11.5 C
Tiranë
E shtunë, 15 Shkurt 2025

Lekë Imeraj-shkrimtar, përkthyes, publicist.

Morali dhe rrethanat.

Morali dhe cilësitë e moralit janë të mësuara, jo të lindura. Si cdo gjë tjetër e mësuar, në rrethana të caktuara, të dominancës së instinkteve apo të luftës për ekzistencë, ato e humbasin menjiherë pushtetshmërin mbi individin.

Njeriu, edhe nëse ka mësuar moralin më të mirë të mundshëm, gjithmonë mbetet nën pushtetin e trashëgimisë gjenetike. Kjo është lufta për ekzistencë. Ai nuk i mposhtë dot instinktet dhe as nevojat biologjike.

Njeriu, në rrethana dhe gjendje të ndryshme emocionale, për të njejtin problem, merr vendime të ndryshme.

Brënda tri ditësh, Papën, mund t’a bësh „hajdut“. Nëse e fut në një dhumë, plot me ushqime dhe, i thua të mos guxojë të prekë asgjë, ditën e parë dhe të dytë, ndoshta, do të durojë. Ditën e tretë, ai vihet, automatikisht, nën pushtetin e instinktit dhe të nevojës biologjike, për të mbijetuar. Me siguri do t’a zgjasë dorën dhe do të marrë diçka për gojën e vet. Iku morali i Papës.

Në vitin 1841, ania „William Brown“ u përplas me një aisberg dhe u mbyt. Kapaciteti i varkave të shpëtimit ishte shumë më i vogël se numuri i njerëzve të rreziukuar, kështu që, nëse do të mendohej për t’i shpetuar të gjithë, mund të mbyteshin të gjithë. Alexander Holmes, një marinar i thjesht, për të shpëtuar nga rreziku i mbytjes aq sa mund të shpëtoheshin, hodhi nga varkat në det rreth 14-16 vetë. Tamam nuk dihet numuri i atyre që ai hodhi në det. Edhe ai vetë nuk e mbante mend. Megjithatë, ata që shpëtuan, ishin shumë më tepër se ata që u mbytën. Pas kthimit në Filadelfia, Holmes u ul në bankën e të akuzuarit, i akuzuar si vrasës me paramendim. Gjykata, vërtetë e gjykoi dhe dënoi atë por, denimi ishte simbolik. Gjyqtarët e pranuan rastin e rrezikut, dhe se një e keqe e vogël, do të sillte një të mirë të madhe. Holmes kishte shpëtuar pjesën më të madhe të pasagjerëve.

Në rastet e përmbysjeve të mëdha politike, morali i popullit përjton krizën e madhe. Shumë pushtohen nga ndjenja e frikës, e pasigurisë dhe paniku. Të pamoralshmit, dalin jashtë kontrollit dhe, turren në profesionin e tyre. Hajduti, mashtruesi, hakmarrësi, sharlatani, hipokriti, etj. vrapojnë për të përfituar sa më shumë dhe sa më shpejt.

Besnikëria është e mësuar dhe jo gjenetike. Nuk ka asgjë per t’u cuditur nëse dikush e tradhton dike. Nuk na vjen mirë por, kështu është. Nuk ka njeri që nuk tradhton, nuk ka njeri që nuk e ka tradhtuar, madje më shumë se një herë, edhe njeriun e vet me të afërt. Të paktën me mend. Kush thotë se, unë nuk kam tradhtuar kurrë dhe, nuk do të tradhtoj kurrë, gënjen. Tjetër gjë është masa dhe lloji i tradhtisë. Mos gaboni t’i besoni.

Kujdes! Njeriu nuk duhet të vihet kurrë në provën e vështirë të moralit. Nuk dihet si reagon.

Lekë Imeraj-shkrimtar, përkthyes, publicist.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.