10.5 C
Tiranë
E hënë, 21 Prill 2025

Lekë Imeraj-shkrimtar, përkthyes, publicist.

“Inteligjenca dhe fati “

Në nentor të vitit 2006, në Gjermani, u zhvillua një ndeshje boksi, pesha gjysmë e rëndë.

Boksierët ishin Firat Asllan, me prejardhje turke, por i lindur në Gjermani, kundër një amerikani. Amerikani 25 vjeç, mbronte titullin, kampion bote, Asllani, 36 vjeç, kërkonte titullin, kampion bote. Tri raundet e para, Asllani i vuri spektatorët në gjendje ankthi. U duk shumë keq. Komentatori i ndeshjes mundohej të gjente fjalë nugushëlluese për publikun dhe Asllanin. “Në boks, ka të bëjë shumë edhe mosha. Amerikani është njëmbëdhjetë vjet më i ri se Asllani ynë. Në moshën 36 vjeç, të pretendosh për titullin kampion bote, kundër një 25 vjeçari, ndoshta është më shumë se ambicje sportive”, tha ai, me shumë keqardhje. Në raundin e katërt, grushtat e turkut mbi amerikanin, filluan të vënë në funksionim mushkëritë e publikut. Filluan të merrnin frymë. Në çdo raund, Asllani dukej gjithnjë e më mirë.Në raundin e dhjetë, Asllani, me një grusht lavdiprurës, ngriti mijëra duar që e përshëndesnin dhe duartrokisnin. Asllanin të cilin deri atë mbremje, thuajse askush nuk e njihte. 30 mijë tifozat nuk mbahesshin nga entusiazmi i fitores së tij. E rrethuan gazetarët. “Çfarë ishte ky fat qiellor që ju buzëqeshi sonte, në moshën 36 vjeç të fitoni titullin kampion bote, përballë kampionit të botës, njëmbëdhjetë vejt më i ri?”, e pyeti njëri nga ata. “Më falni por desha t’ju korigjoj diçka, lidhur me atë që that. Suksesi im, nuk është qiellor dhe as punë fati. Unë nuk i besoj fatit. Unë punoj. Kam punuar 18 vjet për këta 30 minuta”, u përgjigj kampioni i ri i bëtës. Kjo është inteligjencë, po mendoja unë. Nuk kisha besuar kurrë që, në kokën e një boksieri, që ka ngrënë mijëra grushta, të fshihej një inteligjncë kaq e madhe. Inteligjenca, e shprehur në mënyrë të thjeshtë, është aftësia individuale e njeriut, për të zgjidhur “ushtrimet” e pafundme të jetës së vet. Shumë njerëz, janë në gjendje të dallojnë nga larg, të ndershmen nga e pandershmja, dhunën nga liria, sinqeritetin nga mashtrimi, të vërtetën nga gënjeshtra. Janë gjithmonë në gjendje, që “ushtrimet” e jetës së tyre, t’i zgjidhin vetë. Edhe nëse gabojnë, nuk frikësohen, korigjojnë dhe ecin përpara. Këta janë inteligjentët. Njeriu inteligjent, i beson mendimit, përvojës dhe forcës së vet. Dhe, kurrë fatit. Mbi të gjitha ai i beson vetvetes dhe respekton vetveten. “Mëkati” më i madh i njeriut inteligjent është rebelimi. Nuk pret, nuk lyp, nuk gjunjëzohet, nuk mburret, nuk brohoret të tjerët, pa qënë i sigurt, se duhet të brohorasë. Për atë ka PO dhe JO, në çdo kohë dhe regjim. Prandaj mendohet “rebel”. Kush i duron “rebelët”? Askush. Diktatorët, pavarsisht nga ngjyra dhe maska që mbajnë, i luftojnë rebelët inteligjentë dhe mbledhin rreth vetes injorantët, të bindurit, servilët, hipokritët. Në emër të “reformave”, të luftës kundër “korupsionit”, dhe alibive të sajuara nga diktatori, inteligjenca flaket në rrugë, si rebelë që rrezikojnë paqen sociale. Pushtetin dhe shtetin i pushtojnë njerëzit e paaftë, të pamoralshëm, fanatikë, injorantë, që dinë vetëm të duartrokasin sundimtarin. Kombi ynë ka mbi 100 vjet që vuan nga një rrjedhje e madhe e trurit të kombit, nga asgjesimi i inteligjencës. Nuk po ndalet. Lekë Imeraj-shkrimtar, përkthyes, publicist.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.