7.5 C
Tiranë
E dielë, 9 Shkurt 2025

Lela Dardha Kokona

LETRA E FUNDIT
Violeta e sëmurë duhej të kurohej në Greqi .Vajza e saj Alma dhe motra Marjeta ishin shoqërueset e që kujdeseshin për të.Erdhi çasti ndarjes së Violetës me vajzën e saj të vogël gjashtë vjeçare,Ina.Pasi u përshëndetën mes lotësh ,Ina iu drejtua mamit duke i thënë :Imazhi mund të përmbajë: 1 person, tekst
–“Mami,mos u mërzit,do të vish shpejt! Unë me babin, tani do të ikim tani ti lutemi Zotit, në kishë e në xhami,nëmos njëri — tjetri do ti dëgjojë lutjet e mia.Do ti lutem e do ti ngre duart lart nga qielli drisa të më dhembi mesi”!
— Ah Ina mamit,të lutem mos më rëndo dhimbjen më shumë! –dhe lotët i përthithi nga brenda duke mosdashur të plagoste më shumë zemrën e vogëlushes njomëzake.Avioni u nis.Ina shkoi e bëri çka i premtoi mamit të saj,në kishë e xhami dhe u largua me shpresën se Zoti do ti jepte përgjigjen që ajo priste e ëndërronte çdo natë.Pas disa orësh,Albani,babai Inës, bisedoi në telefon me Violetën.
–Alban, më kanë çuar në fund të korridorit,çfarë koeçidencë fatale,porta e fundit, shpresa e fundit!– Ajo dhomë do të bëhej vendbanimi i saj për shumë kohë.Netët ishin të trishtueshme,e shtrirë në krevat dëgjonte zhurmat,rrahjet e zemrës së qytetit të bukur bregdetar të Selanikut.
–“Marjeta” ,– thirri të motran që qëndronte me të,
— “Brenda meje tashmë është krijuar një qark i shkurtër,,ai po më shuan dritën e jetës,e ndjej se së shpejti do të ndodhem në kthetrat e errësirës,të dëshpërimit e të pikëllimit.– Dhimbja e shpirtit kishte pushtuar gjithë qenien e saj dhe ndiente se po e mbyste,po i helmonte çdo qelizë. I vinte keq për vajzat, çdo gëzim i tyre do të kishte pikën e hidhërimit brenda zemrave të plagosura.
— “Oh sa shumë dua të harrohem,të arratisem nga vetja,por nuk është e lehtë — mendonte me vete Violeta e pashpresë. Pas pak në derë shfaqet mbesa e saj ,që jetonte në Selanik, Vana, me një letër në dorë dhe e paisur me një buzëqeshje të detyruar.
— “Hë teze, si je? Tani që do të lexosh këtë letër,e di që do të lumturohesh!– Violeta e hapi letrën me duart që i dridheshin aq shumë.Një buzëqeshje e munguar prej kohësh i lulëzoi në cepat e buzëve të zbehtë.Ishte letra që Ina i dërgonte,të cilën e kishte zbukuruar me buzët e saj të kuqe të lëna në letër, duke u përpjekur të bënte portretin e mamit të saj.
— Mami,unë u përpoqa të paraqes fytyrën tënde, por ti je aq e bukur, saqë unë s’ mund të të përshkruaja as me portret e as me fjalë.– i shkruante Ina.
— ” Po të përcjell puthjet e mia me buzët e bëra me të kuqin tënd.. ” — vazhdonte letra e InësAjo letër e gëzoi mes lotësh dhe e gjallëroi, mbeti e varur në mur përballë krevatit të saj ,dhe mallin për vajzën e vogël e shuante duke puthur ato buzë të vogla të lëna në letër.
— Vetja i dukej e shkëputur nga kjo botë,aq më keq që ndodhej në dhe të huaj.Dashuria për jetën tashmë kishte avulluar,nuk njihte më vetveten.Atë ditë vendosi të shkruante Inës një leter.
–“E dashur zemra ime Ina! Mos u mërzitë nëse një ditë nuk do të dëgjosh as në telefon zërin tim! Unë do të ekzistoj përsëri lepurushja ime,por në një trajtë tjetër. Fryma ime do të fluturojë mes reve,atje kërkoje me sy, zogu im i vogël! Do të rrezatoj gjithmonë për ty sa herë të kesh nevojë shpirti im,sa herë të ndjesh vetminë jam aty pranë teje,edhe kur s ‘do ndjehesh mirë,aty do të jem bija ime ! Në dimër, do të jem rrezja që do të ngrohë,do të kthehem në energji të pashtershme për ty,princesha ime! Të jesh e sigurt ,se detyrën e nënës nuk e harrova,më fal që dorën tënde të vogël e lëshova.Nuk e di pse e mora këtë dënim bija ime! Nuk arrita të mposht dhimbjet,sëmundjen,luftova shumë por nuk ia dola dot! E di që kur të lexosh këtë letër,do të qash e do lebetitesh,më fal që zemrën e vogël do ta lëndoj! Më fal dhe për trishtimin e brengat që të shkaktova, më fal! ….. Por të jesh e sigurt ,se dhimbja do të kaloj,se ska asnjë dhimbje të përjetshme–! E palosi letrën duke iu drejtuar Marjetës:
— ” Kjo leter do të hapet pas vdekjes time!”
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.