13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Mars 2025

Lekë Mrijaj

FJALA NJË MREKULLI

“Në fillim ishte Fjala,
Fjala u ba njeri,
E banoj ndër ne”.
Fjala një mrekulli…
Na dha Hir shelbimin,
Na e hoq për’jetë…
Mëkatin e trishtimin.
Fjala një mrekulli…
Dhe Fjala e Tij,
Mbeti Jeta jonë
Dhe Jeta e Tij,
Mbeti Fjala jonē.
Fjala një mrekulli…

(L.M. 21 nëntor 2022).

“””””””””””””””””””””””

HOMAZH PËR NËNËN
Edhe sot njëmend,
Në ditë homazhi…
Ligjeroi me Ty-Nënë.
Si dikur me ngrohtësi,
Ndiej për ty dashni,
Si të vetmen hyjni.
Si Engjëll e Drit’hënë
I përkdheluri yt isha
Përherë e imja Nënë.
Hir e mall i pashuar…
Mbetësh për mua
Edhe në jetën e amshuar.
Edhe sot njëmend,
Në ditë homazhi…
Ligjeroi me Ty-Nënë.

(L.M. 18 nëntor 2022).

“””””””””””””””””””””””””””

4. Peja
Peja është një qytet me 6000 banorë. Ajo është e rrethuar nga male të larta nga tre anët. Lumi Bistrica i cili rrjedh nëpër qytet dhe uji i tij furnizon mullinjtë. Kajmekani dhe kadija banojnë në qytet. Popullsia turke (myslimane) është nganjëherë e padurueshme, mbizotëruese dhe tejët e shqetësuar. Në dalje nga qyteti ndodhet një manastir ortodoks, e ish patriarkanës. Katolikët më së shumti i përkasin fisit Berisha dhe Merturi, aty ka një minierë qymyrguri dhe thuhet se i gjithë qyteti është me qymyr. Aty pranë, ju mund të shihni mbetjet e një fortese që ata besojnë se është ndërtuar nga Hungarezët. Rreth qytetit gjendën edhe vreshtat. “⁴⁵
Shkolla në Pejë ka ekzistuar qysh në vitin 1865. Frati Gaudencia nga Dubrovniku i mësonte fëmijët atje falas. Shtëpia shkollë e re është blerë në 1866, dhe pas përfundimit të adaptimit shkolla u zhvendos në shtëpi në 1867. Në 1872, njëzet nxënës morën pjesë në shkollë. “⁴⁶
Peja ka një kishë me një oborr të vogël nëpër të cilin misionarët jezuitë drejtonin procesionin “sepse nuk mund të dilnin në rrugë të lirë nga frika e muslimanëve, që ishin arrogantë këtu në Pejë dhe në Gjakovë”. Në Pejë nuk ka më shumë se tridhjetë familje katolike. Gjashtëdhjetë franga janë grumbulluar gjatë misioneve. Me atë burim jezuitët themeluan thesarin e Apostolatit të Lutjes, i cili filloi ish-famullitari, At Emilija (Robert) de Cles. Të gjitha këto të dhëna i referohen vitit 1893. Famullia e Pejës ka më pak katolikë se famullia e Gjakovës, por është shumë më e madhe në sipërfaqe. Përveç tridhjetë familjeve që jetojnë në qytet, pjesa tjetër janë të shpërndarë në shtatëdhjetë fshatra që janë një orë në këmbë larg qytetit. Fshatrat Dobërdol, Cerovik dhe Prekorupa janë dhjetë orë në këmbë nga Peja. Ka pak fshatra krejtësisht katolike. Në fshatrat më të mëdha katolikët ishin të përzier me myslimanë. Kjo është arsyeja pse ata jetojn në rrethana të mjerueshme, është moralisht e pamundur për ta që ti qendrojnë besimit të tyre pa e rrënue. “⁴⁸
Misionet janë mbajtur në Pejë duke përdorur metodën “e cila zakonisht zbatohet në qytete”. Kjo do të thotë se programi i misionit mbahej herët në mëngjes para se besimtarët të shkonin në dyqanet e tyre dhe në mbrëmje pas perëndimit të diellit kur besimtarët ktheheshin nga puna. Në vitin 1898, Apostullata e Lutjes, qe u themelua më herët, u rinovua. Misionarët gjetën zelltarë të rinj, i ndanë të regjistruarit në tre grupe, u kujdesën që anëtarët të merrnin “Lajmëtarin e Zemrës së Jezuitëve” që shtypej në Shkodër. “⁴⁹
Famullia e Pejës, siq shkruan At Umberto Chiocchini në vitin 1901, kohët e fundit iu besua përkujdesja e etërve françeskanë, të cilët kanë dy rezidenca atje, njëra në qytet dhe tjetra në fshatin Zllakuqan, i cili është katër orë në këmbë nga qyteti. Tani janë tre françeskanë, qe për disa vite famullia e Pejës kishte vetëm një françeskan, më së shumti dy, të cilët, edhe me qëllimet më të mira, ishin të pafuqishëm për t’u ofruar ndihmë shpirtërore katolikëve në shtatëdhjetë e pesë fshatrat ku Familjet katolike të asaj famullie u shpërndanë, “kështu që duke qarë, shikonin mbeturinat e një numri të madh shpirtrash që u ishin besuar”. Misionarët u informuan nga autoritetet se brenda 20 viteve rreth 200 familje u konvertuan në Islam dhe në 1890 numri i tyre u dyfishua dhe më pas do të kishte ndodhur përsëri në 1894 dhe 1898 nëse nuk do të kishte qenë ndikimi në kohë të misioneve fluturuese shqiptare.
” At Umberto thotë se nga një braktisje e tillë nuk duhet të habitet kur mendohet për injorancën e plotë në çështjet e besimit në të cilat mbetën deri në kohët e fundit katolikët e Berishës, Thaqit, Kabashit dhe Merturit, nga të cilët vijnë kryesisht familjet katolike të kësaj arqipeshkvie. Të ardhur nga kodrat e tyre, për shkak të varfërisë së skajshme ose urrejtjes së gjakut me të cilën ishin shënuar, ata dukeshin sikur nuk ishin më si persona sepse nuk trashëguan nga paraardhësit e tyre asgjë tjetër përveç praktikave të devotshme katolike përveç pagëzimit, dhe ata u vendosën në mesin e muslimanëve “të cilët ishin më fanatikë se ata në Shqipëri, prej të cilëve, për ti shpetuar persekutimit, morën fillimisht emra, e më pas zakonet supersticioze dhe në fund mosbesimin.”
Prandaj ishte “një mëshirë e madhe e Qiellit për Shqipërinë e varfër që aty u vendos Misioni Fluturues, i cili nën flamurin e Zemrës së Jezusit iu përkushtua. Për të forcuar besimin stërgjyshorë të atyre shqiptarëve të varfër, në zemrën e të cilëve ishte rreziku më i afërt ose i mëtejshëm i zhdukjes së tij”. ⁵⁰
Fusha e Pejës, si ajo e Gjakovës, është e kryqëzuar nga vargje të bukura kodrash që formojnë po aq limane ku do të ishte kënaqësi të jetosh, por për shkak se rrjedhat e ujit nuk janë të rregullta dhe për shkak të kultivimit të dobët të tokës, shumë toka pjellore nuk janë gjë tjetër veçse me barë të zakonshme. Njëzet e katër fshatra me familje ekskluzivisht katolike ndodhen në luginën e Drinit në njërën dhe në anën tjetër të lumit. Më i famshmi nga këto fshatra është fshati Zllakuqan, ku etërit françeskanë jetojnë në një bujtinë të këndshme, të ndërtuar siç duhet, edhe pse me zemërimin dhe kundërshtimin e myslimanëve. Një pjesë e ndërtesës, përkatësisht kati përdhes, tani është në përdorim për një kishë, por ata shpresojnë se së shpejti do të jenë në gjendje qe disa hapa larg shtëpisë, të ndërtojnë një ndërtesë më të mirë, në të cilën katolikët do të mund të mblidheshin më komod dhe rehat e më mirë për të gjitha ceremonitë. “⁵¹
Fusha e madhe që shtrihet nga Peja në lindje “është nga më të përshtatshmet në Shqipëri”. Ky rajon mund të bëhet shumë i famshëm dhe me i pasur nëse do të mbjelleshin molla dhe të kishte mjete transporti. “⁵²

