19.5 C
Tiranë
E dielë, 10 Nëntor 2024

Leke Imeraj

Eliana dhe jeta bashkëshortore.
Eliana, 45 vjeç, tregon: “Në jetën bashkëshortore, unë dua të eci në rrrugën time njëkohësisht, të mbështes edhe bashkëshortin tim, në rrugën e vet. Në trurin tim, janë ngulitur, veçanërisht, sinqeriteti dhe çiltërsia. Sinqeriteti, për mua, është mjeti „magjik“ i cili, siguron jetëgjatësinë dhe kualitetin e lidhjes bashkëshortore.
Unë mundohem të tregohem sa më e sinqertë me bashkëshortin tim, për çdo gjë dhe, në çdo rast. Të njejtën gjë bën edhe ai me mua.
Midis meje dhe bashkëshortit tim, ka ndryshime të mëdha. Ne jemi dy gjini, dy tipa, dy kultura, krejt të ndryshëm, që kemi rënë dakort të jetojmë bashkë. Kurrësesi nuk mundohem që t’i fsheh nën rrogoz këto ndryshime, vetëm për hirë të unitetit fallso. Ne i pranojmë ndryshimet midis njeri-tjetrit dhe, i theksojmë ato, reciprokisht. Ne guxojmë të sillemi me njëti-tjetrin, ashtu siç jemi. Secili nga ne ka sferën e vet private, të paprekshme dhe, të pakontrollueshme nga tjetri. Secili nga ne ka shoqërinë e vet.
Ne nuk e njohim xhelozinë. Ne nuk e pyesim tjetrin kurrë, ku po shkon, ku dhe, me kë ishe. Gjithësecili nga ne, „rrëfehet“ aq sa dëshiron. Në shtëpi, secili nga ne, bën atë që di t’a bëjë më mirë. Ne nuk jemi idealë, përjetojmë edhe konflikte por, secili nga ne, guxon t’ia thotë tjetrit „rrëshqitjet“. Ne nuk njohim slloganin, „njerëzit e mi“; të dya palët, si ata nga ana e ime dhe, ata nga ana e burrit, janë njerëzit tonë. Të tre fëmijët tonë, gjatë javës, flasin rregullisht në telefon me gjyshërit e tyre dhe, çdo fundjave, i dërgojmë për vizitë tek ata. Ne e kmi spastruar jetën tonë nga tabutë, ideologjitë dhe opinionet. Nuk e njohim „efektin publik”.
Si mendoni, ka të drejtë Eliana? L/Im
“””””””””””””””””””””””””””””””””

Nëse të vdesin prindët?
Takova një të njohurën time, rreth 45 vjeç. E kam njohur familjarisht, me babain e saj kemi qënë koleg. Të dy prindët e saj, kanë qënë intelektualë të nderuar.
Dialigu:
-Si e ke babin?
-Mirë duhet të jetë.
-Po nënën? Kam dëgjuar se ka qënë e sëmurë?
-Edhe ajo mirë duhet të jetë.
-Si, mirë duhet të jenë? Nuk ke kontakt me prindët? Unë e di se, edhe ata jetojnë në këtë qytet
-Jo, kam shumë kohë që nuk kam kontakt.
-Po me telefon, nuk komunikoni?
-Jo. Nuk u përgjigjem dhe as nuk i marr. Janë bërë shumë të besdisshëm. Vetëm ankohen, nuk i duroj dot. Prindët, kur nuk kanë më gjë për të dhënë, nuk kanë gjë as për të thënë. Duhet t’a mbyllin gojën.
-Larg qoftë, nëse vdesin, do të marrësh pjesë në varrimin e tyre?
-Uaaa, edhe ti! Pse thua larg qoftë? Me shumë dëshirë do të marr pjesë.
Aty u ndamë.
No koment.
L/Im
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.