14.5 C
Tiranë
E shtunë, 26 Prill 2025

Lela Dardha Kokona

Kenaqesi te shohesh “gjurmet” qe ke lene.
Atë mëngjes, një puhizë e lehtë pëshpëriste nëpër gjethet e freskëta të pemëve.Puhiza shpërndante aromën e luleve, të atyre krijesave mistike të natyrës.Zogjte, qe zbritnin nga mbreteria e tyre e kalter,cicërionin duke krijuar një melodi magjepse,te cilat te dehnin shpirtin.Mund të jetë një imazh i 2 persona, fëmijë dhe njerëz në këmbë
Bela, një vajzë zeshkane, simpatike e plotë jete,ecte ngeshëm pa u trazuar, me hapa të sigurt në rrugën e saj të preferuar “Hoxha Tahsim” .Puhiza i la një puthje ledhatuese në mollëzat e purpurta. Puliste shpesh sytë e saj të magjishëm që shprehnin kënaqësinë e atij mëngjesi. Fjalët i ishin humbur, vetëm ëndërronte mes një buzëqeshje rrezëllitëse. Ishte një adhuruese e natyrës.Ndjente shpirtlirësinë e saj dhe fluturimin e shpresës drejtë një parajse idéale.Endërronte një eden të lulëzuar pa asnjë re të zezë rreth saj.Vazhdonte të ecte me një hap vallëzues me një tis pjesësash të holla ndjesish. Gëzohej si një fëmijë. Bota per te, mund të ishte një shtëpi e përbashkët për të gjithë, një ambient i bollshëm i shumëllojshëm , i qetë, me ngjyra të forta dhe asgjë dramatike.Ende në jetën e saj nuk kishte hasur në ndonjë hendek të thellë që duhej kapërcyer apo parë spektakle vorbulluese të kohës.Personaliteti i saj të linte mbresa të forta tërheqëse.Shoqet e njihnin si një vajzë të qetë , e ndjeshme,e brishtë, e zgjuar, e sinqertë, e panënshtruar. Fare rastësisht i ndriu një buzëqeshje e këndshme. , e në moment erdhi me këmb në tokë. U ndesh përball me ish mësuesen e letërsisë Dritën,një grua e thjeshtë dhe mjaftë miqësore, me një fytyrë të qeshur por të zbehtë e kurrfar mëndjemadhësie, përkundrazi në të seç kishte gati- gati prekëse , disi përgjëruese që të bënte përvete, e cila dukej e sfilitur nga peshat që mbante në të dyja duart.
– O Zot kë panë sytë e mi! Sa vite e mall! – Ndali frymën për pak çaste. – Mësuese Drita!?
– O, Bela ,nëse nuk gaboj!? Çkemi zemër? – i foli me një zë të sforcuar e frymëmarrje të thellë.
– Pse me këtë frymëmarrje të vështirë mësuese? Mos je sëmurë?- pyeti e shqetësuar ndërsa dorën e djathtë e vendosi mbi supin e saj të majtë.
– Jo Bela,por lodhja, vapa siç e sheh, e djersitur e tëra, pastaj mosha jonë zemër e ndjen shpejt lodhjen.
– Pa më fol pak për Belën!- foli duke bërë një buzëqeshje entusiazte. Në faqet e saj u shfaqën dy gropëza të thelluara të cilat i kujtuan Belës momentet kur mësuesja shpjegonte mësimin, asaj i tërhiqnin vëmendjen pikërisht ato dy gropëza që i shtonin hijeshinë dhe e identifikonin si ” zysha me gropëza në faqe”.
– Unë mirë, ja po shkoj në bibliotekë , kam mbaruar maturën para tre vjetëve,por nuk munda ta vazhdoja të lartën për arsye të ndryshme, por sivjet them të rregjistrohem në një nga fakultetet në Itali. Po nga ju ç’kemi ? Gëzohem mësuese që vitet për ju kanë udhëtuar vetëm pas në kohë. Nuk është kompliment, – bëri një buzëqeshje të zgjatur e të sinqertë.
