7.5 C
Tiranë
E shtunë, 6 Dhjetor 2025

Lela Qejvani

Përtej vdekjes
Nuk ka njeri që nuk e mendon vdekjen,
Si do të jetë atje nën tokë ,
A merren vesh me njëri-tjetrin ,
Nuk di,
bën ftohtë a ngrohtë?!
Kur vdekjen mendon,
zemrën e ndrydh,
si thua,
bën mirë apo dot s’e zgjidh?
Mendoje mirë që në këtë botë nuk je pergjithmon.
mos e mundo vehten,
mos u shtrydh si limon!
Jeto për vete
dhe jo për të tjerë,
vdekja nuk do t’ja dijë për agallar e bejlerë,
as për ata që dashurinë e blejnë.
Dashuria nuk shitet si speci në pazar,
as nuk mbillet si gruri në arë.
Dashuria është ndjenjë,
është çmenduri,
rrugën ku shkon veç ajo e di ,
Ajo nuk vë kushte,
nuk do pasuri,
nuk njeh pengesa,
ka zjarr në gji ,
Nuk njeh të bardhë,
të verdhë e të zi.
Kapëcen edhe vdekjen,
kur e sheh me sy .
A mund të më thotë kush,
që vdekjen s’mendon?
A mund të më thotë kush,
që nuk dashuron?
A mund të më thotë kush,
a do marrë me vehte pasuri ?!
A mendon kush,
ç’jetë ka pas mermerëve bardhë e zi?!
Atje nuk ka dallim ,as ustallar,
çdo ndjenjë merr’ fund ,
i ka prerë e njëjta sharrë!
Lela Pullumb Qejvani Vlorë
“””””””””””””””””
PA ATDHE
Atdhe quhet toka ,
Ku lindën të parët tanë,
Gjyshërit ,nënat dhe tanët baballarë,
Nuk di se kujt ti them Atdhe !
Dheut ku linda dhe kalova fëmijërin ?
Dheut ku mësova gjuhën dhe ndjeva lumturin ?
Nuk di !
Ti them Atdhe atij që punova një çerek shekulli ?
Atij ku njoha kulturēn, mirënjohjen dhe njerin ?
Atij që tjetër gjuhë fliste dhe nuk njihte dashurin.
Atij që në buzë kishte përbuzjen rracizmin dhe ironin,
Nuk di !
Nuk di se kujt ti them Atdhe .
Në Shqipërinë time më thon refugjat,
Në Greqi refugjat më thon gjithësesi,
Refugjat jam kudo që shkoj ,Amerikë ,Francë, Gjermani, dhe Itali …..
E pra ! Nuk di kush është Atdheu im ?!
Nuk di nga erdha ,nga jam e ku shkoj ?!
U lodha ! Atdheun tim kërkoj !
Lela Pullumb Qejvani
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.