Zemra e tij e dlire sot ndaloi se rrahuri.
Ymer Balla , shijaksi ,njeriu i vleresuar , ish drejtues ne institucionet dhe ndermarrjet shteterore te qytetit te lashte bregdetar te Durresit .
— Drejtor i kantierit te ndertimit te Durresit, ne ndertimin e Metalurgjikut ne Elbasan.
— Drejtor ne N.SH.N ne Durres.
— Kryetar i komitetit ekzekutiv per qytetin e Durresit…
Atje dha rinine, energjine, endrrat ,deshirat, forcen…
Ai me nje bagazh te madh te arritjeve dhe sukseseve te punes se palodhshme , ka lene gjurme te pashlyera te cilat begatuan ne fushen ku ai punoi.
Me nje mjeshtri te spikatur , ka rritur te depertoje thelle jo vetem ne historine e atij qyteti permes talentit, punes kembengulese , pasionit dhe dashurise per profesionin, por dhe ne labirintet e shpirtit njerezor.
Bashkeqytetaret e kohes se tij, teksa rrufisin kafene e mengjesit , ngacmojne kujtesen , ndjesite e marra, per dashurine dhe pasion e drejtuesit te tyre . Flasin me nostalgji e krenari per gojeemblin e palodhur , bamiresin YMER Balla.Ne themelet e punes se tij eshte gdhendur puna dhe mundi i tij, qe me entusiazem e pasion, e kujtonte ate kohe si vite te arta.Vepronte heshtur duke bere pune te medha.Aty jane stamposur dora, mendja, firma e tij si drejtues te cilat e kane mbeshtjelle z . Ymer Balla me kurora triumfi.Per arritjet e tij si profesionist e drejtues eshte nderuar here pas here me tituj e dekorata .
E shkuara e atij qyteti bregdetar i flet te sotmes.
Vitet e ardhme do te deshifrojne vargun e imazheve te krijuar prej tij.
E vecanta e tij ishte modestia. Asnjehere nuk e rrahu gjoksin se ” Kete e kam bere une “! Por jane qytetaret mirenjohes, shijakas dhe Durrsake , qe i numerojne vlerat , titujt dhe meritat e tij.Jam e bindur se me kalin e viteve gjurmet e tij do te marin me shume vlere.Po ashtu ai la pas dhe vepra e njerezore , virtytin : qenia i dobishem per qytetaret .Te gjithe ditutine e forcen mendore i vuri ne sherbim te vendit.
Vitet kalonin dhe ai rendeté pas tyre si nje vrapues i mire.
Njohu lartesite duke u ngjitur majave pa u zvarritur dhe tashme u ngjit dhe rend neper hapsiren e pafund qiellore .
Qofsh i parajses dhe i drites o njeri i mire !