-1.5 C
Tiranë
E dielë, 9 Shkurt 2025

Lela Dardha Kokona

Sapo shkrepi agu i parë i mengjesit mendja ime endacake filloi te perkundej midis kujtimeve pikelluese dhe enderrimeve te se ardhmes. Befas, me vjen nje ze i shuar, i ftohte e dritherues.

– Si t’i them ? Si ? O Zot!Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme

_Zemra ime brofi e marrosur.

-Personi i’u afrua krevatit tim me hapa te ngathta._

– Cfare ka ndodhur? Me thuaj!

_Heshtje.

I ishte verbuar shikimi nga lebyra e syve . Syte tane hetues u ktyqezuan.E perpiva me sy teksa fliste me duar te kryqezuar.

-Fol te lutem, cfare do te me thuash ?

_Nga Greqia, me moren ne telefon…pauz .

_Nxirte fjalet me tinguj te ngjirur nga ofshamat

_Dhe? Me thuaj!

_Me thane se Jeta …

_Cfare Jeta ¿_Qendrova ne pritje te pergjigjes e paduruar dhe bebja e syrit tim u zmadhua ne maksimum.

_Mbaroi , _ cliroi zerin e ndrydhur.

_ Cfare? _ Ulerita pavetedije._Jo, jo motra ime! Jo, seshte e mundur….jo, jo…

Po miqte e mi, ky ishte lajmi i kobshem qe mora si sot nje muaj , me, 30 Gusht 2021.

Qe nga ajo dite e deri me sot capitem neper shtepi si ai zogu i verber qe shpreson se nje dite do te flateroje lartesive, ne mbreterine e tyre qiellore.

Endrrat si stalaktike shpellash qendrojne varur, por ujerat nuk kthehen me ne burime.

Ike motra ime, e shtrenjta ime, por mua me le me shpirt te zbrazur, mbeshtjelle me mantelin e dhimbjes, trishtimit dhe mallit te pashuar. Me tmerron ideja se nuk do te jemi me bashke si dikur.

Nuk di , si do ta mbys brengen ?

Oh , c’me therrmoi shpirtin, me plagosi zemren shperthimi i trishtimit! Po ti moshen e sfidoje ne heshtje e pa truke moter! Mekat, sa e re! Po ti as zemren s’ia le peng askujt o Jeta ime , udherrefyesja ime , modeli im i jetes time qe doja aq shume te te ngjaja o jeta ime, o gjysma ime! Ndersa po shkruaj, nje stuhi rrufesh po me troket ne gjoks, zemra me dridhet mes lotesh permallimi , apo eshte malli qe ruan shpirti.

Emri yt o moter perkon me jeten njerezore, andaj secilit nga ne i dhurove nje grimce jete nga jeta jote, se ti jetove me shume per te tjere . Ti do te mbetesh ne memorjen tone e pavdekshme. Te tille te ka bere pesha e pamase e fjales tende. Pesha jote qendronte ne thellesine e mendimit. E embla motra ime, do te mbetesh ne endrrat e mia, andaj te lutem m’u shfaq si imazh sa here qe malli te me pushtoje.

Qofsh e parajses dhe e drites, ti motra ime qe me ke dhene leksionin me te shenjte te dashurise me shembullin tend.

“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 2 persona, duke përfshirë Lela Dardha Kokona dhe njerëz duke buzëqeshur

