Kapitalizmi-miniportret
„humor politik“
Djali u kthye nga shkolla dhe i tha babait:
-Babi, sot mësuesi na foli diçka për politikën (kapitalizmin). M’u duk punë e ngatrruar. Merr vesh ti nga politika?
-Po, unë e kuptoj shumë mirë politikën. T‘a sqaroj unë. Psh: Unë punoj, fitoj para, ia jap mamit. Me ato para që fitoj unë, mbahet familja e jonë. Pra, unë jam kapitali.
Mami, i arkëton parat, blen gjërat e nevojshme për familjen, dhe ato që terpojnë, i kursen. Ajo është qeveria.
Gjyshi kujdeset për shpenzimet dhe kursimet, për rrugën që ndjekun parat e mia. Ai është sindikata.
Ana, pastruesja e shtëpisë, është punëtorja që kujdeset për kualitetin e jetës tonë. Ajo është klasa punëtore.
Dhe përse e bëjmë ne gjithë këtë? Për ty, ti je populli.
Vëllai yt i vogël, i cili është akoma në pelena, është e ardhmja.
Më kuptove biri im? Kjo është poklitika.
-Diçka kuptova por tani do të shkoj në kravat dhe ta përpunoj me mendjen time, i tha djali.
Gjatë natës vonë, djali dëgjoi vëllain e vet që po qante me të madhe. Priti nëse dikush do t’i shkonte në ndihmë por, jo.
E zbuloi, e pa se kishte bërë nevojën dhe ishte lyer i tëri. Vetë nuk mund të bënte asgjë.
Shkoi në dhomën e gjumit që të zgjonte mamin. Ajo ia kishte futur një gjumë artilerie dhe gërhiste në kupë të qiellit. Nuk zgjohej.
Shkoi në dhomën tjetër dhe pa babain që flinte në krevat me pastruesen. “Ik zgjo mamin”, i tha ai djalit.
Shkoi në dhomën e gjyshit dhe, plaku i shkritë, nga që nuk e zinte gjumi, bënte sehir në dritare. “Nuk jam për atë punë unë”, ia preu ai shkurt.
Të nesermen, kur u ngrit nga shtrati, e pyeti babai: “Hë biri im, e kuptove mirë politikën”?
-Po babi, e kuptova shumë mirë. Kapitalisti ia futë punëtorëve.
Qeveria flë gjumë.
Sindikata bën sehir.
Populli troket, derë më derë dhe, nuk e pjerdh askush.
E ardhmja mbytet në mutin e vet.
Lekë Imeraj, shkrimtar, përkthyes, publicist