– O zemër, mirë po më bëhet qejfi edhe se e di që është kompliment prap më vika mirë, e pranoj.- qeshën të dyja.- Ja, siç e sheh, krahët më janë zgjatur nga pesha e rëndë e qeseve që mbaj çdo ditë me perime, fruta, zarzavate me të gjitha që do shtëpia . – foli mësuese Drita duke zgjatur duart e zëna përpara vetes.
-Të shoh që edhe sytë të qeshin Bela. Zjarri yt rinor rri përherë me tone të ndezura. Tek ti zemër ,shoh një portret ëndërrimtar me vlera shpirtërore. Ke skalitur një karakter të përsosur . Pas këtij personaliteti tuaj,ravijëzohet në mënyrë të dukshme gjurma jote shpirtërore, të cilën e njoh mjaft mirë.
Po si më mbajte mënd ? O sa vite pa u parë! – e pyeti mësuese Drita e habitur.
– Po si mund të fshijë kujtesa ime madhështinë, mirësinë, përkushtimin dhe profesionalizmin tuaj. Më ke dhuruar kaq shumë dashuri, atë miklimin e ëmbël që vetëm ju me imazh mëmësore dinit ta përcillnit, me ato duar që Zoti vet i ka blatuar vetëm nënave.
– Sa të bukur ma bëre ditën sot Bela! Më zgjove mjaftë kujtime të atyre viteve. A mund të them diçka?
– Po, patjetër mësuese Drita.
– Mos qëndro jashtë unit tënd vetjak shpirtërore dhe mos arri deri në dehje të shqisave, të cilat mund të akordojë me këtë kohën e mbrapsht, duke shuar dritat rrezëlluese tuat.
– Jo mësuese,do jem gjithmonë Bela që jam.
Po mami,babi? Si jeni me ekonominë, besoj mirë si gjithmonë ? E di sa shumë përpjekje kanë bërë prindërit e tu për të rritur zemër.
– Jemi shumë mirë, të dy punojnë.Vertet është ca e vështirë, por mami si gjithmonë thotë ” mos harxhoni shumë për qejf, kemi vajzën për t’a shkolluar”! – vazhdonin të kujtonin edhe shoqërinë e nxënësve të atyre viteve.
– Tani po i gëzohesha natyrës , qiellit blu.
– Epo, ngjyra blu gjeneron qetësi dhe lehtësim, konsiderohet nga shumica e njerëzve si ngjyra e tyre e prpreferuar.
– Po e shijoja dhe bukurunë e kësaj rruge . Kjo është stina që më ka pëlqyer gjithmonë, sidomos në Tiranë.
– O, Tirana, ka qenë gjithmonë mes gjelbërimit. Ka qenë pjesë e çdo shtëpie, edhe e atyre më të varfërve.Ja oborri i gjerë me pemë frutore e lule pafund.Po çatitë që dikur kuqëlonin nga tullat e kuqe? Prej tyre Tirana e vjetër është quajtur ” Tirana e kuqe”. – fliste me pasion Drita.-Për atë kohën që po referohem unë ,ti ishe miturake moj zemërushe.
– Po vajza juaj Mira, si është ,ku është? Bukuroshe, bjonde, kaçurrelse, trup lastare i thoshte mami im.Ajo është më e madhe se unë dhe pothuaj e kam të fshirë imazhin e saj.
– E, Shqipëria po i përzë të gjithë, po ikin edhe ata që i kanë të gjitha. Mungesa e besimit,e shpresës apo në përpjekje për të ndërtuar një ëndërr .Ska hapsirë pune moj bijë, jetë të pasigurtë…
– Atje funksionojnë gjërat siç duhet në të gjitha hallkat e tyre.Sigurisht do të jetë mirë, mos u merakos për të. – foli me një zë ledhatues.
– Ka qenë realiste, e dinte se fillimi do të ishte i vështir, -ngriti vetullat ndërsa tundëte kokën.
– Vështirësitë janë kalimtare dhe përshtatja vjen shumë shpejt- i jepte zemër Bela me atë butësinë dhe ëmbëlsinë e zërit të saj .
-Dëgjo Bela! Në jetë në fillim, gjithçka e zgjedhim dhe e çmojmë si të lehtë, por nuk vonon të shfaqet pesha e saj e papërballueshme, ku vetëm qëndrueshmëria e inteligjencës arrinë t’i shpëtojë këtij dënimi.
