11.5 C
Tiranë
E shtunë, 15 Shkurt 2025

LEDIONA A SYLA

POETJA E RE  LEDIONA A SYLA  VJEN SOT ME NJI CIKEL NGA KRIJIMTARIA E SAJE.

S’SHPEJTI DOJU BOTOJME NJI BIOGRAFI TE KESAJE POETJE QE KERKON MAJAT E KRIJIMTARIS,KERKON TE RADHITET NE PENAT BRILANTE TE KOSOVES.

SUKSESE  LEDIONA,….Gjin Musa,gazetar dhe botues

 

URIME DITËLINDJEN KOSOVË

Nessuna descrizione della foto disponibile.

Kosovë më je dielli që rrezon ,
Më je hëna që ndriçon !
Shume ke vuajtur , ke duruar
Vështirësi shume ke kaluar !

Ke jetuar me një shpresë ,
Dhe do jeshë e lirë ke dhënë besë !
Shumë vite ke qenë nën sundim
Por , të shpetuan shume heronje dhe Adem Jashari trim !

Shume vite nën robëri
Më në fund tash 12 vjet liri
Kosovë ti e di , por , prapë po ta them ;
Historia e vështirësive tua ;,

Nuk është shkruar në letër me bojë e me penë ,
Është shkruar me eshtrat e të masakruarve ,
Dhe gjakun që është derdhur për ty !
Këtu i themi Kosovë nanë , nuk e lëmë pa i vra armiqët tanë !

Dhanë shumë jetën për liri
Për Kosovë e Shqipëri
Shumë trima thanë ; “Do kesh dhe ti ditëlindje Kosova ime , e nëse është nevoja të jap dhe jetën time “!

Mirënjohës , respekt dhe lavdi
Trimave që dhanë jetën për liri !
Do vijë dita kur sunduesit tanë të mëhershëm ,
Të na thonë neve e ti drejtohen Kosovës ;

“Kush je ti moj bukuroshe ,
Që rri me halle në atë qoshe ?…”
E atëher ne do ngrihemi në këmbë ;
T’ia përplasim në fytyrë fotografitë e familjeve të masakruara , e ti themi :

“Jemi ne kosovarët vetë ,
Na keni mbajtur robër deri vonë e tash rrini të qetë , besomëni s’keni për të parë më kurrë dritë në këtë jetë ,
As s’do jeni kurrë të qetë !

Mos keni frikë s’do ju biem mbi kokë ,
As s’do jua qorrojm këta sy
Por Zoti për vuajtje do të t’zgjedhë “ty” !!!
S’jemi ne të okupimit, fatkeqësive e masakrimit

S’dimë ne krime , e për të varë
Se ne quhemi “kosovarë” !
Këtu s’do ketë kral as mbret ,
Kosovë urime ditëlindja e 12- të !!!

Autorja : Lediona A Syla !

BILBILI I KOSOVËS..

E këndshme porsi era e trëndafilit
Zërin si t’bilbilit
Fyti yt eshtë i kristaltë
Edhe zemrën e ke të artë
Je Mbretëresha e këngës shqipe
Por tash ti ike
Ike u largove
Gjithve neve na pikëllove
Humbëm një zë bilbili
Një shpirt t’këndshëm si trëndafili
Sa herë këngët tuaja dëgjoj
Bashk me ty me një zë këndoj
Iku burimi ynë i qetësisë
Iku shpirti i Nexhmisë
Për Kosovë kurrë s’ju ndalë gusha
Në paqe u prehtë Nexhmije Pagarusha !

Autorja : Lediona A Syla

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.