KTHIMI I ZOGUT KRHËKËPUTUR
Në dritën e mugët të agimit, Ani dhe Frosina ecnin rrugës ngadalë si hije që kishin mbetur mbi dhe. Ndërkaq këmbët e tyre ngrinin pluhur që shpejt binte sërish.Për çdo hap ,vështronin përpara në pritje të shfaqeshin në horizont rrezet e para të kuqërremta të diellit.
– Frosina duke kafshuar buzën e poshtme, detyronte veten të ecte me hapa të vogla,përndryshe nuk ishte në gjendje t’i luante këmbët .Herë pas here shpërthente në rënkesa,mes pasthirmave.Sytë e tyre të lodhur e pa jetë, të jepnin idenë se nga momenti në moment do humbisnin drejtpeshimin e do të rrëzoheshin në tokë. Fytyrat u ishin zbehur e faqet ishin thelluar në gropat e tyre.
– Të shohim ç’do na thonë këta, e kemi punën pisk.Ecnin duke i hedhur këmbët me pahir.Ja arritëm më në fund.Kjo godina e vogël do të jetë ajo ku rri ai përgjegjësi i varrezave.Frosina, pasi vuri gishtat e përkulur të dorës së djathtë te muri ku qëndronte rojtari, trokiti aq sa zuri ti dhembte dora.Ktheu kokën me të shpejtë nga Ani i cili i bëri shenjë me kokë.Dera u hap gjysëm.
– Po një minutë të lutem,- ja ktheu Frosina- Ne deshëm të pyesnim vetëm se mos di gjë se si mund të veprojmë? Fliste dhe këpucët po i futeshin në rërë.Përse bëhet fjalë?- e pyeti personi përgjegjës i varrezave.Nëna zgjati letrën e dërguar me firmë e vulë ku thuhej se duhet të paguante një shumë lekësh për tokën që djali tyre i vdekur kishte zënë.
– Nuk e dimë, ju e keni dërguar këtë letër? – Pyeti Frosina e dyzuar.Si i bëhet mor djalë? — Ne jemi të ardhur nga Shqipëria si emigrantë, prej disa vitesh këtu në Greqi. Unë kam punuar fare pak se jam e sëmurë kam bërë shumë ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa ky, burri im, ka punuar i shkreti dhe se ishte sëmurë, gjithë ditën në lavazh .Që kur ra kriza globale de në Greqi, ky mbeti pa punë,jemi dhe me qera. Fati ynë i zi që na vdiq dhe ky djalë 21 vjeçar, njomëzak.E pra, si mund të na ndihmoni mor bir të mos e paguajmë këtë shumë?- iu drejtua Frosina me një zë të dridhur e mallëngjyes.E kemi paguar tokën 1për tre vjet, ditën e varrimit.
– Po moj zonjë, po duhet paguar tani në çdo gjashtë muaj nga 600 €. Shyqyr që s’është në vend të preferuar se do paguaje më shumë dhe sa më shumë vite kalojnë do paguash dhe më shumë.Tani keni vetëm 600 € për të paguar.Pas 6 muajve keni prap 600 të tjera e kështu me radhë.Pastaj,nuk bëhen pagesat këtu po në bashki.
-Zonjë, më vjen keq, por ne këtu drejtohemi nga rregulla të shkruara që s’mund ti prishim. Sjemi në Shqipëri,se ndryshe të largojnë nga puna,.Ne na erdhi njoftimi andej për çvarrim, po ju prisnim juve, e kemi çvarrosur,futur në një thes.- Një drithërim tronditi tërë qënien e tyre.Si një rrokullimë orteqesh e lëmsha zjarri zhurmonin në kraharorin e tyre .- Porositni një kuti atje dhe e fusim.Ne kaq kemi për detyrë të bëjmë,- foli dikush që ishte brenda asaj godine.
– Mirë mor djalë, – foli Ani ndërsa po afrohej,- po ku t’a çojmë ne tani? Ne nesër herët do ta nisim për Shqipëri. Po do bëhen dhe dokumenta për të kaluar kufirin ,s’do kemi mundësi ti mbarojmë këto punë tak_ fak.Ja po ta fusim te ajo hapësira atje për ca orë,por kur të vini nuk do e gjeni dot këtu ,se mbyllet me çelës, mirë zonjë?Të dy u panë në sy për të rënë dakort.
