . Falë njohjes me një holandeze që punonte per arsimimin e të huajve në Holandë, ajo më rekomandoi të jepja provimin e gjuhës si hap i parë per tu miratuar studimet në ketë kolegj kaq të avancuar. Aty mesohej Anglishtë, Frengjishtë, Spanjishtë,Italishtë dhe Gjermanishtë. Të gjitha keto gjuhë ishin në dispozicion per vëndasit, kurse grupi i gjashtë ishte “Nederlands tweede taal” Holandishtja gjuhë e dytë. Në ketë grup pranoheshin zakonishtë europian që deshironin të mesonin Holandishtë dhe që ishin potencialë per të mbrojtur diplomën e perkthyesit. Ishte një konkurs shumë strikt, por me perspektivë. Kursi ynë kishte 25 studenta kryesishtë vinin nga vendet e Bashkimit Europian, por shumë nga ata vinin nga vendet e Lindjes (në atë kohë ishin vende kandidate per ne EU)
Rastesia më qellon që në bangen time të kem Suzanën nga Maqedonia.
Suzana ishte rreth 25 vjeçe, bionde me fokë të gjata që ta jepte pershtypjen se nuk i ka prerë kurrë, kishte qefë xhinsat e ngushta të reklamonte trupin e sajë të hollë dhe me tiparet e një atleteje.
Perveç kompleksit të nacionalitet (siç në pergjithesi i mundon Ballkanasit) Suzana ishte një vajzë që kishe qefë të diskutoje dhe të bëje ndonjë shaka, pse jo.
Saherë që binte rasti per të diskutuar per historinë e lashtë, ajo nuk ndjehej mirë p.sh po ti thoshe se në Balkan Grekët, Shqiptarët dhe Rumunët janë më të vjetrit popuj të gadishullit. Nuk i pelqente fakti se Grekët dhe Shqiptarët janë si dy vellezer që jetuan me mijëra vite bashkë dhe sot janë të ndarë nga politika ashtu siç një njerkë e “keqe” arrin të ndajë dy binjakë.
Nganjëherë e humbja “diplomacinë” fare kur i thoshja se ju Maqedonasit jeni Bullgarë …ketu e humbiste fare, dhe shpesh ngrinte zërin si per të më mbushur mendjen mua (që as bëhej llaf) se Maqedonët (pra keta që sot janë pagëzuar si Maqedonë të Veriut) janë autoktonë dhe nuk kanë asnjë lidhje me Bullgarët.
Nejse, duhet ta pranoj se edhe unë në atë kohë nuk isha i çliruar plotësishtë nga ai nacionalizmi “shovinist”, keshtu që një ditë ndersa po merrnim leksionin në Holandishtë, se si ashtu pa mëndje më shkuan sytë tek shenimet që Suzana mbante me shkrim dore. Aty vë re se ajo shkruante në Bullgarishtë….
Unë pak me djallëzi i them: Suzana, šta mi pišeš Bulgarski? Je si ti Bulgarka?
Perse shkruan në Bullgarishtë? A je Bullgare?
Reagimin e sajë natyrishtë që e prisja….ishte një reagim mohues, se nuk kishte lidhje me Bullgarinë, por është një Maqedonase autoktone…etj.
Dhe unë në formë pak tallëse i thoshja: po mirë kur do na flasësh një ditë edhe per historianin Vasiljevski që Aleksandrin e Madh e quan Sllav?
Thënë ndryshe, jeni një komb fallco dhe po mundoheni të formoni një shtet fiktiv, që kurrë nuk ka ekzistuar më parë.
Deri pak kohë më parë Maqedonia ishte “viktimë “ e politikës se Athinës. Tani që grekët e pagëzuan me emrin Maqedonia e Veriut, fap Bullgarët nxorrën Assin nën mëngë dhe thanë: gjuha juaj është Bullgarishtë. Pranojeni nëse do të hapni negociatat me EU….
Ja pra që më doli “profecia” Suzana është Bullgare.
Dhe “qershia mbi tortë” është: kur shqiptarët thonë jemi shtetas të Maqedonisë së Veriut. Çfarë absurdi?
Absurd që vjen nga injoranca, servilizmi dhe perdhosja shekullore e ndergjegjes si Shqiptar .
Çfarë dhimbje dhe fatkeqësi njekohesishtë