12.5 C
Tiranë
E martë, 10 Mars 2026

Leke Imeraj

Tipi urryes.
(miniportret)
Tipi urryes, sipas psikologjisë, bën pjesë në tipat mjedis-helmues. Përmban rrezikshmëri të theksuar sociale. Mendohet njeri i sëmurë. Dhe, është i sëmurë. Minimumi, ai vuan nga çrregullime të forta, të personalitetit. Sigurisht edhe nga ato psiqike. Në shumë raste, vuan nga të dy bashkë. Ai përqendrohet vetëm në urrejtjen ndaj dikujt apo diçkaje. Problemi madhor tek ai, është brënda tij dhe, jo ai që e urren. Urrejtja e tij, gjithmonë është e shoqëruar me dëshirën e madhe, për t’a rrënuar atë që e urren. Kjo e bën agresiv dhe, gjithmonë qendron me gishtin në „këmbëz“. Mund të mendohet një qenie helmuar dhe e verbuar, nga urrejtja. Në trurin e tij është e ndezur vatëm një llampushkë e vogël, ajo e hakmarrjes. Argumentat për të kundërtën, nuk i shikon, nuk i dëgjon, nuk i njeh. Meqënse nuk ka argumenta, për urrejtjen ndaj viktimës, në komunikimin me të tjerët, shndërrohet në një qenie banale, shpifës, agresiv, në një „minë“ me sahat.
Shpesh shndërrohet në donkishotist, e xhvesh shpatën kundër gjërave apo atyre që nuk ekzistojnë. Ky tip nuk njeh familje, fis as atdhe. Në rastin më të parë, është i gatshëm të bashkohet me më të fortin, kundër familjes, fisit dhe kombit. Sëmundja e tij, nuk ka të bëjë me regjimin dhe kohën. Mendohet i pamjekueshëm dhe, i pasherueshëm.
Duhet ndihma e kualifikuar e mjekut dhe psikologut.
Lekë Imeraj-shkrimtar, përkthyes, publicist
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.