– Po mësuese, është e vërtetë një konstatim i hidhur.Mbretëria e njerëzores duket si e dënuar nga pesha e rëndë e problematikave të shumta, atëherë na mbetet vetëm të fluturojnë në një hapsirë tjetër por jo jashtë arsyes.
-Po Bela, por ama, ta shohim botën me një tjetër sy, me tjetër logjikë.Megjithëse bota e mendimit tim është më pak e zhvilluar se e juaja që jeni brez tjetër.Ligjërimi im rrjedh turbull, shpreh mendimin tim por jo tuajën.Eh, kjo gjendje na lodh e na sfilit.
– Ta sjell ajo lodhja shpirtërore që i jep vetes e cila të jep më pas vetëm çrregullime nervore.
– Gjithë jetën shpirtin tim e kam penalizuar duke i mohuar çdo të drejtë,vetëm të rritet vajza pa i munguar asgjë, – sa vinte e shuante zërin për të fshehur dridhjet e saj.
– Duke vuajtur dhimbjen zemra s’do të qëndrojë përjetë e fortë, – e këshilloi Bela.
– Ah, është dëmtuar më shumë në këtë botë të mjegullt e të paformë.
– A është sistemuar mirë me punë?- shtynte bisedën.
– Punon infermiere në një azil në Itali.
– Shumë mirë, atje mund të zhvillojë potencialet e saj, – i jepte kurajo .
– Ajo moj bijë nuk është si ti, e butë ,e qetë por përkundrazi, ndez zjarr e shuan çdo stuhi sado e fortë të jetë.Kjo është një nga arsyet që nuk jam e qetë plotësisht.
– Mbrëmë foli në telefon e mërzitur.- ” E kam filluar ditën keq” – më tha
– Pse?- e pyeta.
– Për shkak të shefes.Pozicioni i saj ndaj së vërtetës është krejt demoniak.Nuk e duroj dot, do të përballen keq me të. S’jam si ti mami,sdo të lejoj asnjë të arrijë të më bëj të ndihem endacake,do të hedh rrënjë e të mos ndjehem e huaj”,- më tha prerë, pa dashur të merrte mendimin tim.
– Po mirë ka thënë , ka treguar se është e vendosur e ka qëllime në jetë të cilat duhen realizuar.
– E moj bijë, e njoh unë vajzën time, – zgjodhi heshtjen për pak çaste duke bërë një frymëmarrje të sforcuar pastaj vazhdoi.-Edhe ne në kohën tonë kemi kaluar nëpër ato telashe, por është e rëndësishme të mbash kokën lart bija ime, – kështu i thash,- vazhdonte mësuese Drita- .Sado i lartë të jetë shkalla e problemit, ai kurrë nuk mund të kapërcejë fuqinë e të menduarit tënd pozitivisht.Kujdes se njerëzve nuk i pëlqen ti deklarosh faktet në fytyrën e dikujt dhe kjo është ajo që shkakton telashe. Është mirë të shohësh e mendosh thellë,- vazhdonte të tregonte e shqetësuar për bijën e saj.
– E di ti Bela se si më tha? -” Unë nuk përpiqem ti kënaq të gjithë, dua të kem identitetin tim. Do të jetoj jetën time si dua dhe si e mendoj unë. Nuk i kushtoj vemendjen skeptikëve, refuzuesve, kudërshtuesve. Më ke thënë:” Mos e humb virtytin e vetëvlerësimit”?”- Mirë moj mirë, syno yjet, por mbaji këmbët në tokë. Çdo acarim, çdo kritikë,çdo urrejtje zbraze përpara së gjithash dhe në radhë të parë kundër vetes.Urrejtja krijon izolim, dëshprim si dhe egoizëm,- i fola shumë po nuk di nëse do veprojë si i themi ne si prindër.Dëgjo Bela, unë jam një qytetare, që bëj një jetë të rregullt,e mësuar me punën dhe me racionalizmin e përpiktë të kohës, si në punë, për gjumin dhe në të ngrënë e në të pirë, pa teka . Ajo ka një temperament tjetër, një botë shpirtërore e cila qëndron plotësisht në skaj të kundërt. Gjithmonë e fshikulluar nga nervat,asnjëherë sështë e kënaqur, se gëzon asgjë, as dhe ndonjë nga arritjet që kishte apo ka në punë. Për çdo bisedë kthehet me kërcënim, e papërmbajtur. Nuk po arrijmë të njohim më ndjenjat e saj të vërteta.Ka shkatërruar strehën e saj shpirtërore, qëndron në pozitat e njeriut që nuk zotëron asgjë.Sa vjen e shtohen problemet për zgjidhje tek ne.Mbeti përjetësisht joreale, aq sa kemi filluar të dyshojmë në dashurinë e saj prindërore.Ajo më shumë frekuenton pijetoret sesa restorantet. Gjendja e saj shëndetësore nuk më duket fort e mirë. -Në sytë e z. Drita zbarkoi një trishtim i cili siduket po i lodhte shpirtin.Fliste me një shikim të hedhur tej. Bela i hodhi krahun pa fjalë. Ndjeu qartë se ajo ishte e sëmurë në shpirt.
