Lebibe Zogiani Gezuar ditlindjen me plote shendet dhe lumturi.Gazeta nji “Nji Dritare e Re”te uron :

NA RUAJ ZOT NGA TRADHËTARËT
Veshur si palaço
Herë si turk
e herë si arab
Kurrë kush plisin
në kokë nuk ta pa
Flet me popullin sikur të ishte
pronë e jotja
Shqipëria Kosova-Dardane
nuk janë pronë e asnjë politikani
e asnjë partie
e asnjë hoxhe
e asnjë prifti
ShqiperiaKosova
është Emri
i çdo shqiptari
të ndershëm
Sakrifica më e madhe
e një populli
që mundi ta bëj
për Atdheun
Dashuri e shenjtë
Frymarrja jonë
e çdo mengjesi
Lebibe Zogiani
“””””””””””””””””””
MOS MA JEP KOHËN NËSE NUK MË LEXON
E as fjalën mos ma thuaj
atë që nuk e meritoj
Se ajo fjalë e jotja
mund të më bëjë ta besoj
edhe fjalën që kurrë
nuk kisha dashur ta them
Nëse nuk i shërben
Atdheut
vargu im
Dashurisë njerëzore
deri në sakrificë
Unë nuk dua
as edhe një hap
ta bëjë më tej
Çdo punë tjetër
që do të bëjë
për të mirën tënde njeri
Qoftë edhe një fjalë e vetme
e ngrohtë
thënë dikujt
që kurrë nuk iu është thënë
Ka më shumë vlerë
se sa të humb kohë
për t’mos thënë asgjë
Poetin nuk e bënë poet
numri i miqëve
e as i librave
të pajetë
E as vargu i vjedhur
vënë në ballë të librit
Poetin e bënë poet
guximi për ta lindur vargun
dhe rritur si nëna fëmiun
Për të cilin
në çdo kohë
e gatshme edhe të vdes
Lebibe Zogiani
GËZUAR ENGJËLLI IM!
Je frymëmarrja e ime e çdo mëngjesi, m’i jep kuptim dhe jetë çdo dite, me dashurinë, respektin dhe kujdesin për mua duke më përcjellur si nëna fëmiun në çdo hap.
Ti e di se kur nisem për në punë, më shoqëron prej një shkolle në shkollë. Ti e di kur e filloj dhe kur e mbaroj çdo orë mësimi. Më gjithçka që bën për mua edhe me gjithë obligimet që ke si studente, e gatshme në çdo moment të më qëndrosh pranë, më bën të ndihem më shumë se një nënë e lumtur.
Kështu, si ky Driloni i Atdheut tim, shpirti yt është i bukur. M’i jep jetës bukuri, në ditë e në të mira e në të vështira.
E më shumë se për gjithçka, të falenderoj për ndjejnën që ma dhuron dhe nuk ka më të bukur për një nënë, se kur takoj njerëz dhe më thonë, se Drilona është Engjëll.
Këtë e dëgjoj aq shpesh, e dëgjova edhe sot nga plaku tetedhjetëvjeçar, kur erdhi me lule te dera për të uruar dhe falenderurar për gjithë kohën që e ke ndihmuar, si i rrezikuar nga pandemia me gjithëcka kishte nevojë dhe janë muaj tani.
Unë dhe vëllai Betimi krenohemi me Ty dhe të urojmë shumë fat në jetë pulëbardha jonë! Të duam shumë Drilona, do të na kesh pranë gjithmonë!
I gëzofsh edhe 100 vite te lumtura e me plot suksese bija ime!