10.5 C
Tiranë
E hënë, 21 Prill 2025

Leke Imeraj

Armiqtë e kombit tonë flasin shqip.

Po flitet shumë për rrezikun serb në Ballkan.
Madje, sipas ndonjë “diplomati” analisti etj, kombi ynë, kryesisht Kosova, jemi të rrezikuar.
Rreziku serb, nuk duhet mohuar, as nënvlerësuar.
Por, askush nuk flet për faktin se, Serbi dhe, armiq të tjerë të kombit tonë, kanë 30 vjet që, na kanë hyrë brënda në shtëpi.
Kemi 30 vjet që, njerëzit e Beogradit, drejtojnë shtetin dhe pushtetin tek ne.
Ju kujtohet Faslliçi?
Kemi 30 vjet që, politikanët e Tiranës dhe ata të Prishtinës, prodhojnë vetëm kriza politike brënda kombit tonë, njëlloj si ato me Beigradin.
Motorrat e luftës të Milosheviçit, kundër popullit të Kosovës, u furrnizuan me karburant nga politikanët e Tiranës.
Rugova vdiq pa u pajtuar me Berishën.
UÇK, ushtria më e lavdishme e kombit tonë, që i solli pavarësinë Kosovës, u epitetua komunisto-terroriste nga presidenti në Tiranë.
Gjeneralët e UÇK, heronjtë e kombit, u spiunuan nga politikanët shqipfolës, u arrestuan dhe ndodhen në Hagë.
Kjo tragjedi, ndodhi pas “duelit” mediatik Berisha vs Thaçi, tejet armiqësorë.
Linja dhe lëvizje të caktuara, në Tiranë dhe Prishtinë, prej vitesh po punojnë për koreanizimin e kombit tonë.
Mendoj se rreziku madhorë, për kombin tonë, janë politikanët shqipfolës antishqiptarë, në Tiranë dhe Prishtinë dhe, jo Beogradi.
Me zhurmën për rrezikun nga Beogradi, ndonjë “diplomat” shqipfolës, analistë dhe media shqipfolëse pro serbe, po mundohen të maskojnë armikun shqipfolës, bashkëpunëtor i Beogradit që, ka ndezur motorrët, për përmbysjen e shtetit tek ne. Tregjedia e kombit tonë po luhet brënda nesh dhe, nga politikanët shqipfolës, në Tiranë dhe Prishtinë, shumë më tepër dhe, shumë më e organizuar se në Beograd. L/Im
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.