14.5 C
Tiranë
E shtunë, 28 Mars 2026

Leke Imeraj

Fëmijët talent dhe politika „talentvrasëse“.

Sipas psikologjisë, çdo komb, 3 përqind të popullsisë i ka gjeni dhe, po aq budallenj.

Fëmijët me talent, që në hapat e parat ë jetës, mund të jenë gjenitë e së ardhmes. Tek ne, herë pas here, shfaqen fëmijë të tillë.

Nikollë Prendi, nga njësia administrative Balldre-Lezhë, në moshën shtatë vjeç, mësoi përmendsh 3000 vargje nga Lahuta e Malësisë, e të madhit Gjergj Fishta. Ky fëmi duhet menduar talent. Minimumi ai ka një kujtesë të pazakontë por, sigurisht, jo vetëm kaq.

Aldo Kodra, nga Shkodra, tani është 13 vjeç. Në moshën tetë vjeç, botoi librin e tij të parë, fantastiko-shkencor, me 200 faqe. Deri tani, ai ka botuar tre libra të tillë (fantastiko-shkencor), me 200-300 faqe. Aldo është i pazakontë, është një talent i rrallë, në një fushë tepër të veçantë. Ai mund të mendohet Jules Verne shqiptar.

Nikollën dhe Aldon, përveç prindërve të tyre dhe, një rreth shumë i ngushtë njerëzish, nuk i njeh askush. Pushteti vendor dhe ai lart, as nuk e dinë nëse ekzistojnë Nikolla me Aldon. Asnjë mirënjohje, asnjë mbështetje, asnjë përkrahje nga shteti, për këta fëmijë talent. Aldon e financojnë prindërit e vet punëtorë.

Unë përmenda këta të dy por, me siguri ka edhe shumë të tjerë si këta, talent në fusha të ndryshme për të cilët nuk kujdeset askush.

Të gjithë fëmijët duan mbështetje, pa përjashtim. Fëmijët me dhunti të veçanta ose, ata talent, duan mbështetje të veçantë. Kjo mbështetje e veçantë, nuk mund të arrihet nga prindët dhe as nga mësuesët. Kjo ndërtohet nga shteti, me shkolla elitare të inteligjencës dhe, mbështetje financiare ekstra. Një politikë që mendon të ardhmen e kombit, gjithmonë i mban sytë në bankat e shkollës, që në klasat e para. Në Gjermani, vetëm në Republikën Hessen (6,29 mln banorë) ka 90 shkolla speciale, për fëmijët e talentuar, të inteligjencës elitare. Aty shkollohen fëmijët talent, nga të gjitha fushat, pavarësisht nga shtresa sociale nga ata vijnë.

Nëse fëmijët talent, nuk diferencohen, në shkolla dhe programe, nga ata normalë, janë të rrezikuar. Një nxënës i cili, në programin mësimor, është tri apo katër vjat para bashkëmoshatrëve të vet, dhe ai që shfaq talent në një fushë të veçantë, nuk ka asnjë lidhje me klasën ku ai ndodhet. Ai është në kohën dhe vendin e gabuar, gjithmonë përjeton principin e frenimit, kurrrë atë të nxitjes. Ai vuan shpirtërisht dhe psiqikisht. Mendon dhe sillet krejt ndryshe nga bashkëmoshatarët e vet. Bëhet objekt kritikash dhe sulmesh, nga prindët dhe mësuesët. Në shumë raste përfundon tek mjeku psiqiatër, dhe mjekohet me qetësues. Brënda tij vdes talenti.

Tek ne, politika, i „vdes“ talentet, që në bankat e shkollës prandaj, ne prodhojmë shpifje, kurrë shpikje.

Lekë Imeraj shkrimtar, përkthyes, publicist.

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.