“Siq e ka përshkruar At Francesco Genovizzi, për festën e mesnatës në Zllakuqan të vitit 1906. Një përshkrim tejët me vlerë me elemente folklorike: “Katër ditë para Krishtlindjeve, u mblodhëm për një takim të vogël në Zllakuqan, për të pushuar pak, qe për ne ishte e pamundur të mblidhnim diku tjetër, njerëzit e asaj krahine, të cilët tashmë donin të përgaditeshin për festat të shenjta, sikurse Pashkët, qe ne i kremtuam në Shqipëri me shkëlqim të thjeshtë, por përzemërsisht. Me atë rast bëjmë rrëfimin e shumë njerëzve në Kishën kushtuar “Pararendësit të Zotit tonë Jezu Krisht”. Në mesnatë u mblodhën shumë njerëz nga të gjitha fshatrat, si përreth ashtu edhe më larg. Derisa, disa iu bashkuan të tjerëve që kishin zbritur tashmë, duke kënduar me të shtëna armësh në ajër. Në luginat përreth shiheshin vazhdimisht dritëza me jehona të shtëna armësh, duke qenë për të gjithë një rrëmbim i shenjtë dhe duke sfiduar rrënimin e otomanëve, të cilët vëzhgonin përparimin dhe forcën në rritje të katolikëve në këtë zonë të gjerë, e cila ka një kishë përkujtimore në qendrën e saj ku jetonte gjithmonë një rregulltarë françeskan. Masa e njerëzve fillonte të rritej në mesnatë për të marrë pjesë në meshën e duhur dhe në lutjet e këndimet e ndryshme, që i paraprinin e qe zgjatën për dy orë të mira. Me daljen nga kisha, kreu i çdo fshati mblodhi njerëzit e fshatrave të tyre me radhë dhe më pas ata bënin qitje solemne me pushkë dhe pistoleta, duke i thirrur besimtarët dhe duke i përshëndetur: “Rroftë fëmija Jezus!”, dhe më pas janë ndarë në dy pjesë të mëdha, ata të cilët jetojnë në anën tjetër të Drinit, qe të mos e kalojnë ujin e ftohtë që u arrinte në bel, ndaj udhëtuan në pjesën tjetër drejt borës së madhe që kishte rënë dy ditë më parë, me plot gëzim dhe me të shtëna armësh në ajër u kthyen me zemër në shtëpitë e tyre. Njerëzit u bënë me të ndjeshëm me vullnetit e mirë që Jezu Krishti u rrënjos në këtë muaj sipas rrëfimit të muajit nëpërmjet meje dhe at’ Sereqit, i cili fuqishëm me vëllain e tij na shoqëroi nëpër fshatrat e tyre. ‘⁵³

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.