7.5 C
Tiranë
E mërkurë, 21 Janar 2026

Lekë Imeraj – shkrimtar, përkthyes, publicist

  • Njeriu dhe gënjeshtra.
  • Sipas Kantit, njeriu nuk duhet të gënjejë kurrë, as në rast rreziku. Augustinus thotë: Nuk ka gënjeshtër që nuk është e kundërta e së vërtetës. E vërteta dhe genjeshtra janë po aq të kundërta sa, drita dhe errësira, besimi dhe mosbesimi, drejtësia dhe padrejtësia, mëkati dhe mirësia, shëndeti dhe sëmundshmëria, jeta dhe vdekja.
  • Por, çfarë ndodhë në të vërtetë?
  • Të gjithë njerëzit gënjejnë, pa përjashtim.
  • Sipas një studioje në Southem në Californi, njeriu gënjen deri në 200 herë në ditë. Sipas saj, 60 % e të eksperimentuarve, gënjyen 2,92 herë në dhjetë minuta. Një studio tjetër thotë se, njeriu, gënjen një herë në pesë minuta. Një studio angleze thotë se, njerëzit gënjejnë 1,75 herë në 10 minuta.
  • Pavarësisht nga rrezikshmëria e madhe që mbart gjithmonë me vete gënjeshtra, të gjithë njerëzit gënjejnë dhe, ju pëlqen ta besojnë atë dhe ta marrin për të vërtetë. Shkojnë me dëshirë pas atyre që gënjejnë më shumë dhe më bukur. Sidomos njerëzit e dëshpëruar. Kur jeta sociale shthuret dhe njerëzit kthehen në turma, pa ide dhe qëllime, shanset më të mëdha për fitore i kanë liderët që gënjejnë pa skrupull, që ju premtojnë atyre të pamundurat dhe pa mundim. Ata që premtojnë të mundshmet dhe vetëm nëpërmjet punës, zakonisht humbasin. Me sa duket njerëzit nuk duan ta dinë gjithmonë të vërtetën, por kjo nuk do të thotë se të tjerët mund dhe duhet t’i gënjejnë ata.
  • Nuk besoj se gabohem nëse them se qëllimi i gënjeshtrës është manipulimi i të tjerëve. Kjo, më tepër se kudo ndodh në jetën sociale dhe politikë. Gënjeshtari i grabit viktimës jo vetëm të drejtën mbi të vërtetën, por edhe lirinë. Gënjeshtra e vë në lëvizje viktimën. Të gënjyerit do t’i duhet të besojë diçka të pabesueshme. Madje edhe ato gjëra që nuk dëshiron t‘i besojë. Do t’i duhet të shkojë pas një diçkaje apo dikujt që nuk ka të bëjë fare me të. Do t’i duhet të marrë vendime të cilat, nëse do të njihte të vërtetën, nuk do t’i merrte kurrë. Nga njeri origjinal do t’i duhet të kthehet në një marionetë që lëvizë sipas perit të gënjeshtarit dhe jo më sipas vullnetit të tij. Njeriu nuk është më as dëshira dhe as vullneti i tij por, një qenie e manipuluar që ecën në një rrugë të panjohur, të gabuar.
  • Në vitin 1978, në qytetin Hamburg, në Gjermani, kryetari i një partie naziste, Michael Kuehnen, organizoi një marshim me një grup militantësh nazistë. Të gjithë kishin vendosur një kokë gomari në kokë dhe, në gjoks mbanin një tabelë, ku shkruhej: „Vetëm gomarët vazhdojnë të besojnë akoma se, në kampet e përqendrimit të Gjermanisë, judët u helmuan me gaz“.
  • Edhe në vendin tonë, ka 30 vjet që, shqipfolësit antishqiptarë, e helmojnë popullin me gënjeshtrat dhe shpifjet e tyre. Ata, nëpërmjet pushtetarëve të korruptuar, kanë siguruar çelësat e arkivave sekrete dhe, gjithçka, e shkruajnë dhe interpretojnë sipas dëshirës së tyre. Figurat e shquara të kombit, me pushkë dhe penë, i paraqesin mite të rremë dhe i rrëxojnë. Madje edhe Skenderbeun dhe Nënë Terezën. Dëshmorët dhe heronjtë e kombit i përshkruajnë si kriminelë dhe terroristët heronj. Politika rrëxon buste patriotësh dhe ngrenë buste tradhtarësh.
  • Po fshihet historia, dinjiteti dhe identiteti i kombit tonë.
  • Genjeshtarët, mashtruesët, shpifësit, kanë dorë të lirë. Askush nuk u thotë gjë.
  • Fashizmi nuk thotë: “Unë jam fashizmi i ri”.
  • Lekë Imeraj – shkrimtar, përkthyes, publicist
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.