26.3 C
Tiranë
E shtunë, 13 Qershor 2026

Lela Dardha Kokona

Një vit përballje dhe punë sfiduese me pandeminë.
Për të bërë kaq rrjeshta sa unë kam shkruar, nuk më është dashur ndonjëherë kaq shumë të stresohem , as trupi s’më është bërë mornica e as gishtat nuk më janë dridhur si sot ,sa dhe lotët nuk më janë bindur. Kushdo që interesohet dhe pyet për gjendjen në spitalin tonë në Kruje, më besoni, se nuk mund të përgjigjem pa u çliruar me një psheretimë.Kam kuptuar këto kohë mbi një vjeçare, se përvoja qenka si një krëhër që jeta ta jep kur të kanë rënë të gjithë flokët. Përvoja nuk të hyn në punë, shtohet vetëm shuma e zhgënjimeve tona. Ajo mëson ata që duan të mësojnë, por në këtë rast askush nuk ishte i ditur dhe me përvojë. Përsosmëria që kam kërkuar apo kemi kërkuar qenka një rrugë pa fund. Po mësojmë më shumë nga pësimet sesa nga suksesi.Tregoi se një njeri i kënaqur nga vetvetja është gjithmonë bosh. Pandemia i tregoi më së miri ato që citova më lart. Plagët morale që na shkaktoi kjo pandemi, mund të fshihen një ditë, por ato nuk mbyllen, ato do të na dhembin kurdoherë.�Në këtë luftë imagjinare patëm dhe kemi sukses, por na duhet të pranojmë dhe rreziqet. Mjeku nëse nuk bën asgjë të dobishme, është mishërimi i zeros.Për të , tallja publike është gjëja më normale. Kjo Pandemi është një ngjarje fatale, madhore, e cila bëri që shumë mjek të jenë ngritur shumë lart shpirtërisht. Ne jemi vend i varfër, dhe e vetmja armë që kemi apo pasuri që kemi si mjek është vetëm trurin ynë. Ështe e tmerrshme të shohësh me shpirt të shkërmoqur vendin tënd nën vel mjegulle me ëndrra të përgjumura dhe buzë që dridhen. Idhulli i vetëm mbetet vendi yt, atje çdokush gjen prehje, atje ngrohet zemra me zjarrin e saj. Kërkojmë çlirim, liri si ajri.
Mimoza Tali Mjeke infexioniste Spitali Bashkiak Dr Stefan Gjoni Kruje.
Aty është strehëza e muzës tonë, aty është gjeneza jonë të cilën e sheh të gjunjëzuar para një të keqeje, një lufte imagjinare, atje kanë ngjyer penën e shenjtëruar shkrimtare e poetët tanë. Një shkëlqim i ftohtë ka mbuluar gjithçka. Bukuria e akullt sfilon varfërinë . Eh, në zonën tonë ka familje me të ardhura shumë të pakta , të cilët janë ndihmuar me aq shumë dashuri dhe dhimbsuri nga mjek me nivele të larta në fushën e tyre, por me mundësitë e pakta që kemi , të kufizuara, pavarësisht interesimit të tejskajshëm, kujdesit, përkushtimit ,deri në kufijtë e të pabesueshmes, por kjo lloj sëmundjeje ka ecurinë e vet. Nuk kam klikuar ndonjëherë sa tani aq shumë në rrjetet sociale�sa këtë periudhe pandemie, duke marr përvojat e vendeve të ndryshme që po luftojnë me Koronavirusin. OBSH, CDU japin statistika por nuk të ofrojnë njohuri efikase, jo metodologji të përcaktuar qartë. Nuk mund të themi me bindje se “jam i sigurt”, për atë që rekomandoj pacientit,për shërimin apo për të frenuar përhapje e saj.Reagimet janë nga më të ndryshmet edhe se jemi duke dhënë mesazhe ndërgjegjësimi. Luftojmë çdo sekondë për të minimizuar në maksimum përhapjen e virusit që ka infektuar gjithë rruzullin tokësor duke marrë pa mëshirë jetë njerëzish Nevoja për trajtim spitalor është e madhe, por shifrat e larta kanë tejmbushur pavionet stafi i rraskapitur mjekë e infermier, po luftojnë për të shpëtuar jetë por pa krijuar panik Po bëhet një betejë pa ndërprerë ditë e natë.Jemi në krizë , katastrofa epidemiologjike po ndodh. Të gjithë mjekët pa dallim profili , po bëhen pjesë e ekipit të përbashkët për t’u përballuar me këtë “cunam”.Radiologjia raporton gjithnjë të njëjtën diagnozë, pneumoni bilaterale…Disa intubohen, për disa është tepër vonë . Paisjet respiratore është vështirësia më e madhe që po përballemi, me staf të rraskapitur dhe e pacientit që vjen në gjendje të rënduar dhe ajo mund të përcaktojë fatin e tyre, pikërisht paisjet respiratore. Ata luftojnë mes jetës e vdekjes. Të heshtësh kur po sheh se pacienti po digjet nga brenda është vuajtja më e tmerrshme për të afërmit e tyre por edhe për ne si mjek.Dhimja kërkonte nga ne të mbillnin më shumë dituri për më shumë mungesë dhimbjesh.Tashmë kemi njohur më shumë dhe kuptuar se çfarë është thellësia e dhimbjes dhe mungesa e diturisë pa fund.Jeta pra, është mister, në brendi të sajë ka xeherore të fatit .Heshtja ka pllakosur pavionet tona, sepse ka më shumë punë të peshuar mirë.Një lutje drejtuar Zotit , e bëjmë kur e ndjejmë veten të pafuqishëm përpara së keqes, lotojmë për frikën e panjohur.Për pacientin jemi agimprurës. Luftojmë të jemi të suksesshëm, por mbi të gjitha duhet të jemi të vlefshëm. Beteja me virusin po na përkul , na ka bërë disfatat, frikacak , të përulur nga pesha e frikës ndaj të panjohurës , ndjenja përgjegjësisë, mungesa e masave mbrojtëse , mungesa e shtretërve dhe aspiratorëve, krijuan gjendje ankthi, na vë në dilemë se nuk dimë sa duhet rreth kësaj të keqeje.Ka turbulluar nivelin e dëshirave, kënaqësive njerëzore. Terapia antikovid është ai me të njëjtat protokoll që aplikohet kudo në Botë.Ka shifra kaotike Të godet keq shpresa e madhe e pacientit tek mjeku , ka prirje të besoj te mrekullitë dhe i tillë është mjeku për ata. Ata të flasin me anë të syrit dhe të puthin me vështrime , kjo është një sfidë e madhe për ne.Duhet pranuar se ka ndryshuar sistemi tradicional i vlerave, parimet e dikurshme që t’i gjendemi pranë njëri – tjetrit, pra të dallojmë rreziqet duke mos qenë as fatalisht dhe as pesimist, kthim pas nuk ka, asgjë nuk do të jetë si më parë.
Nga mjekja infeksioniste që aktualisht punon në spitalin e Krujës.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.