– Mësuese, edhe mua mami më thotë se ke mbetur një fëmijë llafazan . Po kam të drejtë të rebelohen paksa në këtë shoqëri maskiliste dhe me shikimet gjykuese.Mendo ajo që ka kaluar fillimet e saj atje mes lotëve dhe frikës, pasigurisë , i duhej të paguante çmimin e paragjykimit që ishte krijuar në Itali për ato vajzat shqiptare që punonin dhe punojnë si prostituta.
– Kuptoj që ka marrë nga ajo kulturë disa cilësi,si ndjeshmërinë ndaj së bukurës . Tani e ndjen veten si bijë e Italisë e adoptuar.- ” Nuk do ta lë zemrën peng për asnjë arsye,- fliste e ekzaltuar. Kurrë nuk do të lejoj të fsheh asnjë ndjenjë shpirti. Nuk do të ndryshoj shpirti im ashtu si ndryshojnë stinët, as që dhe heshtja të më shembi muret e shpirtit”. Mallkonte çdo padrejtësi që i brente shpirtin. Përbetohej me forcën e shpirtit ashtu si murgu Perëndisë.Ka ndryshuar shumë më duket, s’më pëlqejnë shumë ato fjalë që thoshte, po ishalla Zoti e ruajtë thuaj! – fliste Drita duke i hedhur një vështrim të trishtuar dhe të pashpresë, me një dëshpërim të heshtur.Ky vështrim i ishte shndërruar në një zakon.Gjendja e saj shëndetësore nuk dukej e mirë. Përveç vështirësive me këmbët, me të cilat ecte me shumë mundim, dukej se atë e mundonin dhe vështirësi të tjera .
– Kurrë s’kam për ta harruar takimin tonë të parë pas kaq vitesh mësuese Drita. A do të pranosh një këshillë nga unë? Mos e lodh shumë mendjen, ajo është e madhe dhe din seç bën.Edhe me punët e shtëpisë mos u lodh shumë.
– Faleminderit për këshillat, por unë tani lexoj më shumë e pastroj më pak. Ulem në ballkon, shijoj pamjen e bukur pa vënë re pluhurin që ka pushtuar gjethet e rëna të luleve.Përpiqem të identifikoj momentet e bukura e ti vlerësoj. Dua të harroj gjithçka që më ka sjell shqetësim.Tashmë e tashmja eshtë për mua dhe as e shkuara e as e ardhmja.
– Bela, më fal se dola fare nga vetja, për çfarë duhet të flisja e të pyesja e çfarë thashë.Shkon gjuha ku dhemb dhëmbi i thonë një fjale moj bijë. Pastaj, ty të kam si bijën time.
-Bela i propozoi që ta shoqëronte,ta ndihmonte duke i lehtësuar duart e zbehta.Z. Drita e vështroi me admirim në sy duke bërë një buzëqeshje simpatike por dhe të mbuluar me nuanca mjerimi , të cilat e goditën zemrën e Belës keq. U përkul disi në drejtim të saj. Vuri re se e kishte zgjuar nga një lloj gjendjeje ëndrrash.Siduket, vala e fuqishme e jetës e kishte lëshuar poshtë moralin e saj duke lundruar pa timon në detin pafund me rrema të copëtuara.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.