14.5 C
Tiranë
E shtunë, 18 Prill 2026

Lekë Imeraj-shkrimtar, përkthyes, publicist.

 

Inteligjenca emocionale

Çfarë është inteligjenca emocionale?

J.W. Goethe (1749-1832), ka folur për formimin e zemrës. Çfarë kishte menduar? Formimin emocional!? Inteligjencën emocionale? Ndoshta.

Megjithatë u deshën gati dy shekuj që të sqarohej inteligjenca emocionale e njeriut.

Ideja për inteligjencën emocionale u hodh në vitin 1990 nga psikologët amerikanë, John D. Mayer dhe Peter Salovey. Idetë e tyre u bënë të njohura nga libri bestseller me titull „EQ-Emotionale Intelligenz“, i autorit Daniel Golemans.

Me EQ mendohet „Kuota e inteligjencës emocionale“.

Në të kundërtën e IQ „klasike“, inteligjenca emocionale, nuk ka të bëjë me aftësitë matematike, kimi apo fizikë. Shumë më tepër mendohet aftësia e të kuptuarit emocionalisht, të vetëvetes dhe tjetrit. Eshtë ajo që ka menduar Goethe, formimi i zemrës.

Njerëzit me kuotë të lartë të inteligjencës emocionale, janë në gjendje të vlersojnë dhe ndikojnë mirë, ndjenjat e veta, dhe të të tjerve. Kjo do të thotë, që një person, me kuotë të lartë inteligjence emocionale (EQ), është shhumë më i suksesshëm në punë dhe shoqëri, se ai me një shkallë të lartë kualifikimi profesional, dhe me një masë të lartë të IQ, por që ka një shkallë të ulët të EQ.

Sipas Mayer dhe Salovey, njerëzit me një EQ të lartë, dallohen në gjashtë veçori nga të tjerët:

  1. I kontrollojnë emocionet e veta.

Në çdo kohë dhe rrethanë, janë në gjendje që t’i kontrollojnë dhe ndikojnë gjendjen e tyre shpirtërore dhe ndjenjat. Shpesh kjo gjë kryhet nëpërmjet „dialogut të brëndshëm“. Në këtë mënyrë, ata kanë shumë më tepër mundësi, që t’i kontrollojnë ndjenjat e tyre, se një person me IQ (kuotë të inteligjencës) më të lertë. Kjo është shumë e rëndësishme, në raste „tërbimi“ apo zhgënjimi të madh. Ata nuk i përcjellin ndjenjat e tyre tek të tjerët. Jo vetëm që nuk prodhojnë konflikte me të tjerët, por janë shumë më të aftë për zgjidhjen e tyre, në mënyrë paqësore.

  1. Kanë aftësi vetëmotivuese.

Njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale, në situata të vështira, qendrojnë gjakftohtë dhe vetëmotivohen për zgjidhje të arsyeshme. Gjakftohtësia i ndihmon ata për të gjetur zgjidhjen e arsyeshme. Kjo aftësi, vetëmotivuese, i bën kreativë në kërkim të diçkaje ndryshej. Ata nuk e humbasin besimin, dhe nuk dorëzohen, nëse dështojnë diku.

  1. Bashkëndjejnë me të tjerët.

Kanë aftësi që të kuptojnë dhe njdejnë atë që ndjejnë dhe vuajnë të tjerët. Nuk qëndrojnë indiferent ndaj ndjenjave të të tjerve, madje i ngushëllojnë, motivojnë dhe përkrahin ata. E respektojnë  mendimin e tjetrit, edhe nëse nuk është fare mendimi i tyre.

Kjo do të thotë se ata kanë një „mekanizëm“ të pasur ndjenjash. Në këtë rast, bëhet fjalë për „empati“.

Njerëzit të paisur me empati, janë kudo të suksesshëm.

  1. Janë të paisur me kompetencë sociale.

Njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale, kanë aftësinë e vendosjes së kontakteve sociale të shpejta. Krahas kësaj, janë shumë të kujdesshëm dhe të aftë për të kultivuar dhe ruajtur për kohë të gjatë shoqërinë dhe miqësinë me të tjerët. I mjeshtrojnë me shumë talent konfliktet me të tjerët.

E gjejnë shumë më thjeshtë partnerin dhe jetojnë për kohë të gjatë, ndoshta për gjithmonë, bashkë në harmoni.

  1. Janë partnerë të mirë bisedimesh.

Njerëzit me një EQ të lartë, i respektojnë të tjerët dhe i dëgjojnë me vemendje. Kjo bën që ata të jenë partnerë të mirë bisedimi. Artikulojnë shumë mirë dhe i japin partnerit të kuptojë, se e dëgjojnë me vëmendje dhe tregojnë ndjenja ndaj tij. Janë në gjendje, që pas bisedës, të rekomandojnë zgjidhje të arsyeshme, pa e ndikuar aspak bashkëbiseduesin.

  1. Kanë një imazh të vërtetë mbi veten e tyre.

Njerëzit me një EQ të lartë, janë në gjendje që ta vlersojnë realisht veten e tyre.

E kuptojnë veten e tyre, nevojat i harmonizojnë me mundësitë, i njohin ndjenjat, qëllimet, dhe në çdo kohë e dinë se çfarë ju duhet, dhe çfarë nuk iu duhet, për të arritur atë që duan.

Sistemi i nxitjes dhe frenimit, tek ata, është gjithmonë në ekuilibër. Për çdo rast, janë të vetëdishëm.

  1. Janë pjesë e zgjidhjes, dhe jo e prodhimit të konflikteve.

Njerëzit me EQ të lartë, ndryshej mund të mendohen, të urtë, të mençur. Si të tillë ata nuk prodhojnë kurrë konflikte. Nëse ndodhen në mes konfliktesh, të prodhuara nga të tjerët, tregojnë gatishmërinë dhe aftësinë për zgjidhjen e tyre. Mendimet e tyre, gjithmonë janë më të mirat e mundshme. Të paktën, për çdo rast, janë të ndershme.

Lekë Imeraj-shkrimtar, përkthyes, publicist.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.