13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Mars 2025

Leke Imeraj

Fundi i populizmit shqipfolës.

Në Shqipëri, në vitin 1991, pas rënjes së diktaturës, pushtetin politik, e mori populizmi.

Përfaqësuesi i parë, i populizmit, ishte komunisti Sali Berisha. Eshtë e vështirë të thuhet, nëse ai, është një populist i majtë apo i djathtë. Më tepër ngjanë me një populist anarshist. Shkëlqimi i tij, i pari dhe i fundit, ishte fitorja e madhe kuvendore e vitit 1992. Por, ishte një shkëlqim ditshkurtëri, nuk zgjati shumë.

Viti 1996 ishte viti që, e shndërroi në një humbës i madh. Që nga ai vit, populli e hoqi qafe, megjithse ai, akoma nuk ka ndërmend t’i hiqet popullit qafe.

Viti 2021, është viti që i dha godtjen vdekjeprurëse populizmit shqipfolës.

E majta shqiptare, fiton zgjedhjet kuvendore, për të tretën herë, me shumicë qeverisëse.

Kjo fitore, po e mendoj të Ramës, sigurisht që nuk është për Ramën, si i mirë dhe i duhuri për të drejtuar kombin.

Shumë më tepër, duhet menduar si një mjet që, populli ka zgjedhur, për të hequr qafe populizmin dhe, populistët.

LSI shkërmoqet përfundimisht. Nga një “tepsi” e madhe, kusht si qeveriformuese, u shndërrua në një “lugë” kafeje kauçuku. Pa asnjë vlerë politike.

DASH deklaron Sali Berishën, “Person i Padëshiruar”, për SHBA.

Kuvendi i Shqipërisë, e shkarkon nga detyra, Presidentin të Republikës, Ilir Meta.

Në Kosovë, në zgjedhjet kuvendore që u zhvilluan me 14 shkurt 2021, fitoi populisti i majtë, Albin Kurti. Por, lavdia e tij, si populist, nuk zgjati shumë.

Në zgjedhjet vendore, të 17 tetorit 2021, i ndodhi ajo që, rrallëherë, mund t’i ndodhë një force politike në pushtet, në gjithë botën. Partia e tij dhe, ai si kryetar i saj dhe kryeministër i Kosovës, nuk fiton asnjë komunë. “Sofra e burrave” e nxorri jashtë.

Reagimi i tij, për një humbje kaq të thellë, ishte ai i një populisti të humbur por, që nuk e pranon humbjen. “Presim balotazhin”, tha ai, dmth. ndonjë kockë, nga “sofra e dytë”, ajo e grave dhe fëmijëve.

Një humbje e tillë, është një shpërfytyrim dhe zhgenjim i madh, për vetë Kurtin dhe qeverinë e tij, në sytë dhe mendjen e politikanëve perendimorë.

Menjiherë pas humbjes fatale të Albin Kurtit,  në Tiranë, kryetari i LVV populiste, Boiken Abazi, ngriti flamurin e bardhë (dha dorëheqjen) dhe shkoi në punën e vet. Teorikisht, kjo do të thotë që, LVV në Tiranë dhe Shqipëri u shua.

Treshja Berisha, Meta dhe Kurti, si themeluesë, organizuesë, drejtuesë dhe frymëzuesë të populizmit, duket se janë drejt vetëvarrosjes së tyre. Bashkë me ata, edhe populizmi shqipfolës.

Po Rama?

Rama duket se është njeri me fat, në karierën politike.

Nano e solli atë nga Parisi, “me thonj të paprerë” dhe, menjiherë në postin e ministrit. Gradualisht, kur mori “koburen” në dorë, të parin vrau “babain” e vet, Nanon. Nëse bëri mirë apo keq!? Por, e bëri.

Pa mohuar edhe aftësitë e tij, si orator, drejtues dhe komandues, ai i shfrytëzoi me shumë mjeshtri shanset që iu dhanë.

Eshtë shumë e vështir të përcaktosh bindjet dhe orientimin e tij politik. Herë i majtë herë i djathtë, as i majtë as i djathtë, herë populist herë demokrat, herë ballist herë zogist, herë reformator herë negociator, herë me Lindjen herë me Perëndimin. Socialist asnjëherë.

Shansi  më imadh i tij, për të qendruar sa të dojë, mbi kalin e kryeministrit, është shkërmoqja përfundimisht e PD-së. Tani ai ka fushën edhe topin, me portën bosh të kundërshtarit. Shenon sa të dojë, gola dhe autogola. Luan pa arbiter.

Ai e di çfarë i duhet por, nuk e di çfarë duhet. Merret vesh shumë mirë me të pasurit por, nuk e kupton gjuhën e të varfërve. Eshtë i gjatë, shikon lart por, nuk i shikon dot poshtë, ata që i nëpërkëmben dhe, presin diçka prej tij..

Pavarësisht nga roli që kanë lujatur vorbullat, zigzaget dhe përplasjet politike, mendoj se, faktori kryesor që i dha goditjen vdekjeprurëse populizimit shqipfolës është populli. Shumica e popullit, këtej dhe matanë Drinit, është e ndërgjegjësuar për rrezikshmërinë e madhe të populizmit, të majtë apo të djathtë. Nuk e duron dot.

Një grusht militantësh, “kobure” në duart e liderëve të tyre, mund të shkaktojnë trazira sociale por, nuk përbëjnë rrezikshmëri për rendin.

Lekë Imeraj-shkrimtar, përkthyes, publicist.

 

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.