– Mirë,- tha gjyshi, ikim të marrim flamurin shqiptarë për t’a mbledhur,atë që vërtiste djali në ballkon._ Po mirë, po u vonuam ca ,ku do t’a gjejmë? – folën një zëri
– Kërkoni , diku me ndonjë hije peme apo…u përgjigj varrëmihësi.
– Si? Të vërtiten qentë ,ta shqyejnë djalin tim,dhe ti hanë kockat?Frosina zuri të çirrte faqet e saj me thonj sa iu gjakosën .- Po ai është një thes që…O Zot! Jo,jo deri ketu!- folën me një dëshpërim të thellë.- U këputën të dy të shkretët, u ulën në fronin që gjindej nën një pemë.- Jeta jonë është dehur duke pirë helmin e dhimbjes me fund.- Fliste Frosina me ngashërim, me shpirtin e coptuar dhe buzët pinin lotët e kripura.
– Ju kuptoj, jeni revoltuar nga trishtimi,po ai do jetë në arkivol, jo në thes moj zonjë! T’ju mbushim një gotë uje ? –
– Po,mbushe një gotë me lotët tona të hidhërimit ,- fliste Ani ndërsa levizte duke shtrydhur mendimet.
– Mjerë ai që provon këtë fatkeqësi e aq më keq në dhe të huaj dhe i vetëm! – foli kokëulur gjyshi. -More djema; vetmia,dhimbja shumë shpejt e katandis njeriun normal në të çmendur,nëse fatkeqi qëllon në rrethana të tilla.Duke mos pranuar të vërtetën e hidhur zhyten në dhimbje, e duke mos e kapërcyer dot, humbasin vetveten. Është mos përshtatshmëria me dhimbjen, me plagët,mungon pikëmbështetje more djal!Kjo nuk të lejon të mbështesësh këmbët në tokë ,- vazhdonte të shprehej Ani ndërsa shikimin e treste tej.
— Edhe mua më vjen keq se është një filiz i ri ,po Zoti e ka mbështjellë në gjoksin e tij,- u dha zemër varrmihësi duke bërë kryqin.
.- Nuk doja ta çoja në shtëpi, se kemi fëmijë e tromaksen mor zotëri! Gulçonin e mërmëritnin mes brengës së vrarë duke fshirë pikat e lotit të shpirtit të zhuritur nga malli, me duart e vyshkuara që s’pushonin së dridhuri. Për fat, një çift shqiptarësh korçarë i kishin parë e dëgjuar bisedën.
– E tmerrshme,si do bëni tani? Ku do e çoni,si mendon Ani? Mos pyet për transport ,jam me makinën time,ja ku është!.,Pyeti z.Piro duke pritur përgjigjen e tij për një rrugëzgjidhje .Duhej marrë në shtëpi ,- vendosi Ani dhe kështu u bë. Kutia tashmë e vogël e mbuluar me flamurin kombëtarë shqiptarë, kolovitej gjatë rrugës si një gjethe e vyshkur e rënë në vjeshte. – Futa dy metra djal në dhe, dhe tani po e çoj përsëri në shtëpinë e tij por me një kuti të vogël që ka vetëm pluhur brenda dhe asgjë tjetër.Nuk besoj se ky është djali im, mos kanë gabuar? -Tani do të prehet i qetë, në vendin e tij,mes njerëzve të tij ,- fliste z. Piro e kundronte me keqardhje të thellë duke i vënë dorën në sup Anit. Makina frenoi përpara pallatit .Zemrat e tyre rrihnin me tërbim në kraharor. Z. Piro e mbështolli në kraharor kutinë duke përshkuar shkallët me radhë deri në shtëpi,ndërsa Ana, nxitoi me të shpejtë duke i futur Frosinës diçka në xhep.Të dy heshtën,po asaj nuk iu durua : – jo,jam mësuar të jetoj vetëm me djersën time mor bijë!Ata e shikonin me keqardhje ndërsa ajo i shihte me sy që shprehnin mirënjohje.Kam shyqyr dhe motrën time që është bërë copë për atë dhe për ne,por dhe shumë miq shqiptare që nuk i harroj sa të rroj,të cilët dhanë gjak për djalin sa herë kishte nevojë.Përshkoi shkallët mes rënkimesh.
