Norvegjia, për nga natyra mendohet „përbindshi“ i botës dhe, për nga pasuria mendohet „parajsa“ e botës.
Eshtë vendi më verior i Europës, vendi i ditës dhe natës polare. Ka një sipërfaqe 385.203 km2 dhe një popullësi 5.328 ml. banorë. Eshtë vendi me terenin më të thyer në botë, ka 1300 male të cilat përshkohen nga mbi 900 tunele të qarkullimit rrugor. Ka 25.148 km. bregdet, 450.000 liqene dhe 150.000 ishuj.
Edhe norvegët kanë bërë luftë, janë pushtuar dhe kanë pushtuar. E veçanta e popullit norveg është se, pas çdo lufte ata gjithmonë janë pajtuar, janë bashkau dhe i janë turrur punës. Shquhen si njerëz paqësorë, të mençur, të ditur dhe patriotë. Një gjë të tillë, e verteton shumë mirë gjendja e tyre ekonomike. Norvegjia ka të ardhurat më të larta për frymë në botë: Plot 81.995 US.$
Po ne? Ku jemi ne, populli më i lashtë i Europës! Ne nuk punojmë, grindemi. Grindemi para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës. Norvegët nuk grinden kurrë, ne nuk pajtohemi kurrë. Në Norvegji nuk ka burgje, tek ne ndertohen burgje dhe, megjithatë, krimi dhe korrupsioni nuk ndalen.