Hajdutët e pushtetit
Nga libri im “Viktima të pushtetit të verbër”
Ka disa lloje hajdutësh, por kur them hajduti i pushtetit, nuk kam parasysh barkboshët. Ata të cilët, të detyruar nga dhembjet e forta të urisë apo të qarat e fëmijëve të tyre nga uria dhe mjerimi, rrëmbejnë diçka diku, në mënyrë të paligjshme.
Në rradhë të parë kam parsysh hajdutët e lirisë, të sigurisë, të të drejtave të njeriut, të inteligjencës, dhe këta janë politikanët.
Të gjithë politikanët janë hajdutë, secili në mënyrën e vet, dhe të gjithë bashkë. Përjashtimet janë të vogla, aq të vogla sa nuk ia vlen të përmenden.
Si hajdutë që janë, ata ndahen në dy grupe: Në hajdutë pushteti, dhe në hajdutë kapitali. Ka edhe nga ata që i kanë të dya pasionet. Edhe nëse nuk i kanë që në fillim, i fitojnë gjatë rrugës.
Kapitali dhe pushteti janë të lidhur ngusht bashkë. Për sa më shumë pushtet, duhet sa më shumë kapital. Për sa më shumë kapital, duhet sa më shumë pushtet.
E keqja më e madhe, nuk është kurrë ajo që ndodhë, sado e keqe që mund të jetë. E keqja më e madhe është të mashtruarit dhe bindja e njerëzve, se ajo që ndodhi, nuk ka për të ndodhur më.
Ne vuajm nga kjo e keqe.
Ne bindemi shpejt, harrojmë shpejt, mashtrohemi shpejt.
Të gjitha vendet e Europës Lindore, e rrëzuan gërmadhën komunmiste, dhe iu bashkuan Europës. Ne jo. Ne ia hoqëm çatinë, hoqëm Marksin nga qarkullimi, rrëzuam ca monumente, dhe kaq. Ne u gënjyem pas lumpenkomunistëve dhe u besuam verbërisht. Harruam shpejt, u mashtruam shpejt, u genjyem shpejt dhe u zhgenjyem shpejt.
Demonët lumpenkomunistë folën me fjalët e engjejve dhe ne i besuam ata. Sa herë kemi dëgjuar nga goja e tyre fjalët qiellore: Zoti e bekoftë Shqipërinë! Zoti i bekoftë shqiptarët, kudo që janë! Zoti, Zoti, Zoti…! E duam Shqipërinë si Europa!
Por çfarë ka ardhur pas këtyre fjalëve?
Pushime masive nga puna. E gjithë inteligjenca e kombit u flak në rrugë. Vjedhje dhe manipulim të votave, zjarrvenje që dogjën librin, gazetat, dhe gjithë kombin. Luftë civile, grusht shteti. Korrupsion gjigand që rrenoi shtetin dhe pushtetin.
Vendi ynë, i ashtuquajtur demokratik, sot është i vetmi vend në botën demokratike, pa pushtet gjyqësor, dmth pa Shtet të së Drejtës.
Të gjitha këto nga hajdutët e pushtetit.
Hajdutët e pushtetit, zakonisht shfaqen në raste krizash të mëdhe, politike, sociale, ekonimike. Ata shfaqen menjiherë, nga hiqi, dhe vihen në krye të atyre që kanë humbur rrugën.
Njeriu i sotëm është i pushtuar nga ndjenja e frikës. Pavarsisht nga fjalët e embla që dëgjon, për liri, demokraci dhe siguri, ai është po aq i friksuar, sa dhe paraardhësi i tij, me thikë prej druri në dorë, përballë luanit. Ai përseri ka mbetur “kafsha” më e pazonja që i dridhen këmbët, sidomos në periudhat e krizave të mëdha, politike, sociale, ekonomike. Politikanët e dinë dhe e shfrytëzojë këtë gjendje të tij. Kështu e rremben pushtetin hajduti i pushtetit. Mjafton të bërtasë me zë të lartë, t’i përserisë genjeshtrat e veta, derisa të tremburit t’i marrin për të vërteta. Demoni mjafton të thotë: Unë jam gati të vdes për ju, nëse edhee ju jeni gati të vini pas meje. Turmat rëndin pas tij, me sy të mbyllur dhe veshët shurdh. Nëse i hapin sytë dhe veshët, do ta kuptojnë çfarë gabimi fatal bëjnë.
Hajdutët e pushtetit zotrojnë artin e manipulimit dhe korruptimit të njerëzve të lëkundur, të atyre që kanë mbetur në kapërcyel.
Hitleri, në libin e tij autobiografik shkruan: “Ajo që thuhet nuk luan asnjë rol, nëse është e vërtetë apo genjeshter. Askush nuk është në gjendje të vërtetojë, nëse thua gënjeshtra apo të vërteta. Sa njerëz e dinë se çfarë është e vërteta dhe logjika? Nuk ka të tillë. Përserit mendimin tënd, me zë të lartë dhe besueshmëri. Njerëzit kërkojnë të vertetuarit e asaj që thua, dhe jo të vërtetën….”.
Hajdutëve të pushtetit nuk u duhet të dinë shumë. I dituri “gabon”. Ai ndalon dhe pyet: Jam në rrugë të mbarë? Jam në gjendje t’u pri këtyre njerëzve që më ndjekun?
Demoni, nuk pyet, as që i interesson su ku do të përfundojnë ata që e ndjekun pas. Duan të shkojnë në ferr, le të shkojnë, mendon ai. Deri tek dera i çoj unë, aty ndahemi.
Ne jemi të detyruar të bashkëjetojmë me hajdutë të tillë të pushtetit, por nuk jemi të detyruar të shkojmë pas tyre. Që të shpëtojmë nga ata, ka vetëm një zgjidhje: Asnjë votë, asnjë besim, asnjë pajtim, asnjë kompromis ma ata.
Vetëm kështu do të çlirohemi nga demonët, nuk do të kemi më nevojë të dridhemi para tyre. Do të jemii të lirë.