– Sikur t’a dinte i mjeri djali ynë se erdhi sërish në shtëpi, do fluturonte nga gëzimi. A të kujtohet si thoshte kur ishte në spital? – ” Sa të shërohem,do të iki në Shqipëri të kryej detyrimin ushtarak,- foli Frosina dhe ja dha të qarit.
– Duro dhe pak, se do qash sa të ngopesh gjithë natën ! – i foli Ani.
– Më shteruan forcat, s’kam më fuqi as zë të nxjerr.- Po do ta hap të heq atë mall që më ka përvëluar për tre vite.Ndjeu shijen e ëndrrave të bukura, ëndrrën për t’a parë dhe një herë të vetme djalin e saj të vetëm në derë tek ti thërriste duke buzëqeshur: ” erdha nënë,” të ndjente përqafimin e ngrohtësinë e trupit tij në gjoksin e saj ,ti mbështeste kokën në prehër e ti ledhatonte flokët e praruara të tij ,ti merrte erë të kënaqte atë xhan të plagusur e atë shpirt të zhuritur.Ti hapte sytë e tij të shndritshëm e ti shikonte atë bebëzën e vogël të syrit që i ndriste sa herë shihte sytë e saj.
– Më the mbrëmë në ëndërr se do të vije sonte edhe se ishe i lodhur.Do të më ndjesh se jam aty, do të vi i mbështjellë me një tis të bardhë resh i ngarkuar rëndë me ndjenja malli, por i druheshe moshës time mos më godiste keq.. Dua të të shoh të çmallur,të heq atë mall për ty.Do të të shoh o zemër zhuritur!Pikat e djersës të pikonin me dhimbje e supet të rënduar nga dhimbjet e mendimet.Do të vi si një fllad pranveror i heshtur,- më the.- Një heshtje e trishtë pushtoi gjithë qenien e saj,heshtën muret,themelet,shtëpia pa themele mbeti. – Pa më vështro se më dridhet shpirti,- ngulmonte nëna ,dhe ngultas përkulej t’i merrte pak aromë lëkurës së tij.-Më lejo të bëhem frymë e shenjtë në gjoksin tënd të futem të ndjej atë rrahje zemre ,.ngrohtësia nënës do t’a gjeneroj, të tretem atje si me magji.- Herë pas here sytë i qeshnin mes një vallëzimi me lot.Fustani valëvitej nën gjoks ,zemra po fluturonte.-O Zot,çfarë magjie më ke shfaqur para syve? Mos jam në ëndërr? -Përkulej ti merrte puthjen të mbuluar nga malli.Zërin donte t’ia dëgjonte,ti thonte sa e kish marr malli, ti qeshte me shpirt, e ti thonte ato fjalë mjalti ” ti nëna ime,je më e mira në botë”! I zgjuan shpirtin kujtimet e vjetra! Edhe hëna atë natë e zhveshur meit,sikur ishte tretur nga trishtimi. Lëshonte një dritë të zbehtë në sytë e tyre të venitur.Sa shumë e kishte pritur atë ditë! A thua i shenjti Zot dëgjoi lutjet e nënës dhe nuk e zhgënjeu ?Malli për vendin të trete shpirtin,e dinte se toka huaj nuk të mban gjatë mbi vete.Dridhej teksa ledhatonte atë të voglën kuti që i ngjasonte me të voglin e saj. E puthte me zemër plagosur e buzë shkrumuar, djegur nga malli.I kërciste dhimbja me ulërimat e erës,po iknin orët e shpresës dhe të premtimit të mbajtur . Nata dëgjonte rënkimet e ofshamat e saj e të babait të gjorë që nuk po arrinte t’i thonte dot një fjalë se trishtimi e kish pushtuar dhe zemra i regëtinte si erë,ndjente ringjalljen e asaj dite të kobshme. Rënkonte prej dhimbjes, i drobitur dhe frymën e nxirte me zor ,thellë nga gjoksi i tharë.Në gjoks ju mblodh një shtëllungë e trazuar me trishtim .Orët ikën me lotët e dhimbjes trazuar. Tashmë iku- iku u bë erë e trupi tij prehet i qetë mbi trupin e tokës mëmë,në vendin e tij,nën fëshmërimën e gjetheve të shelgut,nën fllad ere shqiptare.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.