19.5 C
Tiranë
E dielë, 10 Nëntor 2024

Lebibe Zogiani

 

SOT.

Asnjë ditë nuk e dua
Pa guximin tim
Por edhe heshtjen
Durimin
M’i la gjyshi kujtim
Më shumë se tri herë mendo
Më pat thënë
Para se të flasësh
Me njeriun e gjakut tënd
Por mos hesht kurrë
Për atë që duhet thënë
Dhemb fortë fjala e pa thënë
Kur na kërkohet e vërteta
Të pëlqej apo nuk të pëlqej
Më duhet ta them
Njeriu im
E bëj nga dashuria
Për ty
Dhe për mua
E mbi të gjitha dashuritë
Atyre që vijnë pas nesh
T’u bëhet mësim
Jo kurrë nuk mundem
E bardhë
T’i them të zezës
Të jem unë dua
Janë vitet e fundit të jetës sime
Nuk dim ç’na pret nesër
Por dua
Të mos jem fund
Kurrë
Të jem kjo që jam
Dua
Jeta është e imja
Dhe më perket
Vetëm
Mua
Lebibe Zogiani

VAÇE ZELA.

I dha emër këngës
Si askush tjetër
Këngës i dha shpirt
Me më të bukurën këngë
Atdheut
Andej e këndej Drinit
Nuk la dritare shqiptare
Pa hapur Zëri Yt
Lebibe Zogiani

MË KUJTOHET SI SOT.

Kur menjëherë pas luftës
Kisha dëgjuar të improvizoheshin faltore
Nëpër podrumet e Universitetet
Ndërtoheshin xhamiat më moderne
Nga të huajt
Në tokën tonë Dardane
Por jo asnjëherë shkolla
E as spitale
Më kujtohet si sot në vitet e para pas luftës
Kisha dëgjuar të mbaheshin
Kurse kompjuterësh
”Falas”
Nga të huajt
Në të cilat kurse dëgjohej
Se flitej kundër Heronjëve tonë
Kombëtar
Shkolloheshin hoxhollar nëpër vende të huaja
E ktheheshin punonin si pedagog e historian
Tê papenguar fare
Vite kur qeverit tona flenin
Zgjoheshin vetëm kur u vinte koha
T’i përtrinin mandatet
Të ndarë e të përqare si mos më keq
Bëheshin bashkë dhe pa asnjë votë kundër
Vetëm atëherë kur behej fjalë
Për rritjen e pagave të tyre
E këto pasoja sot mjerisht i shoh kudo
I pash edhe sot
Se si u bën bashkë të marrët
Me më të marrin në krye
Të gjithë bashkë pa të zgjedhurit e popullit
Për t’i varrosur të zezat e tyre
I vun thikë pas shpine Kosovës
Lebibe Zogiani

BURIM QË NUK SHTERRESH KURRË NË SHPIRTIN TIM.

Je frymzimi im i përditshëm
Burim që nuk shterresh kurrë
në shpirtin tim
Lum
M’i vërshon të gjitha dhembjet
Oqean dashurie pa fund
Edhe atëherë kur shpresa
më bëhet cung
Pa këmbë
Pa duar
Ngjitem në lartësinë e shpirtit tënd
Pa frikë
Dhe shoh një tjetër botë
me sytë tu
JE DITËLINDJA E JETËS SIME
Je bukë je ujë
Je dritë je Zot
Je fjala
më e bukur
shqipe
Gonxhe e shenjtë
Në shpirtin tim
të mbolla
Të ma kujtosh pranverën
sa herë të marrë erë
Lebibe Zogiani
Duke e kujtuar Nënën Terezë ju përshendes miq me këto dy poezi të ripostuara.
Pikturë shume e veçante e piktorit te njohur

Arben Morina
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.